• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi/ Përgjegjësi i varrezave në Durrës bën biznes me “banesën e fundit”

21:27 : 04/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe po pate lekë mund të sigurosh gjithçka fare lehtë. Madje të blesh edhe “banesën e fundit”, në varrezat publike. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës, blerjen e një vendi varri në varrezat e vjetra në Durrës. Në vazhdën e investigimeve të bëra vazhdimisht mbi shitjen e varreve nga Fiksi edhe kësaj radhe me  zë e figurë në varrezat e Durrësit, solli fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit me përgjegjësin për të rrethuar vende , duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Skema është pothuajse e njëjta kudo. Mjafton të lidhesh me rojën ose një punonjës , të cilët kërkesën për të blerë një vend varri ta bëjnë realitet. Por jo pa marr ‘ok’ nga shefat e tyre. Kështu ishte edhe rasti i  Fiksit në Durrës ku gazetarja u paraqit tek roja e varrezave të vjetra në Durrës dhe kërkoi një vend për gjyshen të cilën e kishte  sëmurë ,por në jetë.  Ajo u interesua nesë mund të ruante apo blinte një vend në këto varreza dhe roja i siguroi një takim me shefin e tij.  Edhe pse vende  në këto varreza nuk kishte , me lekë këto vende gjendeshin. Si? Duke bërë zhvarrime.

Përgjegjësi i varrezave Durrës i cili në videot e transmetuara nga Fiks Fare prezantohet me emrin Agron , thotë se ka varre pasi janë bërë edhe zhvarrime.  Pyetjes se kush i ka bërë këto zhvarrime ai i përgjigjet se njerezit kanë lëvizur në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar që t’i marrin me vete edhe personat e humbur të familjes.  Duke rënë dakord parimisht me gazetaren e  Fiksit përgjegjësi i tregon vendin se ku mund të ruhet varri dhe sesi do procedohet. Ai i tregon se fillimisht pastrohet vendi e më pas punonjësit bëjnë kornizë betoni dhe një pllakë me një emër që e interesuara, në rastin konkret gazetarja e Fiksit , ta mbante mend. Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarja e Fiksit se sa lekë duheshin për ta blerë këtë vend , përgjegjësi nuk dha një shifër . Ai kërkoi 250 mijë lekë të vjetra për punonjësit që do merreshin me pastrimin dhe punimet  mbi kornizën e betonit, pagesën tjetër për të ia la në dorë  të interesuarës se sa t’i lindte asaj në zemër.

Pasi i tregon vendin përgjegjësi dhe gazetarja e Fiksit shkëmbejnë numrat e telefonit që të bien dakord për gjithçka. Në takimin e dytë që ndodh midis tyre, gazetarja i jep 350 mijë lekë më motivin se aq kishte tërhequr nga banka dhe me mbarimin e varrit do t’i jepte sërish të tjera. Përgjegjësi pasi gazetarja ia numëron në sy i merr i fut në xhep dhe fillon shpjegon se si proces i duhet dy ditë kohë që ta bëj gati vendin e varrit. Një ditë pasi pastrohet varri nga ku është bërë një zhvarrim , nga mbetjet e betonit dhe gjithçka tjetër. Dhe dita e dytë për të bërë gati kornizën e betonit bashkë me pllakën me emër. Pyetjes së gazetares së Fiksit se çfarë emri të vërë përgjegjësi shprehet ‘ Emrin e stërgjyshit apo gjyshit, pastaj ta çoj me foto dhe e mban që të mos e harrosh se ku e ke”.  Këto të dhëna i kërkon që gazetarja t’ja nisi me sms ne Whatsp dhe ashtu bëhet.

Dy ditë pasi u bë pagesa, në telefonin e gazetares së Fiksit erdhën edhe fotot e varrit të hapur dhe të pllakës me të dhënat që ajo kishte nisur me mesazh. Sipas përgjegjësit nga ai vend ishte zhvarrosur një person, dhe pllaka që vendosi me të dhënat  ishte fiktive,  për të mbajtur vendin derisa familjari i personit që pagoi të vdiste.

Lexo edhe:

Varrezat e Mamurrasit dhe Laçit mes gjarpërinjve, bari deri në 1.5 metra

Zbardhet misteri në Lushnje! Kush është 36-vjeçari që vodhi eshtrat nga varri (EMRI)

Etiketa: blerjeinvestigimvarreza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Varrezat e Mamurrasit dhe Laçit mes gjarpërinjve, bari deri në 1.5 metra

21:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet misteri në Lushnje! Kush është 36-vjeçari që vodhi eshtrat nga varri (EMRI)

13:52 : 21/04/2026
AKTUALITET

Rëndohet situata në Durrës/ Lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 : 09/01/2026
AKTUALITET

Skandal në Tufinë, plehrat pushtojnë zonën

17:30 : 27/12/2025
AKTUALITET

“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam foto

22:01 : 08/12/2025
Teknologji

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025
Para

Transporti publik falas, Belind Këlliçi: Entuziazëm i jashtëzakonshëm!

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş