• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta ‘zbërthen’ arsyet se pse po ikin të rinjtë dhe nevojat e familjeve shqiptare

11:36 : 15/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Kemi një shoqëri të tronditur dhe një shtet jo funksional”, kështu është shprehur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një tryezë ditën e sotme ku në fokus është familja shqiptare dhe rreziqet me të cilat ajo ndeshet.

Meta, teksa foli për problematikat që ka sot vendi, u ndal te shpopullimi.

“Kemi një shoqëri të tronditur dhe një shtet jo funksional. Pa dashur që të përsëris disa nga vlerësimet që dha zonja Paskali, theksoj se familjet e qëndrueshme kanë jetëgjatësi më të lartë, e rrezik më të ulët të sëmundjeve mendore. fëmijët e këtyre familjeve kanë arritje akademike më të larta dhe më të përkushtuar në përmbushje të normave ligjore. Sot fatkeqësisht disa fëmijëve i duhet të përballen me probleme, si ndarja, divorci, ndaj familja jonë është e tronditur jo vetëm për këto arsye, por dhe për shkak të polarizimit. Një nga këto është dhe largimi, emigracioni, që në rastin tonë vlen termi shpopullim, në raport edhe me fqinjët. Nuk dua t’i kthehem shifrave dramatike, se këto i ndjejnë të gjithë. Dihen arsyet, të cilat janë që nga korrupsioni, mungesa e qeverisë në çdo drejtim dhe arsimimi jo cilësor dhe mungesa e mbështetjeve të të rinjve, dhe klima e paqëndrueshme e biznesit. Mungesa e shtetit ligjor i shtyn shumë të rinjtë për t’u larguar nga vendi.”, tha Meta.

Meta po ashtu u shpreh se familjen shqiptare ka nevojë për politika të drejtpërdrejta mbështetëse sociale, ku Bashkitë luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

Lexo edhe:

“Pati përplasje me prokurorin”, Lala tregon çfarë ndodhi në seancën për Ilir Metën

“Ilir Meta s’ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku”, avokati: Nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës

Ai listoi disa pika se si mund të arrihet kjo në kuadër lokal, duke kërkuar edhe politika mbështetëse lidhure me nënat e reja.

  1. Së pari, duhen ndërtuar çerdhe e kopshte sipas standarteve europiane. Fatkeqësisht, në Tiranë, në kryeqytetin e vendit, kemi zona të mbipopulluara, ku mungojnë kopshtet dhe çerdhet, apo ku prindërve ju duhet të humbasin kohë për t’i çuar fëmijët në çerdhen/kopshtin më të afërt.
  2. Duhet shtuar numri i çerdheve e kopështeve, që të mos kemi më grupe me 40 e më shumë fëmijë dhe ku kujdesi dhe vëmendja ndaj secilit prej tyre bëhet shumë e vështirë për edukatoret.
  3. Duhet të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre janë të sigurtë e të qetë në kopshte e çerdhe, ndërkohë që të dy prindërit punojnë. Për këtë nevojitet zgjatja e orarit të çerdheve dhe kopshteve.
  4. Për mirërritjen e fëmijëve tanë nevojitet rritje e cilësisë së ushqimit në çerdhe e kopshte, por edhe rritje e kontrolleve të cilësisë së ushqimeve nga strukturat përgjegjëse të bashkisë.

Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështetesim dhe nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse, rritje të numrit të konsultoreve dhe qendrave shëndetësore, që fatkeqësisht në Tiranë edhe pse popullsa është shumëfishuar, nuk janë shtuar, përkundrazi.

Po ashtu mbështetja e grave dhe vajzave, si pjesë thelbësore e familjes përmes fuqizimit të tyre ekonomik, politik e shoqëror brenda edhe jashtë familjes, luftës kundër dhunës ndaj tyre, dedikimit të programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë, mbështetjes së grave kryefamiljare, forcimit të ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit, rritjes së ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar, arsim më cilësor dhe ekonomi më e qëndrueshme janë disa nga prioritetet e Partisë së Lirisë në programin e saj.

Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:

  1. Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai)
  2. Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë)
  3. Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.
  4. Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.
  5. Të trefishohet bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).
  6. Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:
  7. Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.
  8. Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.
  9. Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.
Etiketa: bebefamiljeIlir Metambeshtetje te familjesPartia e Lirisepolitika fiskaleqytetareshpoullimte rinj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pati përplasje me prokurorin”, Lala tregon çfarë ndodhi në seancën për Ilir Metën

22:09 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ilir Meta s’ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku”, avokati: Nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës

14:48 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

Banori ankohen për transformatorin elektrik në pallatin ku jetojnë: Rrezikohet jeta e familjeve

21:10 : 23/06/2025
BOTA

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

21:48 : 22/06/2025
Para

U kap me 100 doza kokaine, pranga 22-vjeçarit shqiptar në Itali

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com