• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj “mbiu” në TV/ KQZ i kërkon AMA-s të mos i transmetohen në media 9 aktivitete

13:53 : 16/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nisja e fushatës zgjedhore dy ditë më parë ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj të intensifikojë daljet e tij në media, teksa inaguron rrugë dhe me lopatë në krahë “bredh” në ato pak parqe e hapësira të gjelbëra që i kanë mbetur Tiranës për të mbjellë pemë.

Veliaj po shfrytëzon në maksimum hapësirën mediatike, duke mbrojtur kullat në qendrën e Tiranës në emisionet “prime-time”, e duke i bërë jehonë asflatit elektotral që përdor për të mbledhur vota për 14 Majin.

Duket se me listën e aktiviteteve të Veliajt që transmetohen në televizione nuk është dakord Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që në një kërkesë për AMA-n nënvizon se një sërë aktivitetesh të kryebashkiakut nuk duhen transmetuar në media, pasi shkelin ligjin zgjedhor.

KQZ-ja i ka kërkuar Autoritetit të Mediave që të lajmërojë televizionet që lista e tyre me 9 aktivitete të mos transmetohet. Aktivitetet janë kryesisht takime për qëllime propagande të Erion Veliajt, me banorë të zonave të ndryshme në Tiranë, Kamzë dhe Kavajë.

Njoftimi i AMA-s:

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

Më poshtë gjeni vendimin e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur shkresën zyrtare përkatëse.

Veprimtaritë publike të raportuara nga Bashkia Tiranë, me temë:

1) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 3, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 3, me datë zhvillimi: 17.4.2023, ora 17.00,

2) ‘Takim me Deputetët dhe Anëtarët e rinj të KB’, me vend zhvillimi: ‘Selia PS’, me datë zhvillimi 17.4.2023, ora 17:30,

3) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 8, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me pjesëmarrës: ‘Kryetari Bashkisë, deputeti dhe pjesëmarres të tjerë’, me vend zhvillimi: Njësia 8, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

5) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 12, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 12, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

6) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 13, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 13, me datë zhvillimi: 20.4.2023, ora 18.00,

7) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 14, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 14, me datë zhvillimi: 21.4.2023, ora 16:30,

8) ‘Event tematik me banorët e Rrogozhinës dhe Kavajës, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Kavajë, Rrogozhinë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 10.00,

9) ‘Event tematik me banorët e Kamzës dhe Vorës, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Kamëz, Vorë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 17.00

përbëjnë veprimtari të ndaluar në kuptim të nenit 91, pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos të ndalojë zhvillimin e kësaj veprimtarie. Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit ‘Ndaluar nga KQZ’, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaritë nuk mund të zhvillohen.

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4, të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.

auto_Screenshot_31681634951
auto_Screenshot_41681634953
auto_Screenshot_51681634954
Etiketa: Erion Veliajkodi zgjedhorKQZ

Lajme të lidhura

RAJONI

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

15:38 : 18/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Protesta për Veliajn para SPAK ishte ngjarje e shëmtuar

20:03 : 14/10/2025
Para

Në aeroport dhe me valixhe, Messi: Nuk e di të ardhmen

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com