• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komentet seksiste të “shefave epshorë” dhe Rrumbullaku me dy standarde

23:05 : 18/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

I vendosur nën trysninë e opinionit publik, mbi komentet seksiste ndaj një vajze të mitur të denoncuar të zhdukur, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, vendosi pezullimin nga detyra 30 ditë për shefin e antikrimit në komisariatit 1, Rustem Dervishi, ndërsa fali shefin e komisariatit Petrit Halo dhe padyshim dhe “dorëputhësen” e Ramës, efektiven Ina Nuka.

Që të tre u përfshinë në një bisedë në kapërcim të kufijve të perversitetit dhe seksizmit ndaj së miturës e cila ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj. Ndërsa prindërit prisnin “lajmet e mira” nga “policia që duan”, tre efektivët e nivelit të lartë bënë atë që nuk duhet, duke nisur komentet aspak etike në grupin e punës në aplikacionin Whatsapp. Burrat e frustruar edhe seksualisht që mbajnë veshur uniformën e policisë së shtetit, nuk i përmbajtën komentet e ndyra, duke përmendur “parakolpin”, (gjoksin) e së miturës, “vitprodhimin” (moshën), apo ironi të tjera që në çdo rast ishin “epshe”, të cilave iu bashkua “policja më e njohur” në vend, Ina Nuka.

E gjithë biseda është tërësisht fyese ndaj një vajze të shpallur të zhdukur dhe protagonistë janë që të tre efektivët. Mirëpo ditën e djeshme, kreu i Policisë së Shtetit mori një vendim që deri diku ishte i pritshëm, duke marrë në konsideratë mënyrën si funksionon kupola me gjoksin e graduar.

Lexo edhe:

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit, dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Minimalisht që të tre duhet të pezulloheshin nga detyra, por u gjet personi me më pak “miq” për tu bërë shembull, për disa arsye. Kryepolici Rrubullaku pak ditë pasi mori detyrën emëroi në Komisariatin 1, të besuarin e tij Petrit Halo. Majën e komisariatit nuk e preku, por njëkohësisht nuk shkoi më larg, pasi “largqoftë” mund të merrte ndonjë masë disiplinore për policen Ina Muka, atëherë spaletat e rënda në supet e Rrubullakut mund të “lëviznin lehtë” nga dy njerëz shumë të mëdhenj; kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Vetë Rama, i përkulur gati në gjunjëzim, u shfaq pesë vite më parë duke puthur duart e efektives së Repartit Shqiponja, Ina Nuka.

Gjithçka lidhej me një incident të rëndë të ndodhur në protestën e banorëve të Unazës së Re në nëntor të vitit 2018, të cilët u përplasën me forcat e policisë. Një kapsollë u hodh nga protestuesit në qafën e Nukës dhe në tentativë për ta larguar i shpërtheu në duar, duke humbur pjesën e sipërme të gishtit të madh.

Pikërisht ai gisht u kthye në histerizmin qeveritar. Vetë Rama u kujdes që të kryhej operacioni i specializuar për gishtin efektives dhe i shërbeu për të përdorur gishtin e tij tregues (me thonj të gjatë), ndaj opozitës dhe protestuesve. Kësaj shfaqje nuk kishte si t’i mungonte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili si një “babaxhan” dhe personazh i “dhimbsur”, mendoi sesi një “femër pa gishta” do të gjente burrë e më pas të krijonte familje.

“Nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatërruar jetën dhe dashtë Zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj, duke rrudhur buzët para kamerave që i kapnin edhe gishtin e tij të madh, në duart që kurrë si ndalojnë kur flet.

Tullumbacja e tejfryrë e një propagande qeveritare zgjat, por ka një moment që shfryhet. Ironikisht efektivja Nuka në profilin e saj mban foton ku Rama shfaqet duke i puthur duart, pasi ajo u kthye në detyrë. Padyshim që një vajzë e re në nisje të karrierës së saj ku ndodhet para bombardimit me propagandë, duke u begenisur nga kryeministri dhe kryebashkiaku, merr eufori. E falshme deri diku euforia e saj, por është e pafalshme sesi një femër komenton një femër tjetër, për tu futur në gojën e eprorëve meshkuj.

Çdo gjë po i lihet kohës që të kalojë, që një skandal të mbulojë një skandal tjetër për të bashkëjetuar me skandalet duke i konsideruar si normale. Paradosalisht hetimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje të rëndë të gatuar në komisariatin nr 1 do e marrë në duar Ardi Veliu. Pikërisht ky personazh i cili prej shumë vitesh ka ngatërruar me dëshirë garderobën, duke hequr uniformën e policisë së shtetit dhe veshur kostumin e pushtetit. Ndërsa në hall për momentin janë edhe Rama me Veliajn që u investuan kaq shumë për duart e polices Nuka, që për fat të keq po ato duar i përdori për të komentuar në mënyrë seksiste një vajzë të zhdukur, ndoshta për të vetmen arsye që tu shkonte nga pas epshorëve shefa.

1
2
3
4
Etiketa: Edi Ramaina nukakomentet seksistemuhamet rrumbullakupetrit halopoliciarustem dervishi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit, dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:56 : 17/07/2025
AKTUALITET

Arratiset një i burgosur shqiptar në Zvicër

14:50 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kapet në flagrancë duke vjedhur dyqanin në Mamurras, policia arreston 36-vjeçarin

14:49 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
Para

Vuçiç flet pas negociatave me Kurtin në Ohër: Ka një lloj marrëveshje

TË GJITHA

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

08:11 : 18/07/2025

Temperatura deri në 35 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

08:05 : 18/07/2025

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com