• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur revoltohen këta me vulë

11:52 : 15/03/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e revoltës së grupimit Alibeaj, për faktin se kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, nuk pranoi t’i regjistronte për garën e 14 majit, për të kuptuar se me ç’virus absurd tenton të infektohet debati publik.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Kryqëtarët e vulës duan edhe t’i grabisin Berishës përfaqësimin, duke pretenduar se në gjykatë kanë ende kryetar Bashën, por edhe të njihen nga KQZ, si një parti serioze nga e cila Basha ka dhënë dorëheqjen.

Pra e gjithë revolta e sotme e “PD” me vulë kundër Ilirian Celibashit ngjizet nga dyzimi që duan të jenë njëkohësisht një grupim edhe me Bashë edhe pa Bashë. Ata nga një anë e njohin ende për lider edhe nga ana tjetër e etiketojnë atë si e “shkuara e pakthyeshme”.

Nga kjo dyfytyrësi u prodhuan pastaj sulmet ndaj Celibashit. Dikush e etiketonte si vegël që kërkon eleminojë Alibeajn për llogari të regjimit; një tjetër e shihte si zgjatim të diktaturës komuniste; një i tretë si stonaturë në sfondin e një vendi anëtar të NATO dhe aspirant për BE.

Lexo edhe:

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

Situata bëhet më komike po të mendosh se bataretë vijnë nga ata që përfitojnë nga zemërgjerësia e Lindita Nikollës dhe që bashkojnë votat me Edi Ramën. Fabula e atyre që i janë vërsulur kryekomisionerit të zgjedhjeve i ngjan asaj të hajdutit që bërtet kapeni hajdutin.

Denoncimi i kësaj sjelljeje skizofrenike nuk ka lidhje fare, as me mbrojtjen e veprimeve të Celibashit, as me drejtësinë e akteve të tij. Ky i fundit e ka humbur rolin e arbitrit, që kur, për njëmijëenjë rrethana, u detyrua të linte jashtë zgjedhjeve atë që antarësia dërrmuese e PD-së ka zgjedhur për kryetar. Ai është delegjitimuar që kur nuk çertifikon dot kandidatët e primareve të cilët qytetarët i votuan si figurat që do rivalizojnë përfaqësuesit e rilindjes.

Njolla e turpit për Celibashin është se ai do vazhdojë të jetë kryegjyqtari i një procesi që ka diskriminuar opozitën reale.Por, në vend që në mjedisin politik të diskutohej për këtë skandal, aty po ushtojnë krismat në ajër të Alibeajt dhe të atyre pak idiotëve të dobishëm që i shkojnë nga pas. Ata nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje hipokrite. Janë po të njëjtit që anulluan votimet në PD, me gjoja arsyetimin se s’mund të mbaheshin kuvende anti amerikane, janë po ata që numëronin 5 mijë vetë, në një sallë që nxinte dy mijë, janë idem ata që përbetoheshin se selia e PD nuk kishte dyer të blinduara.

Është po ai grupim që këtë ditë vere po luan rolin e të revoltuarit fallco duke bërë zhurmuesin e problemit të vërtetë. Në këto zgjedhje përfaqësuesit e opozitës reale, nuk do të kenë as komisionerë, as financimin shtetëror që i takon, as kohën mediatike që i përcakton ligji. Ky është dhunimi i vërtetë i 14 majit. Dhe në vend që projektorët të fokusohen tek ky krim i autoktacisë ramiste, publiku duhet të dëgjojë qurravitjet e vulëmbajtësve se i paskan kanë rënë në qafë. E bukura është se ata bëjnë sikur e kanë seriozisht, sikur besojnë se përfaqësojnë shumicën, pasi kështu ndodh në një vend ku ka humbur turpi i të ndierit qesharak.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiKQZPDvula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

18:25 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

11:56 : 19/08/2025
RAJONI

Kosova drejt zgjedhjeve lokale, si do të procedohet me votuesit nga jashtë!

16:25 : 16/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
Para

Botërori 2030, shteti afrikan i bashkohet kandidaturës së Spanjës e Portugalisë

TË GJITHA

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com