Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qendrën tregtare “Megatek” në Tiranë.
Një i ri ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një mjet pune (pirun). Menjëherë pas aksidentit, Policia e Tiranës njofton se për këtë ngjarje ka arrestuar shoferin 61-vjeçari cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës”, njofton Policia.