• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veprimet e kryeministrit në shkelje të Kodit Zgjedhor? Celibashi amniston Ramën

12:49 : 30/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Premtimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama për një shpërblim për pensionistët dhe rritje të pagave për disa kategori në administratë, për kreun e KQZ-së Ilir Celibashi nuk përbën shekeje të Kodit Zgjedhor. Të paktën, sipas vlerësimeve të deritanishme.

Pas mbledhjes së Qeverisë të Mërkurën, Rama doli në një konferencë për mediat ku njoftoi se pensionistët do të marrim një shpërblim prej 5 mijë lekë “bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”.

Kreu i qeverisë premtoi dhe rritje pagash për një kategori të administratës publike.

“Do të kemi një rritje tani së shpejti të shkallëzuar, për një pjesë, detaje të cilat do t’i diskutojmë më konkretisht pas aktit të miratimit që do të vijë besoj unë brenda 10-15 ditëve të ardhshme dhe sigurisht do të publikojmë dhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do të pasojë. Për shembull kemi thënë dhe do t’i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekeve dhe të infermierë me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekeve specialistë paga iu rrit me 50 mijë lekë të reja çdo muaj dhe pasi të bëjmë rritjen e kësaj pjese me 7% do të shkojmë në rritjen tjetër që do të jetë një rritje e konsiderueshme menjëherë vitin e ardhshëm. Ndërkohë që, për të tjera kategori do të kemi një rritje të menjëhershme të këtij viti”, tha Rama gjatë paradites.

I pyetur nga gazetarët nëse premtimet për rritje pagash dhe shpërblime janë në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke qenë se vijnë pak përpara lokaleve të 14 Marsit, Rama e mohoi.

Lexo edhe:

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

Ndërkohë, përcaktimet e Kodit Zgjedhor i cilësoi “kinezëri”.

“Ne i respektojmë ato kinezeri që i kemi bërë vetë, nuk ka asnjë diskutim, por kjo nuk mundet dot as t’i shkojë në mend njeriu se mund të na pengojë ne që të shpërblejmë pensionistët në kushtet kur për pensionistët jo 5 mijë lekë të reja plus por edhe 1 mijë lekë të reja plus janë të rëndësishme, siç e dimë mirë të gjithë. Unë nuk e di se ku ishit ju ndërkohë që unë po flisja; unë thashë pikërisht këtë, që do kemi një rritje të konsiderueshme tani dhe plani është me dy hapa, një hap tani dhe një hap vitin e ardhshëm. E përsëris, nuk jemi në kushte të zakonshme, jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe ne nuk mund tu themi njerëzve, prisni dhe 4 muaj se kështu është puna. Nuk mund ta bëjmë kurrë këtë, do ta bëjmë tani dhe do hedhim një hap pastaj vitin e ardhshëm dhe do bëjmë rritje pagash historike në kuptimin e  vërtetë të fjalës”, tha Rama.

Raportimeve dhe ekspertëve që argumentonin se veprimet e kreut të qeverisë janë në shkelje të Kodit Zgjedhor, ky i fundit iu përgjigj me një postim në rrjetet sociale orët e pasdite. Rama, në një reagim me nota të theksuara cubizmi, do të shprehej se “neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re”.

Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj🫶 pic.twitter.com/qkJ8OXF1cZ

— Edi Rama (@ediramaal) March 29, 2023

Celibashi si Rama

Këtë të Enjte, një ditë pas deklaratave të Ramës, kryekomisioneri Celibashi mbajti një deklaratë për mediat. Veprimet e Ramës, nëse ishin apo jo në shkelje të Kodit Zgjedhor sipas vlerësimit të Celibashit, ishin interesi kryesor i gazetarëve.

Ilirjan Celibashi tha se “kemi një deklarim dhe jo një vendimmarrje”, ndërsa shtoi se ne “nuk vlerësojmë deklarimet”.

I pyetur sërish nëse deklaratat e kreut të qeverisë janë në kundërshtim me ndalimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, për të cilat ai disa javë më parë u dërgoi një letër-kujtesë të gjithë institucioneve publike, Celibashi tha se “në momentin që ne do të kemi aktin apo veprimtarinë publikë, do vendosim”.

“Për deklaratën s’mund të jap asnjë gjykim dhe asnjëlloj vlerësimi”, tha ai.

Më tej, në përgjigje të insistimit të gazetarëve për çështjen, Celibashi e lexoi Kodin Zgjedhor siç bëri Rama një ditë më parë.

“Ka një përcaktim të qartë në Kodin Zgjedhor, ndalimi ekziston për akte të qeverisë për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi ai.

Më tej, shtoi se “kjo nuk do të thotë që në vlerësim të disa rrethanave, akte caktuara të qeverisë të mos marrin gjykimin dhe vlerësimin mbi përputhshmërinë ose mbi respektimin ose jo të dispozitave të Kodit Zgjedhor”.

Etiketa: Edi RamaIlirjan Celibashi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

22:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
Para

EMRI/ 50 mijë lekë në këmbim të patentës, arrestohet 56-vjeçari në Dibër

TË GJITHA

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

20:56 : 22/07/2025

Trump: Xi Jinping më ka ftuar në Kinë, vizita mund të ndodhë së shpejti

20:50 : 22/07/2025

Interi ka gati planin B, Xavi Simons si alternativë për Lookman

20:40 : 22/07/2025

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

20:35 : 22/07/2025

Masakrat ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

20:24 : 22/07/2025

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

20:17 : 22/07/2025

Vatër zjarri në Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre

20:11 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com