• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i SHISH, Begaj në provën e zjarrit mes Ramës dhe Kim

21:11 : 20/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ka habitur jo pak propozimi i kryeministrit Edi Rama kur zyrtarizoi Vlora Hysenin në postin e kryespiunes së re Shqiptare, e cila më parë ka qenë kryespiune e Kosovës, por u largua prej andej pa shumë nder dhe me dyshime të mëdha që informacionet e klasifikuara sekrete mund t’i ketë shpërndarë në ato zyra që nuk duhet dhe mund të cenonin interesin shtetëror të shtetit të brishtë të Kosovës.

Vetë Rama postoi në rrjetet sociale propozimin zyrtar për të emëruar në krye të SHISH, Vlora Hysenin, të cilën prej disa kohësh e ka pasur si “këshilltaren e tij të sigurisë”. Rama e tha fjalën e tij, por kjo “patate e nxehtë” ka mbetur në duart e presidentit Begaj. Në dy ditë rresht, kreu i shtetit, u begenis nga dy personazhe të rëndësishëm. Njërit i është mirënjohës sa frymë e post të ketë, ndërsa tjetrës edhe nëse nuk dëshiron është i detyruar ta respektojë në çdo kërkesë të saj. Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Burime të Boldnews.al shprehen se ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk është dakord që Vlora Hyseni të marrë drejtimin e SHISH. Për këtë institucion amerikanët kanë investuar për më shumë se dy dekada dhe nuk është më aspak çudi që para se të dalë në tregun publik emri i drejtuesit të ri kërkohet aprovimi pa firmë e vulë nga SHBA-të. Mendohet se këtë “kod të pashkruar” Rama e ka shkelur dhe ka vendosur vetë, duke pasur besimin e plotë se presidenti Begaj nuk do ketë asnjë mundësi ta kundërshtojë.

Menjëherë pas takimit, Begaj u shfaq krejt i relaksuar teksa përcillte Ramën deri në shkallët e presidencës, një ritual “dashamirësie” që e bën me shumë kënaqësi, pikërisht për postin e lartë që vetëm ai ja “fali” aq lehtësisht. Gjithçka deri në këtë pikë dukej një çështje e mbyllur, ku Rama propozon dhe Begaj thjesht firmos, me dorën e djathtë që prej një jave e mban të fashuar deri rrëzë gishtave.

Lexo edhe:

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Rehatia iu prish një ditë më pas, duke sjellë zhvillime të reja. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila është në fundin e mandatit të saj, postoi një foto ku shfaqej me kreun e shtetit duke ecur në Liqenin Artificial në Tiranë. Kjo nuk ishte një “xhiro rutinë”. Madje, vendi i përzgjedhur në ambient të hapur dhe në periferi të Tiranës mes pyllit, është domethënës, pasi mund t’i druhet ndonjë përgjimi të mundshëm të bisedës që do të ishte një skandal më vete.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Begaj nuk ka qenë aq i qetë pas atij takimi dhe mësohet se ajo i ka kërkuar që të mos e dekretojë Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyet mund të jenë të shumta, pavarësisht se ish-kryeagjentja e shërbimit sekret të Kosovës ka një “mal” me certifikata sigurie.

Begaj tashmë është mes dy zjarreve ku ngado që të anojë mund të digjet, por me një moshë mjaftueshëm i pjekur, Begaj duhet të vendosë që të “shkrumbohet” plotësisht në karrierë. Edhe pse është i rehatuar në postin e lartë të kreut të shtetit, në të shkuarën e ka lënë një litar jashtë, që fatkeqësisht për të mund të tërhiqet drejt e nga zyrat hijerënda të SPAK-ut.

Begaj ishte në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në momentin që Rama i propozoi për kreun e shtetit, mirëpo diçka e rëndë ka ndodhur me pronat e ushtrisë sonë kur ai ishte në krye të saj. Në SPAK ka dy kallëzime për Begajn që kanë të bëjnë me dyshimin e arsyeshëm mbi bazën e dokumenteve që pronat e ushtrisë në mënyrë të kundra ligjshme kanë kaluar në duart e subjekteve private, duke shmangur procedurat ligjore.

Për këto çështje kanë dëshmuar në SPAK ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, që hoqi spaletat e gjeneralit për të veshur kostumin e deputetit të PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Zhvillime të tjera priten në vijim, ndaj Begaj nuk është edhe aq i qetë nga litari që tërhiqet nga SPAK. Jo rastësisht vetë Kim u investua për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut Altin Dumani.

Kjo situatë nuk do të thotë që “drejtësia e re” është tërësisht në duart e amerikanëve, pasi edhe kryeministri ka dhënë disa herë prova që ka nën kontrollin e tij prokurorë të veçantë që dosjet e skandaleve me pronat e ushtrisë dhe shumë të tjera mund t’i kollondrisin sipas dëshirës, por deri më tani kreu i SPAK duket se “fjalën e Amerikës” edhe nëse është në ajër nuk mund ta vendosë në kandarin e tregut, por në peshoren e drejtësisë.

Tashmë presidenti duhet të mendohet mirë për takimin e bukur në buzë të pranverës pranë Kodrave të Liqenit të Tiranës dhe kur të kthehet në zyrë aty në tavolinë ka emrin e Vlora Hysenit për në krye të SHISH. Ajo copë letër mban firmën e Atij, kryeministrit Rama. Begaj ndodhet mes dy zjarresh, zgjedhja është e tij për të gjetur një zgjidhje që mund ta “djegë më pak”. Për më shumë që “idhulli Rama” ka humbur besimin në SHBA që pas skandalit të madh me çështjen “McGonigal” që nuk mund të mbyllet aq lehtë.

Etiketa: ambasadorja Yuri KimEdi RamaPresidenti Bajram BegajPropozimi i Vlora Hysenitvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Renditja e UEFA-s/ Kryesojnë Bayern e Man.City, ngjitet Roma

TË GJITHA

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom