• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet, Këlliçi: Si do zgjidhet problemi i parkimit në Tiranë

19:54 : 06/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar të shpalosë programin për drejtimin e kryeqytetit pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Me banorët e Njësisë Nr.3, konkretisht në zonën e “Kodrës së Priftit”, Belind Këlliçi i ka dhënë përgjigje shqetësimit të qytetarëve për nismën e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare në Tiranë.

Për këtë çështje, Belind Këlliçi u angazhua para qytetarëve se asnjë objekt më i vjetër se 50 vjet nuk do të shembet dhe se prona apo shtëpia e çdo qytetari, nuk do të preket.

“Për banesat mbi 50-vjeçare, u jap premtim konkret, asnjë banesë, shtëpia e askujt nuk do të preket dhe nuk do t`i vidhet prona askujt që banon, jo në godinë 50-vjeçare, po dhe 60, po 70 dhe më të vjetër. Do të ketë, do të ketë nëse do të jetë e nevojshme padiskutim një audit, që do të bëhet në prezencë të banorëve, të qytetarëve për pjesën që i takon bashkisë Tiranë, ama shtëpia nuk do t`i prishet asnjë qytetari, prona nuk do t`i vidhet asnjë qytetari, dhe garanci jam unë, fjala ime, kjo video që kam sot para jush, emri im” -u shpreh Belind Këlliçi.

Zona e “Kodrës së Priftit” preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit, ku dhjetëra banesa pritet të shemben nga ky projekt, ndërsa pronarët e tyre kanë protestuar vazhdimisht për shkak se nuk janë të kënaqur me dëmshpërblimet për pronën që preket nga ndërtimi i rrugës.

Lexo edhe:

Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

Belind Këlliçi u shpreh se në të ardhmen, çdo pronë e qytetarëve që do të preket nga veprat publike, do të dëmshpërblet me çmim tregu, ndërsa ajo nuk do të merret pa pasur dakordësinë e pronarit të saj. “Unë u jap një premtim publik, në radhë të parë përsëris premtimin që kam dhënë te “5 Maji”: çdo qytetari që mund t`i preket shtëpia apo prona për shkak të një projekti shtetëror, do të dëmshpërblehet me vlerën e tregut dhe asnjë lloj ndërhyrje nuk do të bëhet pa u dakordësuar me qytetarin”-tha Këlliçi.

Para banorëve të zonës së “Kodrës së Priftit” dhe gjithë Njësisë Nr.3, Belind Këlliçi tregoi edhe planin për zgjidhjen e problemit të parkingjeve në kryeqytet, ku sipas tij 30% e parkingjeve publike me pagesë, të bëhen pa pagesë për qytetarët.

“Ndërkohë, një nga gangrenat më të mëdha që e keni dhe ju dhe e ka e gjithë Tirana, është çështja e parkimit. Çdo lagje ka një problem sot, që ka mungesa të hapësirave për parkim. Padiskutim minimalisht do t`i dedikojë 30% më shumë të zonave që janë me pagesë, do t`ia kaloj pa pagesë qytetarëve dhe komunitetit. Dhe padiskutim do të kemi një rikualifikim të lagjeve në brendësi për të krijuar mundësinë që edhe vendet e parkimit t`i kemi të sakta, të vijëzuar, të rregullta, po edhe lagjet të kenë një pamje normale”, deklaroi kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Për zonën e “Kodrës së Priftit”, Belind Këlliçi premtoi ndërtimin e të paktën tre institucioneve arsimore gjatë mandatit të parë. “Në zonën e “Kodrës së Priftit” një nga mangësitë më të mëdha është mungesa e shkollave, çerdheve, kopshteve. Padiskutim do të ndërhymë patjetër për të ndërtuar të paktën një shkollë, një kopësht, një çerdhe në mandatin e parë në zonën e “Kodrës së Priftit”. është një zonë e cila është lënë totalisht në harresë nga administrata aktuale e bashkisë Tiranë”, u shpreh Këlliçi.

Edhe në këtë zonë, Belind Këlliçi shpjegoi angazhimin e tij për transport publik falas.

“6.8% e buxhetit për t`i shërbyer një qyteti të tërë. Për të lehtësuar minimalisht me 50 mijë lekë në muaj xhepat e familjeve në nevojë. Ky premtim nuk është për të pasurit, ky premtim nuk është për biznesmenët, nuk është për oligarkët, ky premtim është për qytetarët në nevojë. është për pensionistët, për ata që jetojnë me minimum jetik, është për ata që janë në vështirësi ekonomike, është për ato familje që janë me ndihmë ekonomike, dhe është mbi të gjitha për studentët”, tha Belind Këlliçi.

Dhjetëra qytetarë treguan problemet që i shqetësojnë dhe nuk marrin zgjidhje prej vitesh.

“Në qoftë se do të vazhdojë kjo ikje e nxënësve, në shkolla do të mbetemi vetëm ne mësuesit, dhe unë do ta shikojë shkollën bosh. Tre herë kam shkuar në zyrën e pensionist, dhe s`kam marrë pension, kam datën sot, hajde nesër ta marrësh. Kjo është skandal. Dalin pensionistat, mundësisht mund të bëni dhe ca tualete publike, se ka shumë persona që vijnë në Tiranë. Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, por veçanërisht ata që jetojnë në Tiranë, nuk kanë asnjëlloj kushti, asnjë mundësi për të jetuar më. Të gjitha ato që ke në program, të gjitha janë të realizueshme. Dhe janë të realizueshme se kanë një pikë që sulmojnë korrupsionin dhe po sulmove korrupsionin i ke të gjitha. Belind unë ju njoh prej vitesh dhe kam shumë besim te ju. Ju njihni terrenin, njihni garën dhe duke njohur terrenin, ju keni prekur hallet e qytetarit. Më bëhet qejfi, që kemi kandidatin, djalin më të mirë që ka PD-ja deri më tani. Sot Tirana ka shansin më të mirë që ka dy djemë Tirane që do të udhëheqin Tiranën, Z.Këlliçi dhe Z.Alimehmeti”, u shprehën disa nga qytetarët e Tiranës në njësinë Nr.3.

Në takim merrnin pjesë edhe kreu i listës për anëtar të këshillit bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti, Silva Caka apo dhe kandidatë të tjerë, të cilët u bën thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën e bashkuar dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Etiketa: Belind Këlliçizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

22:06 : 26/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Deklaratat e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Tregues i gjendjes së rënduar mendore

15:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Rama ka ngarkuar Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi: Telefonon diasporën, por refuzohet çdo herë

16:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

Goditja e grupeve kriminale/ Këlliçi: SPAK të shkojë te ‘kumbari’!

17:29 : 16/06/2026
Para

Sali Mustafa dënohet me 207 mijë euro për kompensim të viktimave

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet