• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thellohet skandali i Flotës Detare, qeveria e dha me koncesion bazën e Sarandës

20:15 : 19/03/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Qeveria e dha me koncesion Bazën e Sarandës

Hetimet e SPAK për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës janë përqëndruar tek një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe bashkimit të kompanive “Kastrati” dhe “Concord Investment”. Por një muaj para kontratës së qirasë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar me të njëjtat kompani një kontratë 35 vjeçare koncesioni për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.

Kontrata e koncesionit është nënshkruar në 23 qershor të vitit 2020. Sipas hartave bashkangjitur kontratës, porti i jahteve praktikisht bllokon daljen e Flotës në det, pasi parashikon ndërtimin e bankinave në të gjithë zonën bregdetare para bazës, sic ilustrohet nga vijezimet e shenuara me blu ne foto.

Edhe pse Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi nën sekuestro preventive territorin tokësor të Bazës Detare me argumentin se dhënia e saj me qira tek privatët ka cënuar operacionalitetin e Flotës, sërish Baza e Sarandës mbetet e paralizuar pasi kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.

Lexo edhe:

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

Tenderi

Tenderi për dhënien me koncesion të Portit Turistik të Limionit u shpall në 1 gusht të vitit 2019. Pas zhvillimit të procedurës, në 21 tetor 2019 Ministria e Infrastrukturës shpalli fituese të koncesionit ofertën e paraqitur nga kompania Marina Limion, që parashikonte një investim për 11 milionë eurosh për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.

Kontrata është negociuar për gati 1 vit dhe në 23 qershor të vitit 2020 MIE ka nënshkruar me dy kompanitë fituese marrëveshjen e koncesionit. Nuk dihet nëse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar aprovimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen e një porti turistik në zonën bregdetare të Bazës së Sarandës. Por koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte fshirjen totale të Bazës së Sarandës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes.

Harta e bazës detare të Sarandës

Një muaj pas firmosjes së kontratës së koncesionit nga Ministria e Infrastrukturës, nje tjetër ministri, ajo e Financave nënshkroi një tjetër kontratë me të njëjtat kompani. Këtë herë për të dhënë me qira afatgjatë territorin tokësor të Bazës për të ndërtuar aty hotele dhe vila. Kontrata e qirasë u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Fkotës. Pas dy vitesh hetime, një javë më parë, me kërkesë të SPAK, Gjykata udhëroi bllokimin e kontratës së qirasë dhe vendosjen e Bazës në sekuestro preventive.

Por edhe pse baza është e sekuestruar, kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve është ende aktive. Madje dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë të Portit që do të ndërtohet me koncesion ne territorin ujor të Bazës.

E gjithë qeveria në lojë

Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka thirrur për të pyetur një sërë zyrtarësh të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për kontratën që dha me qira bazën e Sarandës. Kontrata e lidhur në korrik të vitit 2020 dha me qira afatgjatë 265 mijë metër katrorë tokë, përfshirë 40 mije metër të bazës detare, tek dy kompanitë private për ndërtimin e një resorti turistik.

Të gjitha hetimet e SPAK janë përqëndruar tek kjo kontratë qiraje. Por skandali i Bazës është shumë më i gjerë dhe përfshin disa ministri njëherësh. Pasi përpara kontratës së qirasë, që bllokoi SPAK, qeveria e kishte dhënë me koncesion të gjithë zonën bregdetare të bazës duke bllokuar daljen e saj në det.

Ligji shqiptar nuk parashikon koncesion për pronat e ushtrisë. Kjo e bën edhe më të nxehtë çështjen e kontratës së koncesionit për ndërtimin e portit të jahteve në territorin bregdetar të bazës. Nuk dihet nëse hetimet e SPAK do të zgjerohen edhe tek kontrata e Ministrisë së Infrastrukturës. Por ajo që dihet është se në privatizimin e bazës së Sarandës janë përfshirë shumë ministri.

Etiketa: #SPAK#boldnewsbaza detare e sarandesKlodian Tomorriolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

10:24 : 17/06/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

18:54 : 07/05/2026
AKTUALITET

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

19:13 : 23/04/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ligji për portet turistike plaçkitje! Po propozohen nga deputetë anonimë

19:28 : 09/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
Para

“Bëra s*ks 3 ditë para se të hyja në BBVIP”/ Kush është ish e dashura e Luizit, i menaxhon dhe Instagramin?

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet