• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Ambasadori i Britanisë, ka bashkëpunuar me Ramën për të më dëmtuar

18:07 : 18/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjatë një bashkëbisedimi me emigrantët shqiptarë në Britani, kreu demokrat Sali Berisha foli për përpjekjet që sipas tij ambasadori i Britanisë së Madhe ka bërë për ta dëmtuar atë.

Në këtë lojë, sipas Berishës ka qenë Yuri Kim, e cila pasi mori urdhër nga Blinken, u kërkoi përfaqësuesve të tjerë të bashkëpunojnë me të.

“Në këtë shkallë korrupsioni është dhe Yuri Kim. Korrupsionin e saj e kam denoncuar me keqardhje të thellë, se nuk më vjen mirë që të atakoj kështu përfaqësuesin e SHBA-së. E bëj këtë sepse kjo së bashku më Edi Rama ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, ka shkelur çdo ligj për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Pa asnjë fakt, Anthony Blinken më shpalli non grata, zonja në fjalë u kërkoi zyrtarëve të tjerë të solidarizohen po mori një jo të thatë, jo vetëm aq po dhe shkaqet, ku së pari diplomatët i thanë asaj që nuk na keni pyetur dhe nuk keni prova dhe së fundmi e keni marr këtë vendim për të ndihmuar Ramën që ta lëjë vendin pa opozitë.

Po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë, veproi dhe ambasadori i BM, edhe ky është një lloj Mc Gonigali që ka mashtruar qeverinë e Madhërisë së tij, në çdo gjë që i ka treguar për mua. Do t’i bëjë publike trillimet e ulëta, po BM është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh te drejtësia e vendit ku jeni ju. Ky diplomat i korruptuar vazhdon të mashtrojë qeverinë e vetë se unë gjoja sulmoj qeverinë e madhërisë, gjë që nuk e kam bërë. Pas shpalljes nongrata dhe vendimit të Lulzim-Bravës për largimin tim ky u angazhua, fshehtas thërriste një nga një deputetët e Rithemelimit t’i kthente kundër meje. Përpiqej me çdo kusht që opozita shqiptare mos të ishte një opozitë e vërtetë”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

Berisha po ashtu ka akuzuar qeverinë Rama për përfshirje në grupe kriminale dhe përmendi me radhë ngjarjet e rënda që kanë ndodhur. Berisha e akuzoi Ramën për vjedhje, duke thënë se 80% e buxhetit grabitet.

“Një javë më parë arrestohej një lehonë me një foshnë 8 ditëshe për një gjobë. Një javë më parë u ekzekutua një zonjë në banak, që punonte dy punë dhe mbante mbesën, prej bandave, ku një nga anëtarët e tyre u la i lirë nga policia. Në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje. Liritë e tyre janë të nëpërkëmbura. Kjo është një anë, ana tjetër është çfarë ndodh me pasuritë e tyre.

Sot buxheti i shqiptarëve, në masën 80-90% vidhet nga kjo qeveri. Do të thoni ju me të drejtë, si mundet, si ndodhë? Thjeshtë, çdo punë publike që kryhet në Shqipëri, bëhet me një çmim, 6-8-10 herë më të shtrenjtë, sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike. Kështu në rast se 1 km rrugë në fushë në Gjermani ndërtohet me 2-3 mln euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 mln euro. Në rast se një shkollë ndërtohet me 700 mijë euro sipas standardit, në Tiranë ajo ndërtohet me 6 mln euro.

I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Të njëjtëin fat kanë edhe pasuritë publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira, digat tona kanë qenë plot. Shqipëria sot falë HEC-eve private prodhon 2 miliardë kilovat orë energji elektrike më shumë se nevoja totale e saj. Megjithatë çfarë ndodh? Këta qeveritarë zbrazin digat, shesin energjinë në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta qesharake, dhe pastaj këta sekserë e shesin në bursë me çmime 3-5-6 herë më të larta dhe këto para i ndajnë me qeveritarët.”, tha Berisha.

Etiketa: BerishaBritaniyuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
BOTA

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

19:29 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
BOTA

“Blindohet” Londra, vizita e Trump të martën nën masa ekstreme sigurie

18:11 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
Para

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë marrëveshjen për grurin! Vendet e varfra do të ndihmohen

TË GJITHA

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025

Inteligjenca Artificiale fiton medalje ari në programim, Google DeepMind e quan revolucion historik

22:17 : 17/09/2025

Izraeli i kthehet sërish sulmeve në Liban, dy të vdekur nga goditja me dron

22:01 : 17/09/2025

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

21:46 : 17/09/2025

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com