• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK sekuestron dokumentacionin e pronave të Ahmetajt dhe personave pranë tij

21:20 : 09/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt i është sekuestruar dokumentacioni i pasurive të tij, si dhe pronave të partneres aktuale dhe ish-bashkëshortes.

Sekuestrimi i dokumentacionit është në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon ndaj Arben Ahmetajt.

Prej datës 6 mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj Ahmetajt. Në një procesverbal të kësaj date, evidentohen pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe partneres aktuale.

Nga ana tjetër, disa javë më parë, SPAK konfirmoi se “objekt i hetimeve (për dosjen e inceretorëve) janë një sërë rrethanash që përfshihen veprimet e Arben Ahmetajt”.

Agjëntë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan mbrëmjen e sotme në vilën e partneres së Ahmetaj, te Gjiri i Lalzit.

Lexo edhe:

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

Po ashtu, raportohet se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së deputeti socialist. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme, por raportohet se janë sekuestruar disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet. Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani, sipas disa raportimeve mediatike, është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Përplasja me Ramën

Lëvizja e SPAK vjen në një kohë kur ftohja e marrëdhënies së Arben Ahmetajt me kryeministrin Edi Rama duket se ka arritur kulmin dhe këtë e kanë konfirmuar të dy përmes deklaratave publike.

Ishte fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë televizive më 16 Shkurt, duke folur për akuzat ndaj Ahmetajt, tha se “këto gjëra që dalin qofshin të vërteta, më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot”.

“Kur kam nisur luftën për reformën në drejtësi e kam bërë se e besoja dhe e kam ditur se ajo luftë do të thotë që të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë që se kontrollon dot dhe të godasë majtas e djathar. Kur numërohen këto raste (ish-ministrat e deputetët e PS të arrestuar) mua s’më vjen mirë natyrisht se në aspektin njerëz me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie, por kjo është gjëja që unë kam premtuar që kush shkel ku s’duhet, përgjigjet. Dhe gjëja që unë kam thënë është që ‘jemi një skuadër, luftojmë për qëllimet e shpallura, kush gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë gjërat e tjera, do ti dalë për zot vetë pastaj. Që në kohën e Tahirit kamë thënë që PS s’është zyrë avokatie”, tha Rama.

“Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtor i imi, kam punuar për një kohë të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta më vjen shumë keq, por se ndihmoj dot, në qofshin të vërteta”, shtoi.

Një javë më vonë, ishte radha e Ahmetajt ti përgjigjej Ramës.

Në një intervistë televizive, deputeti socialist mohoi akuzat ndaj tij lidhur me aferën e inceneratorëve, si dhe lidhjet me personat e shpallur në kërkim.

Deklaratave të Ramës iu përgjigj duke thënë: “Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje”.

Këtë të Enjte, Rama u kundërpërgjigj.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u pyet: Si e komentoni që Ahmetaj ka thënë Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit?

Në përgjigje, kreu i qeverisë tha: “Nëse unë do të bëja rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëjë gjykatësin”.

Lexo edhe:

Detajet/ Çfarë u sekuestrua në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes të Ahmetajt

Etiketa: arben ahmetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

10:45 : 21/09/2025
AKTUALITET

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

17:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

10:51 : 11/09/2025
AKTUALITET

Caktohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë që do shqyrtojë rekursin e SPAK për pasuritë e Ahmetajt

10:04 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
Para

Liga e Konferencës/ Fitore në transfertë për West Ham, Villarreal "ngec" në Belgjikë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com