• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arsenali i armëve/ Shtyhet pretenca për Muratin, si ju refuzua kërkesa për liri nga “burgu shtëpiak”

11:04 : 15/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shtyhet seanca e planifikuar për dhënien e pretencës ndaj Fatjon Muratit dhe Kristjan Gjinit, lidhur me arsenalin e armëve të gjetur në dy apartamente në kryeqytet, disa muaj më parë.

Shkak i shtyrjes së seancës në Gjykatën e Tiranës u bë mungesa e avokates të Kristjan Gjinit. E radhës u caktua të mbahet në datën 29 mars.

Në seancë u bë e ditur se disa javë më parë, Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 08:00 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20 për arsye shëndetësore, pasi do të kryente disa ekzaminime. Kërkesa kjo që është refuzuar nga gjyqtarja paraprake.

Masakra e Don Boskos

Çështja gjyqësore u risoll në vëmendje pas atentatit të ndodhur të Dielën e kaluar në zonën e Don Boskon në Tiranës. Gjatë mbrëmjes, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh drejt lokalit në pronësi të 32-vjeccarit Murati. Nga të shtënat mbeti e vrarë banakierja e lokalit, 58-vjeçarja Mimoza Paja, ndërsa nga ciflat e xhamit që u përhapën pas të shtënave u plagos mbesa e saj 10-vjeçare, prezente në lokal kur ndodhi ngjarja. Pesë persona të tjerë, mes tyre xhaxhai i 32-vjeçarit mbeten të plagosur nga plumbat.

Lexo edhe:

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike, gjykata e Tiranës refuzon Evi Kokalarin

Zhvati 50 mln € përmes Call Center-ave, shpallet në kërkim Granit Pepnika

Ngjarja dyshohet si hakmarrje ndaj Fatjon Muratit. Ky i fundit është pyetur për masakrën e ndodhur në Korrik të vitit të kaluar në Fushë-Krujë, ku u vra Brilant Martinaj – kushëri i Ervis Martinajt, dhe u plagosën dy persona të tjerë, Diklet Vata dhe Besmir Hoxha.

Për hetuesit, kjo ngjarje mund të lidhet me masakrën e Don Boskos.

Arsenali i armëve

I pari që u arrestua lidhur me arsenalin e armëve ishte Kristjan Gjini.

Sipas hetimeve, ai u vu në pranga pas një kontrolli rutinë të policisë në kryeqytet pasditen e 12 Korrikut 2022, që i gjeti në makinë një pistoletë. Kjo çoi më pas efektivët në kontrollin e dy banesave që 26-vjeçari rezultoi se i kishte marrë me qera në kryeqytet. Aty u zbulua arsenali i armëve.

Prova që çoi në shpalljen në kërkim të Fatjon Muratit ishin gjurmët e gishtave që u gjetën nga hetuesit në një valixhe të zezë, në një prej dy banesave. Brenda çantës, ishte një pistoletë.

Murati u arrestua në Tetor të vitit të kaluar, teksa u gjet në bordin e një makine të blinduar, bashkë me Indrit Doklen e Gentian Reçi.

Të tre u morrën në pyetje për masakrën e Fushë-Krujës. Dokle e Reçi u laruan më pas, ndërsa Fatjon Murati u mbajt në qeli pasi ndaj tij rezultoi aktiv urdhër-arresti për arsenalin e armëve.

Pas prangosjes, ai u la në qeli nga Gjykata e Tiranës, që dy muaj më vonë zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Sërish në arrati

Referuar vendimit të dytë, gjyqtarja argumentonte se në kushtet kur hetimi nga prokuroria kishte përfunduar, akuza nuk ka gjetur asnjë lidhje mes Fatjon Muratit dhe Kristjan Gjinit. E vetmja provë, argumentonte ajo, ishte gjurma e gishtit në valixhe, që sipas gjyqtares Migena Laska, nuk justifikonte mbajtjen e 32-vjeçarit në qeli.

Kështu u lirua nga qelia Fatjon Murati. Por masën e arrestit shtëpiak e shkeli sërish. Fakti u zbulua natën e 11 Marsit – kur ndodhi vrasja në Don Bosko. Efektivët shkuan në banesën ku duhet të kryente masën e arrestit shtëpiak, për të marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Por, nuk e gjetën aty. Në këto kushte, u shpall sërish në kërkim.

Në një njoftim zyrtar, policia konfirmoi se para kësaj date, verifikimi i fundit për respektimin e masën së sigurisë ishte bërë më 7 Mars. Asokohe, sipas bluve, gjithçka rezultoi në rregull.

Dyshimet, sipas burimeve pranë grupit hetimor, janë se Murati është larguar drejt Prishtinës e më pas ka marrë një fluturim drejt Turqisë nga aeroporti i kryeqytetit të Kosovës.

Etiketa: Fatjon Muratgjykata e tiranesKristjan Gjini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike, gjykata e Tiranës refuzon Evi Kokalarin

11:33 : 20/05/2026
AKTUALITET

Zhvati 50 mln € përmes Call Center-ave, shpallet në kërkim Granit Pepnika

16:59 : 18/05/2026
AKTUALITET

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së/ Gjykata refuzon Meremen

11:10 : 13/05/2026
AKTUALITET

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

15:42 : 06/05/2026
AKTUALITET

Sekuestrohet kompania “EURO-BETON 2005″, QKB urdhërohet të bllokojë asetet: Dyshime për pastrim parash

19:50 : 01/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 6 kompanive të ndërtimit

10:07 : 15/04/2026
Para

Blushi: Rama mbron bandat se me to erdhi në pushtet

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom