• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK i sekuestron vilat luksoze në Palasë dhe Hamallaj

14:20 : 24/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka vendosur këtë të premte të sekuestrojë vilën e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt në Palasë dhe një tjetër vilë në pronësi të bashkëjetueses së tij, në Hamallaj.

Vila e Albina Mançkës në kompleksin rezidencial “Green Coast” dhe banesa e Erjola Hoxhës në kompleksin “Vala Mar” do të qëndrojnë në sekuestro preventive.

Dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura, me agjentët e BKH-së që kanë vepruar nën mbështetjen e policisë së Vlorës.

Ish-gruaja e Ahmetaj ka deklaruar më parë se vila nuk është pronë e saj, por SPAK deklaron se vila rezulton në pronësi faktike të ish-gruas së Ahmetajt, e regjistruar në emër të një zonje tjetër.

Sipas SPAK është një pronë, e cila vërtetohet përmes dokumenteve të tjera se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe për sa kohë nuk i disponon të ardhurat për blerjen e kësaj prone duhet të sekuestrohet.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Sakaq, hetuesit e BKH pak kohë më parë zbarkuan për kontroll edhe në vilën e bashkëjetueses së tij aktuale Erjola Hoxha, e cila rezulton se e ka blerë pronën për shifrën 220 mijë euro nga shtetasi Gerian Kuka.

Gjatë kontrollit në këtë banesë që u krye në prezencë të Arben Ahmetajt, i cili sipas sipas SPAK u paraqit rreth orës 12:15-12:00 të 9 marsit,  u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në një tjetër shtëpi të ish-bashkëshortes Albina Mançka në ish-Bllok, u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Sa i përket ish/zëvendës kryeministrit, ai tre ditë më parë është vënë zyrtarisht nën akuzë për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale” nga SPAK.

Organi i akuzës po heton ish-ministrin e Financave në kuadër të procedimit 277/1, i cili është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish-Bllok.

Ndërkohë, hetimi nuk kërkon një mandat autorizimi nga kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nëse do të kërkohet një arrestim për ish-krahun e djathtë të Edi Ramës, atëherë do të kërkohet edhe një autorizim nga Kuvendi.

Kujtojmë që Arben Ahmetaj i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas.

Përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit ish-zv/kryeministri pretendonte se kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.

Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.

Përplasja me Ramën

Lëvizja e SPAK vjen në një kohë kur ftohja e marrëdhënies së Arben Ahmetajt me kryeministrin Edi Rama duket se ka arritur kulmin dhe këtë e kanë konfirmuar të dy përmes deklaratave publike.

Ishte fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë televizive më 16 Shkurt, duke folur për akuzat ndaj Ahmetajt, tha se “këto gjëra që dalin qofshin të vërteta, më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot”.

“Kur kam nisur luftën për reformën në drejtësi e kam bërë se e besoja dhe e kam ditur se ajo luftë do të thotë që të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë që se kontrollon dot dhe të godasë majtas e djathar. Kur numërohen këto raste (ish-ministrat e deputetët e PS të arrestuar) mua s’më vjen mirë natyrisht se në aspektin njerëz me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie, por kjo është gjëja që unë kam premtuar që kush shkel ku s’duhet, përgjigjet. Dhe gjëja që unë kam thënë është që ‘jemi një skuadër, luftojmë për qëllimet e shpallura, kush gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë gjërat e tjera, do ti dalë për zot vetë pastaj. Që në kohën e Tahirit kamë thënë që PS s’është zyrë avokatie”, tha Rama.

“Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtor i imi, kam punuar për një kohë të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot, në qofshin të vërteta”, shtoi.

Një javë më vonë, ishte radha e Ahmetajt ti përgjigjej Ramës.

Në një intervistë televizive, deputeti socialist mohoi akuzat ndaj tij lidhur me aferën e inceneratorëve, si dhe lidhjet me personat e shpallur në kërkim.

Deklaratave të Ramës iu përgjigj duke thënë: “Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje”.

Më pas, Rama u kundërpërgjigj.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u pyet: Si e komentoni që Ahmetaj ka thënë Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit?

Në përgjigje, kreu i qeverisë tha: “Nëse unë do të bëja rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëjë gjykatësin”.

SPAK sekuestron vilën e bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit Ahmetaj në Hamallaj

Etiketa: #SPAK#BKH#Boldnewsarben ahmetaji sekuestrohet pasuriavila e bashkeshortes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqen zvarrë

21:16 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Ahmetaj i mirëpritur nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

17:32 : 27/10/2025
AKTUALITET

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025
Para

Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kallëzim në SPAK për aplikacionin "Aktivisti"

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com