• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi rrëzon propozimet e qeverisë, bankat dhe BSH fitojnë “betejën” për njohjen e kredive

08:12 : 03/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar propozimet e qeverisë në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” në nenin që lidhej me njohjen e kredive të humbura të bankave si shpenzime fiskale të zbritshme, duke pranuar kërkesën këmbëngulëse të Bankës së Shqipërisë dhe sektorit bankar.

Ligji aktual “Për tatimin mbi të ardhurat”, në nenin 24 parashikon disa dispozita në veçanta për njohjen si shpenzime të zbritshme të kredive të humbura të institucioneve financiare.

Në rastin e bankave dhe subjekteve financiare jobanka, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq, lidhur me procesin e kredidhënies, njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e afatit 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme dhe 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet para afateve të mësipërme, provigjionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, vazhdojnë të njihen si të tilla.

Në projektligjin e propozuar nga Qeveria në Kuvendin e Shqipërisë, këto dispozita specifika ishin hequr nga përmbajtja. Neni 31 i projektligjit shprehej se “zbritja e plotë e borxhit të keq lejohet nëse kushtet e mëposhtme përmbushen në të njëjtën kohë: borxhi i keq hiqet nga kontabiliteti i entitetit; janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të mbledhur borxhin dhe provigjionet e krijuara neni duhet t’i shtohen fitimit të tatueshëm”.

Por, me kërkesë këmbëngulëse të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, Komisioni Kuvendor i Ekonomisë e ka ndryshuar nenin 31 të projektligjit, duke rikthyer parashikimet e posaçme për bankat dhe institucionet që parashikohen në ligjin aktual, të cituara më sipër.

Lexo edhe:

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, ndryshimet e propozuara nga qeveria rrezikonin të krijonin premisa për rritjen e kreidve me probleme, sepse mosnjohja e kredive të fshira si shpenzime nga organet tatimore do të bënte që këto kredi të mbaheshinn në bilancet e bankave dhe të rrisnin stokun e kredive të këqija.

Një tjetër çështje ku sektori bankar ka fituar “betejën” në Kuvend ishte mënyra e njohjes së provigjioneve apo rezervave teknike për humbjet nga kreditë me probleme.

Projektligji i propozuar në Kuvend nga Qeveria shqiptare përcaktonte se “në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të institucioneve financiare, të rregulluara nga autoritetet rregullatore, lejohet zbritje për shumat që do të vendosen dhe/ose do të rrisin provigjionet e detyrueshme për bankat tregtare dhe institucionet e tjera financiare jobanka dhe shoqëritë e kursim-kreditit të krijuara sipas rregullave mbikëqyrëse të nxjerra nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim”. Kjo nënkupton se me ligjin e ri, në formën e propozuar, shpenzimet për provigjione nuk do të njihen më sipas IFRS-ve, por sipas standardeve lokale të Bankës së Shqipërisë. Kjo e rikthente njohjen e shpenzimeve për provigjione në situatën e para vitit 2013.

Por, me kërkesën e bankave, Komisioni i Ekonomisë i ka rrëzuar edhe këto ndryshime, duke vendosur vendosur formulimin e ngjashëm me ligjin në fuqi se “në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të institucioneve financiare, të rregulluara nga autoritetet rregullatore, lejohet zbritje për shumat që do të vendosen dhe / ose do të rrisin…provigjionet e detyrueshme për bankat tregtare dhe institucionet e tjera financiare jobanka dhe shoqëritë e kursim-kreditit të krijuara në përputhje me standartet e hartuara nga Bordi i Standarteve Kontabël Ndërkombëtare dhe të certifikuara pa vërejtje nga auditues të jashtëm”.

Në thelb, kjo nënkupton se bankave dhe institucioneve financiare do të vazhdojnë tu njihen si shpenzime të zbritshme fiskale provigjionet e krijuara sipas standardeve ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)./ MONITOR

Etiketa: bankakredikuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026
AKTUALITET

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026
AKTUALITET

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Hetimet kërkojnë kapacitete të reja

11:02 : 15/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

13:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi me masa të forta sigurie, bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore

10:16 : 13/07/2026
Para

23.4 mijë shqiptarë janë urdhëruar të lënë Bashkimin Europian në 2022

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş