• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lokalet/ Shtohen zërat kundër Alibeajt, Berisha: Kandidatët e tij, vegla të Ramës

14:06 : 27/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të Hënë se kandidatët që nxjerr grupi Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 Majit, janë në të vërtetë kandidatë të Edi Ramës.

“Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit”, tha Berisha në përgjigje të interesit të gazetarëve në një konferencë për mediat.

“PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje. Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri. Këto i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur”, shtoi ai.

Grupi Alibeaj që mban logon e PD, konfirmoi dje 16 kandidatë për kryetarë bashkie (nga 61 bashki), ndërsa sot pritet të merret vendimi për daljen apo jo me kandidatë në Kurbin dhe Vaun e Dejës. Mes bashkive ku nuk do të ketë kandidatë janë Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.

Deputetet brenda grupit Alibeaj kanë qenë të ndarë për mënyrën e pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Shumë prej tyre kanë qenë kundër daljes me kandidatë, teksa janë shprehur se duhet të mbështeten kandidatët e dalë nga procesi i primareve. Këta të fundit garojnë nën siglën e  koalicionit “Bashkë Fitojmë” i drejtuar Sali Berisha.

Lexo edhe:

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

Deputeti Dashnor Sula konfirmoi publikisht se është kundër nxjerrjes së kandidatëve nga grupi Alibeaj. “Ne nuk duhet të nxjerrim kandidat kundër kandidatëve të PRIMAREVE. Unë distancohem nga kjo lëvizje. Është e gabuar të çajmë votën opozitare. Ndihmon partinë në pushtet”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Deputeti tjetër demokrat Agron Gjekmarkaj i bëri thirrje Enkelejd ALibeajt t’ia dorëzojë vulën e PD-së Sali Berishës. “Me shqeteson ‘non grata’ e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë. Ne jo. Ai ka njerez, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk…, shprehet ai.

Gazmet Bardhi po ashtu tha se s’ka qenë dakord që të kishin kandidatë në disa prej bashkive ku janë vendosur të tillë. “Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt. Unë bëra thirrja që ne, pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, shumë nga bazat e grupit Alibeaj në disa bashki kanë vendosur të mbështetin si kandidatë ata të primareve. Kryetarët e disa prej tyre e kanë shprehur këtë qëndrim edhe publikisht.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPDSali Berishazgjedhjet e 14 majitzgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025
Para

Shpërndanin kanabis në Shkodër, vihen në pranga dy të rinjtë

TË GJITHA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com