• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lokalet/ Përfaqësuesja e ODIHR i shkon në zyrë Metës, takim befasues dhe me Berishën

11:26 : 17/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Audrey Glover ka nisur sot takimet e saj me aktorë të klasës politike, në vazhdën e misionit për të monitoruar procesin zgjedhor të 14 majit në vendin tonë.

Vizita e parë e Glover është në selinë e Partisë së Lirisë, aty ku është pritur nga kreu i saj Ilir Meta.

Glover dhe Meta pritet të diskutojnë së bashku lidhur me zhvillimin e fushatës zgjedhore dhe përfaqësuesja e ODHIR do të japë mesazhet e saj të qarta për mbarëvajtjen e procesit.

Më herët ajo ka deklaruar se fokusi i ndërkombëtareve do të jetë edhe financimi gjatë fushatës si dhe nëse media do të pengohet në ndonjë farë formë gjatë raportimit të procesit të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, në një lëvizje befasuese, ndryshe nga të gjithë përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë që kanë ardhur në Tiranë së fundmi, Glover pritet që në orën 13:00 t’i drejtohet selisë së Partisë Demokratike, ku do të takojë liderin e opozitës Sali Berisha.

Lexo edhe:

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

Glover e paralajmëroi një zhvillim të tillë, teksa më 7 prill u pyet nga gazetarët nëse do të ketë një takim me ish-kryeministrin Berisha.

“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”, u përgjigj Glover.

Përgjigjia e saj u mirëprit edhe nga kryedemokrati Berisha, i cili  tha se raporti i saj i 4 viteve më parë për zgjedhjet e zhvilluara në vend ishte më profesionali i shkruar ndonjëherë. Për të ky raport u injorua nga qeveria, opozita dhe eksponentë të komunitetit ndërkombëtar.

“Nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme. Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj. Nëqoftëse raporti i zonjës Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje, por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte bazë kryesore për transformim në kuadrin ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe eksponentë të caktuar të komunitetit ndërkombëtar. Por është raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor”, tha Berisha në një dalje për mediat.

Sa i përket Audrey Glover, ajo është një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 dhe u rikthye në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë ka marrë përsipër edhe garën e 14 Majit.

Etiketa: Audrey GloverIlir MetaSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
Para

70 pako 'lundronin' në det, si u zbulua 2 ton kokainë në brigjet e Siçilisë (VIDEO)

TË GJITHA

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025

Balluku merret e pandehur nga SPAK, Jorida Tabaku: Të japë dorëheqjen!

18:42 : 31/10/2025

Shehaj: SPAK duhej të pezullonte nga detyra gjithë zinxhirin drejtues të Ministrisë së Ballukut

18:29 : 31/10/2025

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com