• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD-ja jashtë zgjedhjeve? Celibashi zbulon ç’ndodh nesër në KQZ, komenton dhe KAS

21:59 : 13/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Mospërfaqësimi i dy grupimeve të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit me logon e selisë blu mbetet një pikëpyëtje e madhe e shqetësuese, të cilës pritet që KQZ t’i japë zgjidhje pasditen e nesërme.

Edhe pse KAS riktheu sot në Komisionin Qendror të zgjedhjeve dy ankimimet lidhur me vendimin e parë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të rrëzuar kërkesën për regjistrim, grupimi “Alibeaj” dhe kreu i PD, Sali Berisha do të kenë sytë e drejtuar nga ky institucion.

Pavarësisht se përfaqësuesit ligjor të grupit “Alibeaj” pretendojnë se dokumentacioni i tyre është i plotë, duket se Celibashi nuk ka ndërmend të lëshojë pe dhe kërkon me ngul dy firmat e Lulzim Bashës, në autorizimin për Enkelejd Alibeajn, Indrit Sefën dhe Gazmend Bardhin, por edhe deklaratën solemne të kryetarit të partisë.

Këtë la të kuptohej në një intervistë të dhënë sot në mbrëmje në emisionin “Log”, kreu i KQZ, i cili u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë ne. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti X duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugë-zgjidhje tjetër”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve dhe u përgjigj duke thënë: “Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit”.

I pyetur më konkretisht, nëse do t’i qëndrojë vendimit të parë që dha për të dy PD-të, Celibashi nënvizoi: “Di të them që plotësimi i dokumentacionit do duhet të bëhet në përputhje me vendimin. Do mbetet për t’u parë nesër për orën 16:00. Afati 48 orë ishte për PD-në, jo për KQZ-në. Nesër do e them vendimin”.

Sakaq, kreu i KQZ komentoi vendimin e KAS për ankimimin që bënë dy palët e PD-së përsa i përket regjistrimit për zgjedhjet vendore, duke e konsideruar qëndrim të drejtë.

“KAS në vlerësimin tim mori vendimin që duhet pasi vendimi i KQZ-së për t’i dhënë 48 orë kohë për plotësimin e dokumentacionit, nuk ishte një vendim i themelit. Ishte një vendim procedurial që i jepte një afat më të gjatë për të plotësuar dokumentacionin. Mbi këtë fakt, duke mos qenë një vendim përfundimtar, KAS vendosi që të mos marrë në shqyrtim.

Kërkohet që të respektohet ligji rigorozisht në pikëpamje të numrit të dokumenteve, llojet të dokumenteve. Ato janë parashikime të ligjit, është ligjvënësi për t’i vendosur këto rregulla. Përë KQZ detyrimi është për t’i respektuar si janë shkruar. Se çfarë pasoje juridike apo politike sjell ligji, kjo s’është përgjegjësi e KQZ-së. Për dikë mund të konsiderohet pa sens, por në fund të fundit, ata që kanë bërë ligjin, kjo ka sens”, deklaroi ai.

Etiketa: Ilirjan CelibashiKQZPartia Demokratikezgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Vokshi në EPP: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta

18:35 : 10/06/2026
AKTUALITET

Shkarkimi i Kreshnik Hajdarit, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

14:47 : 08/06/2026
AKTUALITET

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026
AKTUALITET

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

13:52 : 31/05/2026
Para

Vangjel Dule: Berisha do japë lajme të mëdha, ja si do jetë koalicioni opozitar

TË GJITHA

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet