• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jemi të pasur, ç’bëri një 200 më shumë”/ Gonxhja s’dorëzohet: Do rrisim çmimin e patentës

16:05 : 21/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Autoriteti i Konkurrencës më 1 mars vendosi të ndalojë rritjen e dakordësuar  të çmimit të kursit për pajisje me leje drejtimi në 85 mijë lekë të reja, duke rrëzuar marrëveshjen “kartel” të lidhur mes DPSHTRR-së së drejtuar nga Blendi Gonxhe dhe Shoqatës së Autoshkollave.

Marrëveshja përcaktonte vendosjen e një çmimi minimal prej 85 mijë lekësh për kursin e pajisjes me patentë, s’ka nxiti reagime të forta në opinionin publik, pasi do të rëndonte edhe më tepër buxhetet e familjeve shqiptare në kohë krize.

Kjo rritje çmimi gjithashtu do ta katapultonte Shquipërinë në krye të listës së vendeve të rajonit për koston e pajisjes me leje drejtimi, edhe pse të ardhurat për frymë janë ndër më të ulëtat dhe pagat thuajse qesharake kur krahasohen me fqinjët tanë.

Komisioni i Konkurrencës vendosi pas shqyrtimit të çështjes të urdhërojë moszbatimin e këtyre tarifave, deri në një vendim përfundimtar të Konkurrencës.

“Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët”, deklaronte Autoriteti i Konkurrencës.

Lexo edhe:

4.2 mln euro nga fondi i emergjencës për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Keni dhe Gonxhja që po “përmbyt” Ramën

Në rast se autoshkollat vendosin tarifat e reja duke shkelur vendimin e Konkurrencës, rrezikojnë të gjobiten me 10% të xhiros vjetore të vitit të shkuar.

Autoriteti i ka kërkuar institucioneve të përfshira të depozitojnë të gjithë praktikën e ndjekur deri në nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa pas vlerësimit të këtyre të dhënave, Konkurrenca do të shprehet nëse do të ndalojë përfundimisht caktimin e çmimit të ri për autoshkollat.

Por, vendimi i AK duket se nuk e tremb Blendi Gonxhen për të çuar përpara “paktin” e tij me Autoshkollat për rritjen e çmimit.

Kreu i DPSHTRR doli sot në ekranin e A2 CNN, duke u tallur hapur me shqiptarët dhe pamundësinë e tyre për të shpenzuar 85 mijë lekë të reja për t’u pajisur me leje drejtimi, duke thënë se 100 apo 200 euro më shumë, nuk janë asgjë pasi ne jemi popull i pasur dhe kot hiqemi si të varfër.

“Nuk mund të ulim kokën në rërë si struci e të themi që jemi të varfër, ndërkohë që ne jemi shumë të pasur, paguam 403 milionë dollarë. Po kur vjen puna nuk duam ta bëjmë 100-200 euro më shumë atë testin e ta bëjmë të plotë, të mos jetë fiktiv. Pra, dua të them që ne nuk i ikim dot kësaj pune. Kjo punë kërkon edukatë, kërkon kulturë”, tha Gonxhja.

Më tej, ai deklaroi me bindje të plotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se çmimi i ri do të hyjë në fuqi me ose pa një vendim pro marrëveshjes së DPSHTRR-së me Autoshkollat, nga ana e AK-së.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme”, deklaroi Gonxhe.

Etiketa: autoshkollatblendi gonxhecmimi i patentaveDPSHTRR

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4.2 mln euro nga fondi i emergjencës për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

11:24 : 13/07/2026
AKTUALITET

Keni dhe Gonxhja që po “përmbyt” Ramën

19:03 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Paratë e shqiptarëve nuk janë para xhepi të Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes

19:04 : 08/07/2026
AKTUALITET

Qeveria Rama jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

20:34 : 07/07/2026
AKTUALITET

Bardhi përplaset me Gonxhen: Hajdut i certifikuar, anulo koncertin e Kanye West

12:15 : 30/06/2026
Para

Volejboll/ Partizani fantastik me moshat, mbron kurorën e kampionit për U-19

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş