• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Shehi paralajmëron Tiranën: Gabimet nuk i lejoj, duhet të tregohemi cinikë

10:07 : 02/04/2023
në SPORT

Orges Shehi paralajmëron Tiranën e tij që ka ikur koha e gabimeve.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri një i bardhebluve pranon se Tirana duhet të luante në “Air Albania”, por detyrohet që të shkojë në Elbasan. Nga ana tjetër, trajneri thotë se problem tjetër është edhe pjesa e dëmtimeve që po e sakaton skuadrën bardheblu.

Do të luani një sfidë të rëndësishme me Erzenin. Si e shihni këtë ndeshje të fundit të fazës së tretë?
Është një ndeshje e vështirë. Kjo për vetë ecurinë që ka ekipi kundërshtar. Duhet të themi se e nisën si të ishin skuadra surprizë, por nga ana tjetër po tregon shumë qëndrueshmëri. Do të jetë një sfidë e vështirë për ne si Tirana. Kësaj vështirësie i shtohet edhe fakti që do të luajmë pa tifozë.

Në fund do të ndikojë që ndeshja luhet në Elbasan dhe pa tifozë në këtë sfidë?
Ne kishim shumë dëshirë që të luanim në “Air Albania”, por ngaqë nuk kishim mundësinë për të luajtur atje, po luajmë në Elbasan. Do të donim të luanim në shtëpinë tonë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Ky është vendimi që u mor.

Si ju duket shorti i Kupës së Shqipërisë. Do të luani me Teutën në një përballje delikate?
Në këtë fazë ku është kampionati, performanca e ekipeve është e njëjtë. Katër skuadra janë. Të gjitha kanë bërë mirë dhe kanë ardhur me meritë në atë pozicion. Deri në përballjen me Teutën në Kupë ka kohë. Fokusi duhet të jetë te kampionati. Personalisht nuk kisha ndonjë preferencë për shortin. Ne kërkojmë që të marrim më të mirën, ne jemi brenda objektivave. Ne do të tentojmë të bëjmë maksimumin. Kemi fituar Superkupën, edhe pse nuk është një trofe primar. Fokusi është te kampionati. Ne do të përqendrohemi. Fokusi është te ndeshja e radhës.

Lexo edhe:

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

Ju shtohen dy ndeshje. Do të ndikojë në ndeshjet e kampionatit përballja me Teutën në Kupë?
Varet nga kontingjenti i lojtarëve që kemi. Patrikun e kemi humbur. Varet si do të jetë rikthimi i Abazajt. Shpresoj që të mos kemi dëmtime. Besoj se nuk ka shumë ngarkesë. Janë vetëm dy ndeshje më shumë dhe 13 gjithsej së bashku me finalen. Unë nuk mendoj se ka fat në këtë fazë. Në katër më të mirat shkojnë skuadrat që kanë bërë mirë. Kemi ecuri të mirë këtu dhe nuk ka favoritë. Pas ndeshjes së parë mund të shikosh se kush është i avantazhuar.

Duke e parë tani ftohtë, çfarë ka më shumë skuadra juaj për të fituar kampionatin?
Çdo njeri bën llogaritë e skuadrës së tij. Ne duhet të përmirësohemi edhe pas ndryshimeve të mëdha. Shpresoj që të na rikthehen lojtarët, Abazaj dhe Deliu që kanë një dëmtim. Duke qenë se duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Janë edhe 10 ndeshje kampionat dhe ne duhet të tregohemi shumë cinikë. Nuk ka më kohë për rikuperime. Këto dhjetë javë ne duhet të tregohemi cinikë dhe të gabojmë sa më pak. Ata që gabojnë më pak janë më afër titullit. Sigurisht që e dimë që çdo sfidë ka vështirësi dhe skuadrat janë me objektiva. Shto këtu edhe diferencat që nuk janë të mëdha. Titulli fitohet në fushë.

Etiketa: Kategoria superioreShehitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
SPORT

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
Para

Të akuzuar për shitje droge, Prokuroria e Lushnjës dërgon për gjykim 4 të pandehur

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com