• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha zbulon prapaskenat e arrestimit të Lefter Allës: Shkeli “urdhrin” e Ramës!

12:50 : 17/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar prapaskenat e arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Allës i cili akuzohet nga SPAK-u për abuzime me tender rreth 2 milionë euro.

Gjatë një konference për mediat, Berisha ka zbuluar se Lefter Alla u arrestua 5 orë pasi deklaroi se do të rikandidonte në Bashkinë e Bulqizës. Kryebashkiakut socialist, Berisha i vendosi epitetin “Narkotrafikanti i Bulqizës”, për të cilin tha se ishte unik në botë për sistemin e tij për të vjedhur, ndërsa dosjet sipas tij flinin në SPAK.

Berisha na tregon se Lefter Allës iu vendosën prangat pasi nuk pyeti Edi Ramën kur deklaroi se do të rikandidonte në zgjedhjet e 14 majit.

“Rama është fund e krye i zhytur. Uashington Post thoshte se Rama është i përfshirë në skandale dhe afera për të cilat ai duhet të përgjigjet para drejtësisë amerikane dhe asaj shqiptare. Fushata po ecën me një ritëm dhe me një entuziazëm të veçantë. Kandidatët e shpellës apo të dajakut janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite. Siç e shihni nuk dalin dot me qytetarët.

Siç e shihni, janë të pranishëm vetëm në montime dhe manipulime të turpshme televizive. Ndiqeni fushatën e Veliajt, nuk shihni qytetarë aty por vetëm figurantë dhe truke televizive. Të tjerë nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë arrestohen brenda orëve. Narkotrafikanti i Bulqizës kishte dosje palë-palë prej 4 vitesh, i denoncuar për vjedhje. Ishte unik në botë sistemi i tij për të vjedhur. Vjedhje të tëra me radhë dhe gjembi nuk i futej në këmbë. Në momentin kur deklaroi se do të rikandidonte dhe s’do pyeste partinë, iu vunë hekurat pas 5 orësh. Iu servir kjo si akt i drejtësisë së pavarur.

Lexo edhe:

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

Por është akt i drejtësisë politike që për 4 vite mbajti në sirtar dosjen e tij dhe s’bëri veprim. Ka një analogji të madhe midis arrestimit të tij dhe kontrollit të befasishëm që iu bë pas 1 mandati te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Organet ligjzbatuese, pa asnjë diskutim duhet të kenë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast kur lindin dyshime, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore. Jam njeri i që kam denoncuar veprat e Arbën Ahmetajt dhe kam bindjen se ka kryer një sërë veprash. Por ndaj tij dhe askujt tjetër s’mund të bëhen procedura antiligjore. Ahemtaj e kërcënoi Ramën. Ai kërcënoi Don Agaçin, Erion Veliajn dhe tani nuk merrem me thelbet, por bëjnë kontrolle pa autorizime, të paligjshme. Por janë bërë qëllimisht të tilla, për të dalë se gjetën vibratorë. Më faqezi se këta s’ka. Edi Rama këtë donte të dilte”, tha Berisha.

  • Berisha: Rama po paraqitet si ‘kokë turku’ në aferën McGonigal

Kryedemokrati Sali Berisha, tha se kryeministri Rama është shndërruar në turpin e botës dhe sthon më tej se mediat botërore po e damkosin me epitete nga më të rëndat.

I ndalur tek afera McGonigal, ai tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet të hiqet si ‘kokë turku’ pasi e ka kuptuar si ka amrrë fund.

“Fundjavën e kaluar kam bërë takime në Korçë, Belsh, në shumë zona të tjera, kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje. Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores mbi monizmin, ndonëse këto janë zgjedhje lokale. Shpreh falënderimet më të përzemërta për qytetarët e Korçës, Pogradecit, Mirditës, Lushnjes për këtë besim të madh që po shprehin tek PD për këtë revoltë të vërtetë që ndjejnë ndaj makinacioneve të turpshme të Edi Ramës dhe të të dy pengjeve të tij. 

Shqiptarët po kuptojnë se cili është morali i atij që është sot kryeministër dhe është shndërruar në turpin e Shqipërisë, Europës dhe Shqipërisë së lirë për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë, po e damkosin me epitete nga më të rëndat. 

Afera e McGonigal ishte një goditje, ndaj këtij. Edi Rama u tha këto ditë mediave të huaja se ai ën aferën e McGonigal ishte kokë e turkut. E kupton vetë se ka marrë fund, por përpiqet të hiqet si kokë turku. Rekrutoi në korrupsioni krye-zbuluesin e SHBA. Është përgjegjës, bashkë me Deripaskën, kryesor për qëllime të ndryshme në rekrutimin e krye-zbuluesit të SHBA-ve. Të dhëna tronditëse ka sjellë dje në media , ish-presidenti i Dhomës Shqiptare Amerikane të Tregtisë, që denoncoi publikisht Edi Ramës. 

Investitorë amerikanë janë përzënë nga Shqipëria dhe fushat e naftës i janë dorëzuar gazpromit rus. Deripaska ka marrë deri në 2022 pagesa me 6 sipërmarrje në Shqipëri. Por përzënia e investitorëve amerikanë dhe zëvendësimi I tyre me investitorë rusë, përveç orientimit strategjik shumë të gabuar dëshmon se Rama dhe McGonigal kanë marrë valixhe me para ruse dhe janë paguar për licenca në të gjithë këtë aferë. Ata që kanë humbur janë shqiptarët që do të paguajnë gjobë. Rama është i zhytur fund e krye, unë do të thoja deri në flokë, në skandale dhe afera që duhet të përgjigjet para drejtësisë”, tha Berisha.

Etiketa: Lefter AllaPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

17:32 : 30/06/2025
Para

Kontrollet te vila e partneres së Ahmetajt, Berisha: Vetëm sepse kërcënoi Ramën

TË GJITHA

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025

I dha 10 mijë euro me fajde një personi, detaje nga arrestimi i policit! I mbante peng makinat

11:40 : 06/07/2025

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

11:22 : 06/07/2025

EMRI/ Iu jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, arrestohet polici në Elbasan

11:20 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com