• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dorëzuan naftën te rusët”, Crawford: Rama humbi arbitrazhin, e shpalli si fitore

22:00 : 16/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, ka bërë një rrëfim tronditës për gazetarin amerikan e njohur Zev Shalev.

Crawford tregon se si ish-agjenti i diskredituar i FBI-së, Charles McGonigal, jo vetëm që nuk loboi te Edi Rama që fushat e naftës në Shqipëri të mos shkonin te rusët, por ishte vetë i lidhur me rusët e Gazprom.

McGonigal madje punoi me Edi Ramën që fushat e naftës t’u hiqeshin biznesmenëve amerikanë dhe të shkonin për llogari të një kompanie të Gazprom, e lidhur me McGonigal dhe agjentin tjetër të FBI, Mark Rossini.

Në rrëfimin e tij, Mark Crawford tregon fillimisht se janë disa fusha nafte në Shqipëri. Më e madhja ishte nën kontrollin e një kompanie kanadeze. Kurse tri më të vogla, në Gorisht, Cakran dhe Ballsh ishin nën kontrollin e biznesit amerikan.

Pikërisht për këto tri fusha të vogla nafte nisi të interesohej një nga miliarderët më të njohur amerikan në fushën e naftës. Crawford thotë se bëhet fjalë për biznesmenin nga Teksasi, Malone Mitchell. Mitchell është në listën e miliarderëve të Forbes dhe njihet si një person me lidhje të forta politike dhe një donator i madh i republikanëve.

Lexo edhe:

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Sipas Crawford, qëllimi i tij ishte të investonte në Shqipëri pasi mendonte se është një vend aleat dhe anëtar i NATO-s. Kompania e tij e njohur, TransAtlantic bleu kompaninë Stream Oil që kishte tri fushat e naftës.

Por këtu nisën pengesat. Crawford thotë se ishte entuziast që një miliarder amerikan po vinte për të investuar në Shqipëri. Madje takoi presidentin e kompanisë, i cili i tha menjëherë se dikush kishte hyrë në zyrat e tyre dhe ka thyer kompjuterët me çekiç.

Ishte një tregues se gjërat vetëm sa do vështirësoheshin. Crawford thotë se kur e sheh situatën tani, e kupton edhe më qartë se vështirësitë po u vinin nga rusët dhe agjentët e FBI-së që po punonin për llogari të tyre, duke përmendur këtu Charles McGonigal dhe Mark Rossinin. Qeveria shqiptare nisi një plan për të shtetëzuar këto tre fusha nafte, me qëllim që më vonë t’ua kalonte rusëve. “Ne nisëm një arbitrazh direkt në Zvicër,” tha Crawford.

“Shqetësimi është se nëse këta tipa ishin në gjendje të ndikojnë një agjent të FBI, ose korruptuar guvernatorin e Porto Rikos, siç bëri Rossini, a mund të ndikojnë ata edhe te arbitrazhi ynë? Nuk e di, arbitrat nuk janë zyrtarë të zgjedhur publikisht,” tha Crawford.

Ai zbuloi se në fakt, në arbitrazh e shënuan një fitore, por qeveria shqiptare e raportoi sikur kishte fituar ajo.

“Në fakt, një kompani me të cilën miliarderi amerikan është i lidhur, fitoi një gjykim të vogël, por shtypi shqiptar në mënyrë interesante raportoi ekzaktësisht të kundërtën, që qeveria kishte fituar. Dhe ata më pas i rrëshqitën fushat e naftës te rusët.

Kështu, menaxhimi i perceptimit të publikut, ishte se qeveria ka shkuar në arbitrazh, fituan dhe ia dhanë fushat e naftës një firme tjetër. Më vonë auditi i Ministrisë së Financave zbuloi se qeveria kishte humbur.

Me çfarë qetësie, qeveria, ministria e Energjisë, ua dorëzoi këto fusha një menaxheri të ri, sapo kishin humbur një arbitrazh, nuk e di…

Por nëse sheh shpenzimet dhe faktin që humbja e tyre nuk u mësua deri vonë, pasi u përfshinë McGonigal, Rossini dhe të tjerë këshilltarë, është shqetësuese sigurisht si amerikan që përpiqet të promovojë interesat amerikane, që jo vetëm duhet të luftojmë kulturën, gjuhën dhe probleme të tjera si çështjet e taksave, por duhet të luftojmë edhe FBI-në tonë kur jemi jashtë vendit, çka e bën shumë të vështirë të drejtosh një biznes,” rrëfen Crawford në mënyrë shokuese.

Etiketa: akuzanafteRama

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Vodhën 100 litra naftë dhe disa pajisje në një banesë, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutët, arrestohen

15:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
Para

Lala: Një pretendent për kandidat të PS në Durrës mori garanci në Dubai nga një bos krimi

TË GJITHA

Skema e TVSH-së, Braçe debat me Ministrin e Bujqësisë: Pupu këta se dinë fare, një tmerr!

15:51 : 17/11/2025

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com