• Kontakt
Thursday, June 1, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Hidhet në erë me tritol banesa në Laç/ Pronari i lidhur me vrasje e histori hakmarrje (Video)

08:30 : 10/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Hidhet në erë me tritol banesa në Laç/ Pronari i lidhur me vrasje e histori hakmarrje (Video)

Banesa e familjes Lika, ne Sanxhak

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Laçin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se rreth orës 03:20 të kësaj të premteje një sasi e konsiderueshme e lëndës plasëse ka shpërthyer në banesën e Skënder Likës, në Sanxhak të Laçit.

Për shkak të shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në banesën e Likës por edhe në shtëpitë e fqinjve të tij.

Banesa e Skënder Likës pas shpërthimit me tritol

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen motivet përse u tentua të hidhej në erë banesa.

Sa i përket të zotit të saj, Skënder Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli dhe ka qenë po ashtu i arrestuar dhe akuzuar se ka qenë i përfshirë në ngjarjen me protagonist të birin e tij Llej Lika.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Lexo edhe:

Shpërthimi me tritol në zonën e Freskut, publikohet FOTO e porositësit

Shpërthimi te Fresku për 1 mln Lekë, arrestohet autori dhe porositësi – Detajet

Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i cili është plagosur në një atentat në Mamurras.

Teksa ditën e sotme iu vendos tritol, dy vite më parë, më 20 shkurt 2021, Skënder Likës iu la mesazh kërcënimi te dera e shtëpisë.

Persona të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba. Pasi i pikasi plumbat, Lika bëri asokohe denonconim në polici, ndërsa vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.

Pak muaj më pas, në dhjetor 2021 policia arrestoi Skënder Likën dhe djalin e tij, si dhe shokun e tij për vrasjen e Rakip Rolit.

Vrasja e Rolit

Ekzekutimi i Rakip Rolit ndodhi rreth orës 8:45 të datës 10 dhjetor 2021, në dalje të fshatit Sanxhaku, në rrugën që shkon për në Mamurras.

Biznesmeni u vra në shenjë hakmarrje për një sherr të 22-vjeçarit Llej Lika (i biri i Skënder Likës) me një prej djemve të tij, që ndodhi për një vajzë.

Fillimisht Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, janë konfliktuar verbalisht duke e sharë dhe ofenduar njëri tjetrin me fjalë të rënda.  Sherri mes tyre ka agravuar, pasi është përfshirë edhe biznesmeni Roli dhe djali tjetër.

Rakip Roli

Dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babanë e tyre, e kanë rrahur të riun brutalisht në një lokal në mes të fshatit teksa ky i fundit po qëndronte me miqtë e tij. Ata i kanë shkaktuar plagë të rënda, saqë për t’u shëruar 22 vjeçari është shtruar në spital.

Autorët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj Rolit në momentin që ai po kalonte me makinën e tij luksoze “Audi Q7”.

Pasi u qëllua disa herë, makina humbi kontrollin duke u përplasur me dy automjete të tjera që ndodheshin rastësisht aty, ndërsa biznesmeni morri 7 plumba në trup.

Për ngjarjen asokohe u arrestua Llej Lika, Skënder Lika dhe miku i 22-vjeçarit Klajdi Gjegjaj. Gjykata caktoi masën “arrest në burg” për babë e bir dhe Gjegjajn, ndërsa mbi ta rëndonin akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Por në dëshminë e tij Llej Lika tha se “vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”.

Etiketa: baneselacLlej LikaRakip Rolishperthimshperthim me tritolSkënder Likaj

Lajme të lidhura

Shpërthimi me tritol në zonën e Freskut, publikohet FOTO e porositësit
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në zonën e Freskut, publikohet FOTO e porositësit

16:42 : 01/06/2023
Shpërthimi te Fresku për 1 mln Lekë, arrestohet autori dhe porositësi – Detajet
AKTUALITET

Shpërthimi te Fresku për 1 mln Lekë, arrestohet autori dhe porositësi – Detajet

09:44 : 01/06/2023
Rrufeja godet banesën në Malësinë e Madhe, një familje në qiell të hapur
AKTUALITET

Rrufeja godet banesën në Malësinë e Madhe, një familje në qiell të hapur

11:20 : 30/05/2023
Një person me biçikletë vendosi lëndën plasëse, DETAJE nga shpërthimi në fasonerinë në Tiranë
AKTUALITET

Një person me biçikletë vendosi lëndën plasëse, DETAJE nga shpërthimi në fasonerinë në Tiranë

13:25 : 26/05/2023
Shpërthim me tritol në një fasoneri në Tiranë
Uncategorized

Shpërthim me tritol në një fasoneri në Tiranë

22:12 : 25/05/2023
Përfshihet nga flakët banesa në Fier, e moshuara hidhet nga dritarja/ Detajet
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, e moshuara hidhet nga dritarja/ Detajet

11:48 : 17/05/2023
Para
Ky është Klevis Ruçaj, viktima e tretë e aksidentit tragjik në Tiranë

Ky është Klevis Ruçaj, viktima e tretë e aksidentit tragjik në Tiranë



TË GJITHA

Ilion Lika: Urime Egnatias për Kupën, kampionatin na e vodhën

Ilion Lika: Urime Egnatias për Kupën, kampionatin na e vodhën

21:57 : 01/06/2023
Berisha: Bëja fushatë kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD

Berisha: Bëja fushatë kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD

21:55 : 01/06/2023
Rama: Kosova nuk kërcënonet nga Serbia, Kurti të heq kryetarët nga godinat bosh

Vlora Hyseni në Beograd? Reagon Rama: Hedh një budalla një gur në lumë…

21:53 : 01/06/2023
Itali, vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari

Itali, vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari

21:49 : 01/06/2023
VIDEO-ja duke puthur kryeministren italiane, Rama-Fevziut: Ku dallon që është e fortë?!

VIDEO-ja duke puthur kryeministren italiane, Rama-Fevziut: Ku dallon që është e fortë?!

21:44 : 01/06/2023
A ka pasur konsultime me Kurtin për tensionet në veri? Përgjigjet Rama

A ka pasur konsultime me Kurtin për tensionet në veri? Përgjigjet Rama

21:43 : 01/06/2023
Rama: Kosova nuk kërcënonet nga Serbia, Kurti të heq kryetarët nga godinat bosh

Rama: Kosova nuk kërcënonet nga Serbia, Kurti të heq kryetarët nga godinat bosh

21:41 : 01/06/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com