Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimin për të pandehurin Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) i cili është shpallur fajtor për për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal.
Pas përfundimit të hetimit u vendos që Jetmir Kastrati për kryerjen e veprave penale të sipërcituara të dënohet me 13 vjet e 6 muaj burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë.
Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.
Ky burim të ardhurash të “pista” pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës.
Njoftimi i plotë nga SPAK:
“Më datë 20.03.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi në lidhje me proçedimin penal nr.147/1 të vitit 2019 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në ngarkim të të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Në seancat e mëparshme, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konkluzionet përfundimtare ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcituara dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë.
Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë.
Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.
Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.
Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë.”
Kush është Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniqi)?
Jetmir Kastrati ose siç njihet ndryshe me emrin kosovar Sokol Krasniqi rezulton të jetë shkodrani që drejtonte dhe financonte një grup të gjerë trafiku, në disa shtete të Europës.
Në dosjen e prokurorisë nënvizohet se ky grup kriminal vepronte në territorin e Danimarkës, Gjermanisë, Hollandës, Suedisë, Belgjikës e Shqipërisë.
Grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prioritet vetëm trafikimin e kokainës, me “të bardhën që vinte nga Kolumbia dhe Ekuadori, e përmes porteve të Europës shpërndahej deri në Danimarkë dhe Suedi.
Rënia në gjurmët e këtij grupi fillimisht është zbuluar nga Qëndra Lindore e Hetimit Special të Distriktit Policor të Kopenhagenit në Danimarkë, teksa në vitin 2015 u kapën disa korrierë të këtij grupi.
Prokuroria e Danimarkës në janar të 2018 hapi një dosje hetimore, duke kërkuar ndihmën e 6 shteteve europiane, dhe koordinojë veprimet hetimore me EUROPOL për të goditur grupin kriminal të Jetmir Kastratit.
Gjurmimi në teren i këtyre personave ka bërë që të kuptohet se organizata përbëhej nga anëtarë serbë, hollandezë, shqiptarë, suedezë dhe danezë, ku Jetmir Kastrati konsiderohej financuesi dhe “koka” e rrjetit.
Në 31 maj 2019 danezët nisën bashkëpunimin me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe nisjen e procedurave hetimore për disa nga anëtarët e këtij grupi që vepronin në Shqipëri. Hetimi në Shqipëri ka filluar për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”.
Nga materiali hetimor i mbëritur nga Danimarka në Shqipëri, rezultoi se Danezët ishin duke kryer një hetim të gjerë për një organizatë kriminale ku të përfshirë ishin Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Bech, Armando Duçaj dhe shumë persona të tjerë si Nikardo Preka etj. Hetimet kishin zbuluar se pjesa më e madhe të fitimeve të kësaj organizate vinin në Shqipëri, ku menaxhoheshin nga Kastrati (alias Sokol Krasniqi).
Në Shqipëri vepronte dhe Eri Pelingu ose siç është identifikuar më vonë (Eri Elbasani apo Ergys Elbasani).
Gjithashtu ky person mbante dhe pasaportë suedeze me emrin Dëfrim Beck. Pjesë e këtij grupi kriminal është dhe Armando Doçaj ose siç është identifikuar më vonë si Astrit Doçaj i lindur në Tropojë dhe banues në Linzë të Tiranës.
Në rolin e administruesit të pasurisë ishte kunati i Kastratit, Astrit Beqiri. Gjatë hetimeve rezultoi se investitori i ndërtimit të “Pularisë” në emrin e kompanisë “Rens 2015” me vendodhje buzë lumit Drin, në Bërdicën e Sipërme si dhe disa prona të tjera, ishte në të vërtetë Jetmir Kastrati.
Por nga regjistrimi në zyrat shtetërore me qëllim për të fshehur pronësinë reale mbi to, është bërë në emrin e kunatit të tij, Astrit Beqiri. Mirëpo në bisedën e datës 14 dhjetor 2018 të zhvilluar në një makinë në Danimarkë, bisedë e cila është përgjuar nga autoritet Daneze, midis Jetmir Kastratit dhe mikut të tij Nikardo Preka (tashmë i arrestuar), rezultoi se Kastrati shprehet se ka 9000m2 tokë, kompania e tij e ka emrin “Rens”,i cili është shkurtimi i emrit të nipit “Arenc” dhe se i ka kushtuar rreth 130 deri në 140 milionë lekë, vetëm përgatitja e godinës ku bëhet fjalë për pularinë në Bërdicë etj.
Gjithashtu ka rezultuar se Jetmir Kastrati rezulton i dënuar në Norvegji në vitin 2012 për veprën penale të “Pastrimit të parave”, e për rrjedhojë nga frika e identifikimit të pronave në emrin e tij, ka bashkëpunuar me kunatin e tij Astrit Beqiri, duke i kaluar pronat në emër të tij. Beqiri është një person i pa skeduar nga policia dhe prokuroria Shqiptare, dhe nisur nga kjo situatë ai ishte njeriu ideal për të qenë pronar me letra i pasurisë së Jetmir Kastratit.
Kush është Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniqi)

Policia njoftoi të martën sekuestrimin e një pasurie në vlerë prej tre milionë eurosh nga një grup kriminal me origjinë shqiptare i arrestuar në Danimarkë në qershor gjatë një operacioni të përbashkët që shtrihej në Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri.
Ndërkohë, grupit të Kastratit i është sekuestruar dhe pasuria me urdhër Gjykate. Pasuritë e tij ndodhen në Shkodër dhe përfshijnë “Pularinë” me vlerë mbi 1.5 milionë euro, dhjetë apartamente banimi në plazhin e Velipojës, një apartament banimi në Shkodër dhe 14 automjete të markave të ndryshme, produkte të viteve të fundit.
Sipas policisë, pasuritë dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasve Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Defrim Eçi dhe Armando Duçaj, të arrestuar në Danimarkë për veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “pastrimi i nënprodukteve të krimit apo veprimtarisë kriminale”.