• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD denoncon skandalin: Në Vaun e Dejës po blihen vota me paratë e ndihmës sociale

14:42 : 13/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike përmes deputetit të saj, Oerd Bylykbashi ka denoncuar një skandal që po ndodh në Vaun e Dejës ku sipas tyre po blihen vota me paratë e ndihmës sociale.

Partia Demokratike teksa publikoi dhe dokumentet që sipas saj faktojnë krimin zgjedhor, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendor.

Deklarata:

“Sot denoncojmë publikisht skemën e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës.

Siç dihet, një familje e varfër për të përfituar ndihmën ekonomike duhet të aplikojë në skemën e pikëzimit kombëtar. Më pas drejtoritë rajonale bëjnë përzgjedhjen sipas kritereve që përcaktohen me VKM 597. Familjet që mbeten jashtë sistemit të pikëzimit, mund të përfshihen nga Këshilli Bashkiak në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet fondit 6%.

Lexo edhe:

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

Por, çfarë ka ndodhur në Bashkinë Vau Dejës?

Me vendimin nr. 1 të 26 janarit 2022, Këshilli Bashkiak Vau Dejës ka miratuar kriteret për trajtimin me ndihmë ekonomike nëpërmjet fondit 6%, familjet të cilat nuk janë shpallur përfituese në skemën kombëtare të pikëzimit.

Pra, detyrimisht familjet që do të trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga Bashkia, duhet të ishin ndër familjet që kishin aplikuar në sistemin e pikëzimit dhe nuk ishin shpallur përfituese. VKM nr. 597, shkon edhe më tej, duke përcaktuar se këto familje duhet të kenë aplikuar tre muajt e fundit.

Ligji dhe aktet nënligjore kanë përcaktuar dy kushte për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike nga Bashkia: së pari, familje që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur përfituese nga skema kombëtare; dhe së dyti, familje që kanë aplikuar në tre muajt e fundit. Kjo nuk ka ndodhur në Këshillin Bashkiak Vau Dejës, duke vepruar në shkelje flagrante të ligjit.

Nga ana jonë, janë administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër gjatë vitit 2022, nga të cilat rezultojnë familjet nga Bashkia Vau Dejës që kanë aplikuar në skemën kombëtare, por që nuk janë shpallur përfituese.

Më pas, kemi administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës gjatë vitit 2022. Nga ku na ka rezultuar se Këshilli Bashkiak Vau Dejës, me propozim të administratorëve shoqërorë, ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundit.

Kush janë këto familje përfituese? Të gjitha të lidhur me strukturat drejtuese dhe militantë të Partisë Socialiste. Pra, për të shpërblyer njerëzit e tyre, Këshilli Bashkiak, shkel haptazi ligjin. Madje, ka prej tyre që familjarisht jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, që janë të punësuar në administratën e bashkisë apo janë familjarë të kryetarëve të fshatrave.

Ata nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor, përveçse të qEnurit patronazhistë të PS-së.  

Të tjera fakte e bëjnë edhe më flagrante paligjshmërinë dhe pashpirtësinë e këtyre njerëzve. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila duhet të jetë garante e ligjshmërisë së pushtetit lokal, në të gjitha rastet është shprehur dakord për miratimin e këtyre akteve të Këshillit Bashkiak.

Kjo skemë që përfshin administratorët, kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Bashkisë Vau Dejës dhe Prefekten e Qarkut të Shkodrës, ka vetëm një qëllim që nëpërmjet përdorimit të fondeve publike të blejnë votat e familjeve dhe qytetarëve në zgjedhjet e 14 Majit.

Po kujt i takon detyra e kontrollit të institucioneve shtetërore që mos të kryejnë abuzime të tilla në kurriz të qytetarëve. VKM nr. 512/2006 e përcakton shumë qartë se këtë detyrë e ka Inspektoriati i Ndihmës Ekonomikë, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.

Por, edhe Inspektoriati, edhe Ministria duket që kanë mbyllur sytë përpara këtij rasti, duke u bërë bashkëpunëtorë, në një shkelje flagrante të ligjit.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tek nëpunësit e ndihmës ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, të Keshillit Bashkiak, si edhe te strukturave rajonale si Sherbimi Social dhe Prefektura Shkodër.

Partia Demokratike e dënon këtë veprim kriminal i cili bëhet më edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet familjeve ne nevoje për t’u kaluar militantëve të PS. Partia Demokratike, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendor””, deklaroi Oerd Bylykbashi.

Etiketa: bylyk bashidenoncimskandalvau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike

14:24 : 09/07/2026
AKTUALITET

Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura

14:41 : 08/07/2026
AKTUALITET

Denoncim i fortë nga protesta, qytetari: Më larguan nga spitali se kushërinjtë tanë dolën në tubim

21:14 : 07/07/2026
SPORT

Senatorja paraguajane sulmon me fyerje raciste Mbappén, reagim i ashpër nga Parisi

22:09 : 06/07/2026
Para

Tritoli në banesën e kreut të PD në Ungrej të Lezhës, deputetja: Hakmarrje politike/ PAMJET

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş