• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artileria në gatishmëri për zgjedhje, Manastirliu ribën ambulancat që rregulloi pak vite më parë

15:57 : 18/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Mazhoranca ka nxjerrë artilerinë e rëndë për zgjedhjet lokale. Në datën 14 prill 2023, ditën që në Shqipëri hyri në fuqi fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit, Ministria e Shëndetësisë ka hapur me shpejtësi një tender me vlerë rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Shqipëri.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka urdhëruar vartësit për të bërë dokumentet, disa vite pasi i njëjti dikaster ka bërë një tender me objekt të ngjashëm. Pra, po ribën të njëjta Ambulanca që i bëri pak vite më parë. BoldNews.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, që është shtrirë në të gjithë vendin, teksa synimi është padiskutim vota e 14 majit. Me premtime në letra, kandidatët e mazhorancës do të paraqiten në Njësitë Administrative për të prerë shiritat e fillimit të punimeve.

Shpallja e njoftimit të tenderit për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore në Shqipëri

Në dokumentin e mësipërm, saktësohet se “afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 2 maj 2023 në orën 10:00”. Pra, 12 ditë para zgjedhjeve, çka u mundëson zyrtarëve të Manastirliut që të shpallin fituesin, të lidhin kontratën dhe të paktën të shkojnë në këto Njësi Administrative apo fshatra për të prerë shiritat e fillimit të punimeve.

Ndërkohë që nëse do të bëhen ose jo, kjo ngelet për t’u parë. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, objekti i prokurimit është “rikonstruksion i qendrave shëndetësore (viti 2023-2024)” dhe kanë një fond limit prej 282.593.642 lekë pa TVSH, ose me TVSh rreth 3 milionë euro. Tenderi është ndarë me lote.

Lexo edhe:

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

Vlore
Shkoder Kukes Diber
Qarku Tirane e Durres
Qarku Korce
Qarku BErat Elbasan

Lista e Qendrave Shëndetësore që pritet të rikonstruktohen

Loti i parë i këtij tenderi është “rikonstruksion i disa QSH-ve në qarqet Tiranë dhe Durrës”, teksa parashikohen të bëhen 17 objekte me fond 51 milionë lekë. Afati i realizimit të punimeve do të jetë për 172 ditë, ndërsa do të shtrihet në disa qytete dhe Njësi Administrative.

Ndërkohë, loti i dytë është me objekt “rikonstruksion i disa QSH-ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan”, ku janë 16 objekte me fond limit 63 milionë lekë. Kësaj here, në dokumente shkruhet se afati i realizimit të punimeve është për 180 ditë pas nënshkrimit të procesverbalit të fillimit të punimeve për objektin e parë.

Loti i tretë është “rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër”, ku do të rikonstruktohen 11 objekte me fond limit 93 milionë lekë. Kësaj herë me një afat të realizimit të punimeve për 195 ditë.

Loti i katërt është “rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier”, 16 objekte, me fond limit 75 milionë lekë. Afati I këtij loti është për 185 ditë.

Shpallja e njoftimit të tenderit të vitit 2018 (burimi – Open Data)

Ndërkohë, BoldNews.al hulumtoi edhe dokumentet e mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sa herë ka zgjedhje bën tendera të tilla. Në vitet 2018 dhe 2019, kjo ministri bëri dhe filloi punimet për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Por, atyre iu doli boja menjëherë, pasi shumica janë braktisur dhe të tjera të shkatërruara, pavarësisht se janë ndërtuar në 5 vite të fundit.

Sipas dokumentit të mësipërm, në vitin 2018, Ministria e Shëndetësisë hapi tenderin me objekt “rikonstruksione të Qendrave Shëndetësore (QSH) në qytete/njësi administrative” në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Nëse do të shohësh edhe fondet, janë të njëjta me ato të akorduara në 2023-shin.

Në atë kohë, janë shpenzuar rreth 2.5 milionë euro, ndërsa disa nga Qendrat Shëndetësore janë të njëjta me ato që po rregullohen këtë vit. Pra, të dashur qytetarë, për rikonstruksonin e ambulancave të tjera duhet të presim vitin 2027, kur të bëhen zgjedhjet e ardhshme vendore.

Etiketa: ministria e shendetesiseOgerta Manastirliuqendra shendetesoretender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
Para

Rikthimet “ngrohin” Colella-n, italiani iu beson edhe të rinjve në “sprintin” final

TË GJITHA

Kamioni merr përpara çiftin shqiptar në Greqi, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

12:14 : 18/11/2025

Situatë alarmante nga reshjet në Lezhë/ Del nga shtrati Lumi Drojë, mbi 50 shtëpi të përmbytura

12:00 : 18/11/2025

Përmbytet nënkalimi i Mamurrasit, fundoset makina bashkë me shoferin/ VIDEO

11:59 : 18/11/2025

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com