• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Xi Jinping fiton mandatin e tretë si president i Kinës

08:59 : 10/03/2023
në BOTA

Udhëheqësit kinez Xi Jinping iu dha një mandat i tretë 5-vjeçar si president i Kinës të premten.

Miratimi i emërimit të Xi në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.

Vota për Xi në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet.

Xi, 69 vjeçar, e kishte emëruar veten për një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin një herë në dekadë.

Lexo edhe:

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Një kufi i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi nga Kushtetuta kineze më herët, duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën.

Xi gjithashtu u emërua unanimisht komandant i Ushtrisë Çlirimtare Popullore prej 2 milionë anëtarësh, një forcë që në mënyrë eksplicite merr urdhrat e saj nga partia, dhe jo nga vendi.

Në votimet e tjera, zyrtari i rangut të tretë të partisë Zhao Leji u emërua kreu i Kongresit Popullor Kombëtar. Shumica dërrmuese e punës legjislative të organit drejtohet nga Komiteti i Përhershëm i tij, i cili mblidhet gjatë gjithë vitit.

Ish-shefi i partisë së Shangait dhe anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, Han Zheng u emërua në postin kryesisht ceremonial të nënpresidentit të shtetit.

Xi, Zhao dhe Han më pas bënë betimin, duke mbajtur një dorë në një kopje të Kushtetutës kineze. Në seancë u betuan edhe 14 nënkryetarë të kongresit.

Mandati i ri i Xi dhe emërimi i njerëzve të afërt me të në postet kryesore nënvizon monopolin e tij mbi pushtetin politik kinez, duke eliminuar çdo kundërshtar të mundshëm ndaj agjendës së tij tepër nacionaliste për ndërtimin e Kinës si rivali më i lartë politik, ushtarak dhe ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sfiduesit më të madh të rendit botëror demokratik të udhëhequr nga Uashingtoni.

Gjatë një takimi të grupit të vogël të delegatëve me Xi të hënën, ai tha se “vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar kontrollin, rrethimin dhe shtypjen e gjithanshme të Kinës, e cila ka sjellë sfida të rënda të pashembullta për zhvillimin e kombit tonë”.

Xi bëri thirrje për “ngritje më të shpejtë të forcave të armatosura në standardet e rangut botëror”.

“Kina duhet të maksimizojë aftësitë e saj strategjike kombëtare në një përpjekje për të përmirësuar sistematikisht forcën e përgjithshme të vendit për t’u përballur me rreziqet strategjike, për të mbrojtur interesat strategjike dhe për të realizuar objektivat strategjike”, citohet të ketë thënë Xi në takimin me delegatët./Rel

Etiketa: kinepresidentXi Jinping

Lajme të lidhura

BOTA

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

09:43 : 15/07/2025
BOTA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025
BOTA

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

10:00 : 13/07/2025
SPORT

Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

15:38 : 07/07/2025
BOTA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025
BOTA

Fentanili tensionon marrëdhëniet SHBA–Kinë/ Pekini: Po veprojmë në mënyrë të pavarur

15:26 : 24/06/2025
Para

EMRAT/ Identifikohen dy vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik te nënkalimi i TEG

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com