• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 6 viktima nga aksidentet në 24 orë (VIDEO)

22:00 : 10/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Akset rrugore kombëtare, urbane dhe ato rurale, në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më pak të sigurta nga viti në vit, ndërsa përdoruesit e rrugëve në shumicën e aksidenteve kanë treguar papërgjegjshmëri në drejtimin e mjeteve, duke shkaktuar viktima të pafajshme.

Numri i aksidenteve në vend u rrit ndjeshëm vitin e kaluar dhe rrugët e vendit vijojnë të përgjaken me një ritëm të frikshëm.

Kështu, pa mbushur ende 24 orë nga aksidenti i rëndë me tre të rinj që mbetën viktima në mbikalimin e Saukut, tre aksidente të tjera me vdekje u regjistruan paraditen e së premtes në vend. Orët e pasdites, një tjetër përplasje rezultoi fatale për jetën e një 39-vjeçari.

Gjashtë viktima dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i këtyre katër aksidenteve.

Aksidenti i parë ishte ai që u regjistrua pas orës 17:30 të pasdites së djeshme, ku në rreth-rrotullimin pranë qendrës tregtare TEG, automjeti tip “Audi A8” me drejtues Klevis Ruçaj, që ishte duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka, fluturoi duke përfunduar i shkatërruar në nënkalimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Lexo edhe:

Autobusi me 55 persona në bord del nga autostrada në Gjermani, 5 viktima

Aksidentet – 332 në 4 muajt e parë/ Ekspertët: Më shumë nga të rinjtë, fenomeni shqetësues

Në aksident ndërruan jetë në vendngjarje dy vajzat pasagjere, të identifikuara si Sikela Përroj (23 vjeçe) dhe Erisilda Abedini (22 vjeçe), ndërsa shoferi 19-vjeçar humbi jetën pasi u transportua në spitalin e Traumës.

Viktimat e aksidentit në Tiranë

Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” që i riu drejtonte po udhëtonte me shpejtësi skëterrë (mbi 200 km/orë) dhe në tentativë për të hyrë në rrethrrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën anësore duke e kalur tej për tej, për të përfunduar mbi kofanon e një mjeti “Honda”, duke bërë që të plagosen Alda Kurti (51 vjeçe), O.K. (24 vjeç) e Qemal Kurti, rreth 60 vjeç (drejtues i automjetit), të cilët udhëtonin në drejtim të Elbasanit.

Aksidenti i dytë tragjik ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen nr. 18 të Durrësit, në afërsi të spitalit të qytetit.

Aksidenti me vdekje në Durrës

Një betoniere përplasi për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e betonieres, Petrit Pasha, 58-vjeç, i cili besohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur për vdekje drejtuesin e biçikletës mbi vijat e bardha.

Ndërkohë pamjet e aksidentit ishin tronditëse, pasi goma e mjetit të tonazhit të rëndë ka zënë nën vete viktimën, duke e dëmtuar rëndë në pjesën e kokës.

“Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën. Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, njoftoi policia.

Viktima u identifikua më pas si Neshit Lufta, 71 vjeç.

Aksidenti i tretë – Kur kishte kaluar pak më shumë se një orë nga përplasja fatale në Durrës, një tjetër aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në rrugën e varrezave, në Kavajë.

Pamje nga aksidenti në Kavajë

Një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ që drejtohej nga 30-vjeçarja Rovena Cara ka rënë në kanal dhe për pasojë shoferja ka humbur jetën.

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Aksidenti i katërt – Olger Zhuti, 39 vjeç, banues në Korçë, është personi i cili humbi jetën pasditen e sotme nga një aksident në aksin Korçë-Pogradec.

Ai ishte duke ecur në këmbë, kur u përplas nga një automjet. Sipas bluve, Zhuti humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

“Rreth orës 18:58, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar një këmbësor rreth i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës”, njoftoi policia. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa një hetim ka nisur për identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më vonë gjatë pasdites, një tjetër person mbeti i lënduar nga një aksident i ndodhur në Fier. I plagosuri është një 60-vjeçari i cili ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Ndërsa në Tiranë, një makinë përfundoi e përmbysur në rrugën ‘Llazar Shapatini’. Drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, njoftoi policia. Fatmirësisht këtë herë, përveç dëmeve materiale, shoferi mbeti i palënduar.

LEXO EDHE:

Aksidenti me 3 viktima/ Audi mbi 200 km/orë, një nga vajzat studente e gazetarisë

VIDEO/ Betonieria përplas për vdekje qytetarin në Durrës

EMRI/ Përfundoi në kanal dhe vdiq, detaje nga aksidenti në Kavajë

Etiketa: 5 viktimaaksidentet rrugoreErisilda AbediniKlevis RuçajRovena CaraSikela Perrojvdes ne aksident

Lajme të lidhura

BOTA

Autobusi me 55 persona në bord del nga autostrada në Gjermani, 5 viktima

19:08 : 27/03/2024
AKTUALITET

Aksidentet – 332 në 4 muajt e parë/ Ekspertët: Më shumë nga të rinjtë, fenomeni shqetësues

17:07 : 19/05/2023
AKTUALITET

VIDEO/ “Na vrave”, Aleks Vishaj dhe Cllevio me shpejtësi 300 km/h në tunelin e Kalimashit

23:27 : 14/03/2023
AKTUALITET

VIDEO e re e aksidentit te TEG/ Audi “fluturoi” 30 m, u shtyp nga përplasja në mur

22:18 : 14/03/2023
AKTUALITET

“E helmuar në shpirt”, flet nëna e 22-vjeçares që humbi jetën në aksidentin te TEG-u

12:15 : 13/03/2023
AKTUALITET

PAMJET e reja/ “Audi” i Klevis Ruçaj me shpejtësi skëterrë drejt mbikalimit (VIDEO)

13:03 : 11/03/2023
Para
Në foto: Ceno Klosi, drejtor i Tatimeve

Kontrata e dyshimtë e Tatimeve, ku shkuan 89.000 euro?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com