• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Studimi: Cigaret elektronike më të dëmshme për mushkëritë sesa duhani tradicional

09:15 : 19/03/2023
në BOTA

Në Itali qeveria po diskuton mbi një projektligj që synon të zgjasë ndalimin e pirjes së duhanit edhe jashtë ambienteve të mbyllura, në rastet kur mungon në një lokal një zonë e rezervuar për duhanpirësit. Nëse miratohet, projektligji do të forcojë ndalimet kundër duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike.

Ndërsa dëmet e duhanit njihen prej vitesh (konsumimi i vazhdueshëm mund të jetë shkaku i të paktën 27 sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri), njerëzit kanë vitet e fundit një pasion të zjarrtë për cigaren elektronike. Madje ka nga ata që konsiderojnë atë si një ”mjet për të lënë duhanin”.

Por të tjerë i konsiderojnë edhe më të dëmshëm se sa duhani tradicional. Këtë të fundit e mbështesin studime gjithnjë e më të thelluara. Siç rezulton nga një studim i kryer së fundi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, duket se përdorimi kronik i cigares elektronike nxit edhe dëmtime serioze në sistemin kardiovaskular si hipertensioni dhe trashja e mureve të arterieve (faktor rreziku për infarkt miokardi dhe goditje në tru).

Duhet pasur parasysh se përdorimi i cigareve elektronike është rritur jashtëzakonisht shumë në dekadën e fundit, sidomos në mesin e shumë të rinjve (sipas një sondazhi të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, 41.5 për qind e nxënësve të moshës 14-17 vjeç i përdorin ato).

Një tjetër studim i udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë Perelman e Universitetit të Pensilvanisë në SHBA, krahasoi mushkëritë e duhanpirësve tradicionalë me ato të përdoruesve të cigareve elektronike, duke zbuluar se këta të fundit kanë nivele shumë më të larta të inflamacionit të mushkërive se të parët.

Lexo edhe:

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

“Fotoja është e vjetër, ja dërgova dhe Ramës”/ Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin me cigare

Rezultatet e studimit u publikuan në “Journal of Nuclear Medicine”. Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë ekzaminuan dhe krahasuan mushkëritë e 5 duhanpirësve të cigareve elektronike, 5 duhanpirësve të cigareve dhe 5 jo-duhanpirësve duke përdorur tomografinë me emetimin e pozitroneve (PET).

Kjo teknologji, e përdorur zakonisht për diagnostikimin e kancerit, zhvillohet me anë të një radio-ilaçi që administrohet në mënyrë intravenoze në parakrah, që përmban një molekulë (ose gjurmues) që harton procesin patologjik që synohet të analizohet.

Në këtë rast, gjurmuesi lidhet me një enzimë të quajtur “sintazë e induktueshme e oksidit nitrik” ( iNOS), e cila është e përfshirë në prodhimin e trupit të oksidit nitrik (një gaz që shkakton inflamacion). Njerëzit me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) kanë zakonisht nivele të larta të inflamacionit dhe iNOS.

Në këtë mënyrë, enzima u zbulua nga marrësi i radioaktivitetit dhe imazhet u krahasuan më

Pas, për të përcaktuar se sa gjurmuesi ishte lidhur me enzimën në mushkëritë e duhanpirësve, përdoruesve të cigareve elektronike dhe jo duhanpirësve.

Studimi zbuloi se përdoruesit e cigareve elektronike, kanë nivele dukshëm më të larta të iNOS sesa jo duhanpirësit dhe përdoruesit e cigareve të zakonshme. Studiuesit analizuan edhe shënuesit e inflamacionit në gjak, por nuk gjetën dallime midis tre grupeve.

“Megjithatë pirja e cigareve elektronike, ka më shumë të ngjarë të dëmtojë mushkëritë në një periudhë afatgjatë, bazuar në sinjalet e rrezikut afatshkurtër që u shfaqën në këtë studim”- theksohet në studim. Është e vërtetë, që bëhet fjalë për një studim i vogël.

Ndaj kërkohen kërkime më të gjera për të verifikuar këto gjetje, dhe madje për të siguruar statistika më të qëndrueshme. Megjithatë, është gjithnjë e më e qartë se cigarja elekronike është po aq e dëmshme sa tymi i duhanit të zakonshëm, në mos më shumë.

Pse duhet ta lini duhanin

Siç nënvizohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lënia e duhanit sjell një sërë përfitimesh të menjëhershme dhe afatgjata për trupin për të gjithë duhanpirësit:

– Brenda 20 minutave ngadalësohen rrahjet e zemrës dhe bie presioni i gjakut;

– Pas 12 orësh niveli i monoksidit të karbonit në gjak rikthehet në nivele normale;

– Nga 2-12 javë pas lënies së duhanit përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe rritet funksioni i mushkërive;

– Nga 1 deri në 9 muaj pas lënies së duhanit, reduktohet kolla dhe gulçimi;

– Pas 1 viti përgjysmohet rreziku i sëmundjes koronare, në krahasim me atë të një duhanpirësi;

– Pas 5-15 vjet pas lënies së duhanit, rreziku i goditjes në tru reduktohet në të njëjtin nivel me atë të një jo duhanpirësi;

– Pas 10 vjetësh rreziku i kancerit të mushkërive bëhet sa gjysma e atij të duhanpirësit, ndërsa zvogëlohet rreziku i kancerit të gojës, fytit, ezofagut, fshikëzës, qafës së mitrës dhe pankreasit;

– Pas 15 vitesh rreziku i sëmundjes koronare të zemrës, është i ngjashëm me të dikujt që nuk ka pirë kurrë duhan.

Etiketa: cigareelektrikestudimi

Lajme të lidhura

BOTA

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025
AKTUALITET

“Fotoja është e vjetër, ja dërgova dhe Ramës”/ Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin me cigare

15:34 : 23/09/2025
AKTUALITET

U fotografua me cigare në ambiente të mbyllura, Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

16:22 : 22/09/2025
BOTA

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025
NDRYSHE

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

20:12 : 06/08/2025
AKTUALITET

Vila e apartamente/ SPAK u sekestron 21 pasuri me vlerë 9.3 mln euro grupit të kontrabandës së cigareve

18:35 : 29/07/2025
Para

Edhe Getinjo ka dy fjalë për Luizin (FOTO)

TË GJITHA

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

17:23 : 07/10/2025

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

17:06 : 07/10/2025

Silvinjos nuk i dalin llogaritë, fton dy talentet e Tiranës në grumbullimin e Kombëtares

16:49 : 07/10/2025

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com