• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria vuan për fuqi punëtore

14:07 : 25/03/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës.

“Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasur tregu. Drejtimet më të kërkuara sot janë hoteleri-turizmi dhe ekonomi-biznesi. Hoteleri-turizmi sepse është shumë më e gjerë dhe janë shërbime që janë në mënyrë të vazhdueshme më të kërkuara. Por edhe ekonomi-biznesi nuk ngelet pas, sepse nxënësit, pasi mbarojnë shkollën e mesme, kanë mundësi të mira për të vazhduar edhe shkollën e lartë”, thotë ajo.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati’ mësojnë rreth 700 nxënës në degët hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes dhe tekstil-konfeksione. Përveç praktikave brenda shkollës, ata kryejnë rregullisht praktikat mësimore edhe pranë bizneseve të zonës. Çdo vit, nga kjo shkollë diplomohen, në të tre degët e saj si teknikë të mesëm, rreth 150 nxënës, por jo të gjithë përfshihen në tregun vendas të punës pasi një pjesë prej tyre largohen duke kërkuar punë në Europë, ku edhe njihet diploma e tyre.

“Shikojmë që çdo ditë e më tepër ka nevojë për fuqi punëtore, por, në momentin që kemi një nxënës të kualifikuar, pra një punëtor të kualifikuar dhe një pagesë të mirë, atëherë edhe punësimet do të vijnë. Kemi vërejtur se rreth 73% e nxënësve janë punësuar pas përfundimit të shkollës dhe ky është një tregues i mirë. Ndërsa më pak se 10% janë larguar jashtë shtetit”, thotë drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli.

 

Lexo edhe:

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

 

Në Shqipëri sektori i turizmit ka ecur me hapa më të shpejtë se sa përgatitja e specialistëve dhe punonjësve të kualifikuar. Profesoreshë Mirjam Dibra, e cila drejton departamentin e turizmit në Universitetin e Shkodrës, thotë se ka qenë kjo arsyeja për të hapur degën e turizmit, ku studentët, edhe përmes praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, aftësohen për të punuar dhe drejtuar sektorin turistik.

“Përveç praktikës, si pjesë e kurikulave, studentët kanë mundësi që të zhvillojnë edhe praktika në Gjermani, Itali. Po kështu, vazhdojmë të punojmë për praktikë një vjeçare në Amerikë, ku janë dërguar tre grupe studentësh, 14 gjithsej, dhe shpresojmë që puna e mirë që po bëjnë të hapë rrugë për studentët e tjerë. Por, kërkoj nga bizneset turistike të vlerësojnë shumë këtë kontigjent që vjen aq i përgatitur nga puna në resortet prestigjoze amerikane”, thotë profesoreshë Mirjam Dibra.

Vitet e fundit, nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 40 mijë persona në vit, pjesa më e madhe në moshë të re, disa të sapodiplomuar për mjekësi, infermieri, apo në degën e turizmit. Profesoreshë Dibra thotë se, është e nevojshme që biznesi turistik, në kushtet kur është i etur për punonjës të kualifikuar, t’i motivojë specialistët e rinj të sapodiplomuar dhe t’i vlerësojë me pagë dinjitoze, që ata të shërbejnë brenda vendit.

“Në këtë moment, kur paga minimale e punës është rritur dhe bizneset turistike janë të etur për fuqi punëtore, them se të rinjtë mund ta gjejnë shumë më mirë veten e tyre në industrinë turistike tonën, e cila tashmë ka filluar të piqet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është fuqia punëtore e kualifikuar. Kështu që, mendoj se është një etapë kthese në historinë e zhvillimit të industrisë turistike në Shqipëri përsa i përket vlerësimit të fuqisë punëtore”, thotë ajo.

Ndërkohë që në Shqipëri, nga viti në vit po vjen në rritje të shpejtë kërkesa për shërbime turistike, një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, zhvilluar vjeshtën e vitit 2022 në bizneset e hotelerisë, ka arritur në përfundimin se 56% e tyre kanë ndjerë mungesën e fuqisë punëtore dhe se, në pikun e sezonit turistik veror, pjesa më e madhe punuan me mangësi në stafet e tyre./VOA

Etiketa: emigrimifuqi punetoreShqiperia

Lajme të lidhura

Dunat e Zvernecit | Foto nga: PPNEA
AKTUALITET

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

09:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

08:33 : 21/06/2026
AKTUALITET

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
Foto e gjeneruar me Chat GPT
AKTUALITET

Përballje në zemër të kryeqytetit/ Rama në festë, qytetarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e tij

21:17 : 12/06/2026
AKTUALITET

Redi Muçi: Edi Rama e ka humbur legjitimitetin në 4 fronte

15:49 : 12/06/2026
Para

Mes lotësh, Kiara “shpërthen” kundër Luizit: Ik, nuk dua të të shoh më! (VIDEO)

TË GJITHA

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş