• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Basketboll, Playoff/ Partizani sheh drejt finales, të kuqtë leksion Tiranës në derbi

17:29 : 17/04/2023
në SPORT

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, i tillë mund të konsiderohet debutimi në “play off” për Partizanin dhe Flamurtarin në Kategorinë e Parë të basketbollit për femra, kompeticion që të shtunën ka zhvilluar gjysmëfinalet e para.

Të kuqet e trajneres Eliverta Bujari zhvilluan një provë force kundër Tiranës, ndërsa vlonjatet, ashtu sikurse pritej, nuk e patën të vështirë në shtëpi ndaj Vllaznisë. Si Partizani, gjithashtu edhe Flamurtari, i fituan ndeshjet me diferencë të njëjtë pikësh (+25), ndërsa tashmë janë vetëm një sukses larg finales.

TIRANA-PARTIZANI – “Kur loja bëhet e fortë, atëherë të fortët nisin të luajnë”, kështu mund ta përkufizojmë Partizanin e këtij edicioni në derbi. Pasi kishin humbur tri herë me rezultate të thella gjatë sezonit të rregullt kundër Tiranës, në “play off” është parë një tjetër Partizan.

Të kuqet u shfaqën superiore në gjysmëfinalen e parë në “Farie Hoti”, duke i mundur vajzat bardheblu me rezultatin e thellë 63-88. Partizani e bëri diferencën në gjysmën e dytë të ndeshjes, duke e “gatuar” aty suksesin.

Megjithatë sfida nisi interesante, teksa në periodën e parë Tirana e trajneres Mirza Alibegaj, ishte më e qartë në lojë, për ta fituar 10-minutëshin në shifrat 23-18. Në periodën e dytë epërsia anoi nga Partizani, fraksion i fituar 15-20 nga të kuqet, ndërsa ekipet shkuan në pushim në ekuilibër të plotë 38-38.

Lexo edhe:

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

Me rikthimin në parket ndeshja nuk ka më histori, teksa Partizani dominon në çdo drejtim, duke fituar në periodën e tretë 15- 31 për të kryesuar 53-69 në shifra të përgjithshme pas 30 minutash lojë.

Partizani mban ritëm të lartë edhe në periodën e fundit, ndërsa Tirana është e pafuqishme për të reaguar. Kështu të kuqet e fitojnë edhe këtë 10- minutësh 10-19, për të vulosur suksesin me +25 diferencë në shifra të përgjithshme, duke e mbyllur me festë në shtëpinë e rivaleve të qytetit.

Plot pesë lojtare të Partizanit prekën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa spikatën Rahema Franklin me 21 pikë dhe kapitenia Ornela Lalaj, autore e një dopiete dyshifrore me 10 pikë e 14 ribaunde. Për Tiranën rendimentin më të lartë e kishte Brena Bey, me 17 pikë e 8 ribaunde.

FLAMURTARI-VLLAZNIA – Gjithçka e thjeshtë për vlonjatet në sfidën e parë të “play off”-it kundër Vllaznisë. Kampionet në fuqi nuk falën në shtëpi, duke fituar me rezultatin 98-73 (28-5, 29-18, 14-20, 27-30). Flamurtari i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me plot 34 pikë avantazh.

Më tej, gjatë gjysmës së dytë të ndeshjes, vendëset e ulën ritmin, por pa e vënë në diskutim për asnjë çast fitoren. Me 21 pikë, 9 ribaunde dhe 6 asiste, Sophia Jacobsson ishte lojtarja me rendimentin më të lartë në radhët e bregdetareve të trajneres Elona Hasanaj.

Te Vllaznia spikati e zakonshmja Bernarda Rreshpja, autore e 27 pikëve. Gjysmëfinalet e dyta do të luhen më datë 19 prill.

Etiketa: basketbollFlamurtariPartizanitiranaVllaznia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
SPORT

“Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër!

15:56 : 23/10/2025
SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë në 15 vitet e fundit, Tirana dominon Vllazninë

12:21 : 22/10/2025
SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

12:07 : 21/10/2025
SPORT

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025
Para

Çahen prapë pallatet e riparuara në Laç, banorët: Kanë lënë punimet në mes

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com