• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Bëra s*ks 3 ditë para se të hyja në BBVIP”/ Kush është ish e dashura e Luizit, i menaxhon dhe Instagramin?

20:22 : 19/03/2023
në SHOW BIZ

Kanë kaluar më shumë se 80 ditë që nga nisja e edicionit të dytë të “Big Brother” dhe duket se tashmë, ndjekësit janë pozicionuar si fansa në krah të personazheve të lojës.

Lehtësisht e kuptueshme është mbështetja masive që Luiz Ejlli ka brenda lojës, i cili duket se ia ka dal që të fitojë zemrën e shqiptarëve.

Ai nuk gjeti vetëm shumë fansa, por edhe dashurinë. Historia e tij e dashurisë me Kiarën, është padyshim një nga raportet më të ndjekura, por duket se jo gjithçka është kaq romantike sa duket.

Vetëm pak javë më parë, qarkulloi në media një lajm për raportin që këngëtari shkodran kishte lënë jashtë shtëpisë, pak javë se të bëhej pjesë e lojës. Ndonëse lidhja që Luizi kishte lënë jashtë nuk ishte diçka serioze, miqtë e afërt kanë zbuluar se e kanë shoqëruar shpesh çiftin në tavolina të ndryshme.

Jurgena sipas personave që e njohin nga afër, është edhe ish-partnerja e Luizit, që prej disa kohësh frekuentonin së bashku. Para futjes në lojë, këngëtari i ka besuar edhe menaxhimin e tij në rrjetet sociale, por natyrisht pa e ditur se kjo eksperiencë do t’i jepte shumë famë, por edhe një dashuri, çfarë nënkupton edhe ndarjen nga ajo.

Lexo edhe:

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit, dosja kalon në Gjykatën e Lartë

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”/ Rrëfimi tronditës i Luizit: Mendoja se s’do krijoja familje…

Por teksa historia me Kiarën është në ditët më të arta, me plane bashkëjetesë e fëmijësh, historia e tij ka dalë edhe njëherë në sipërfaqe. Bëhet fjalë për Jurgenën, vajzën e famshme që vetë artisti e ka përmendur në lojën e “Big Brother”.

Ai ka thënë se është një vajzë me emrin Jurgena që i menaxhon “Instagram”-in dhe nga ana tjetër gjatë lojës me pyetje ai është përgjigjur se ish e dashura e tij e fundit quhet Gena. Dy miqtë e tij më të mirë, Mario Deda dhe Joni Ndoja të ftuar në “Fun Club” thanë se ata nuk e njohin ish të dashurën e tij, ndërsa kanë pasur kontakt me Jurgenën që i menaxhon “Instagram”- in.

“Jurgena është shoqja e Luizit që i mban ‘Instagram’-in. Unë kam kontaktuar me të. Genën unë nuk e njoh”, kanë thënë miqtë e këngëtarit, duke mos dashur të japin më shumë detaje rreth kësaj historie.

E duket se teksa mediat po “shpërthejnë” nga lajmi i historisë së Jurgenës me Luizin, vajza në fjalë që i menaxhon “Instagram”-in, ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, duke mos folur publikisht as në llogarinë e Luiz Ejllit në lidhje me këto spekulime.

Faqja e këngëtarit, është ndër më aktive, duke publikuar shpesh postime dhe “story”, kryesisht rreth rrugëtimit të tij brenda lojës.

 

1 nga 18
- +

Ajo që të gjithëve na bie në sy është fakti që rrallë faqja e tij ka postime me Kiarën. Edhe kur dinamikat në shtëpinë e “Big Brother” kanë përfshirë çiftin, si në debate, ashtu edhe episode romantike, faqja që menaxhohet nga Jurgena nuk i ka pasqyruar në adresën e tij.

Krejt ndryshe nga adresa e Kiarës, që shpeshherë publikon foto me Luizin dhe dedikime romantike për të. Vetë këngëtari ka folur disa herë për këtë raport, por në mënyrë shumë sporadike, duke mos e cilësuar lidhjen e tij si diçka serioze. Në lojën e organizuar me meshkujt e shtëpisë, ai u pyet se kur kishte bërë seks për herë të fundit. Këngëtari u përgjigj shkurtimisht se 3 ditë para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”.

Megjithatë, ai nuk preferoi të fliste më shumë në lidhje me detajet e kësaj eksperience. Më tej, ai ka treguar që nuk ka qenë asnjëherë i fejuar. Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave te lajmet jo të duhura, problem ky për artistët që e kanë të ekspozuar jetën private, por edhe për publikun që i serviren lajme të tilla.

“Mua më kanë bërë të fejum e të martumë e me fëmijë e me gjithësend, por mirë i them unë vazhdo”, tha Luizi.

Por, për Jurgenën, ai ka preferuar t’i referohet si një mikeshë që i ka besuar “Instagram”-in, duke qenë se vetë nuk ishte marrë kurrë. Nga ana tjetër, miqtë e afërt të këngëtarit, pak dinë në lidhje me këtë histori, duke qenë se lidhja e tyre ka qenë e re dhe konsumohej gati “fshehurazi” syve të tyre.

E për rrethin e ngushtë, të shpeshta kanë qenë takimet me këtë çift, pak para futjes së Luizit në “Big Brother”. Që pasi Luizi u surprizua nga dy miqtë e ngushtë në “Big Brother VIP”, Jon Ndoja dhe Mario Deda kanë qenë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tyre apo detaje të pazbuluara më parë për këngëtarin.

Dyshja kanë treguar së fundmi se çfarë u ka deklaruar këngëtari një javë para se të bëhej pjesë e lojës. Madje ata kishin dhe një mesazh për të gjithë fansat e Luizit që janë shprehur kundër Kiarës dhe veprimeve të saj ndaj partnerit, brenda BBV. Ata kanë shprehur maksimalisht mbështetjen që kanë për mikun e tyre dhe për lojën që ai po bën brenda “Big Brother VIP” dhe pak javë më parë ata i bënë atij edhe një surprizë brenda shtëpisë.

“Kur u futëm në shtëpi, nuk kishim shumë emocione, por kur erdhi Luizi ndryshoi gjithçka. Pamë një njeri të madh para nesh, ishte rritur, kishte marrë një hije të rëndë. E kisha frikë edhe unë, imagjino ata të shtëpisë. Se sa është përmasa nuk e dimë ende se nuk ka statistika. Luizi ka fituar ‘Ethet’ dikur dhe ka qenë orar ‘prime time’, ka fituar edhe disa festivale, ka shkuar në ‘Eurovizion’.

Atij nuk i ndodh rastësisht kjo. Raporti që ata kanë është zgjedhja e tyre. Ne e shohim shumë bukur për sa kohë që ai është i lumtur, ka gjetur një partnere që e ruan, e tërheq ndonjëherë. Është bukur kur ai e mbron, e dashuron ashtu. Ne na shkruajnë njerëzit, kanë lënë punët e tyre për t’u marrë me ‘BBV’ dhe Luizin. Ky është efekti i Luizit, nuk është rastësi.

Ai e ka nivelin e inteligjencës shumë të lartë. Më ka thënë një javë para se të hynte që do ta shtynte sa më shumë që të rifitojë edhe njëherë popullaritetin dhe t’i kthehet muzikës. Por me këtë që i ka ndodhur aty brenda, ai mund të merret me shumë gjëra të tjera”, u shprehën miqtë e këngëtarit./PanoramaPlus

Etiketa: big brother vip albania 2Kiara Titoluiz ejlli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit, dosja kalon në Gjykatën e Lartë

16:45 : 17/02/2026
SHOW BIZ

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”/ Rrëfimi tronditës i Luizit: Mendoja se s’do krijoja familje…

13:19 : 09/02/2026
SHOW BIZ

“Më kanë shkruar prindërit e disa banorëve…”, Luiz Ejlli hyn sonte në “BBV”! Ç’pritet të ndodhë?

16:47 : 07/02/2026
SHOW BIZ

Luizi sërish në BBV? Ja çfarë thotë Kiara Tito

15:41 : 06/02/2026
SHOW BIZ

Egla Ceno ironizon Luiz Ejllin: Ah, si s’kam edhe unë një burrë që…

20:30 : 23/12/2025
AKTUALITET

Shënjestra e atentatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin, këngëtari i qëndron “mbi kokë” në spital

11:56 : 09/09/2025
Para

Finem i shpreh pëlqimin publikisht këngëtares shqiptare: Do i jepja puthjen e parë!

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom