• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kaso: Propozimi i Alibeajt i pasinqertë. KQZ të mos veprojë siç fryn era e pushtetit

20:14 : 07/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari për çështjet ligjore i Berishës, Ivi Kaso, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Frontline” në News24, Kaso u shpreh se kanë kërkuar regjistrimin e PD në KQZ, ndërkohë që i ka bërë thirrje këtij institucioni të mos veprojë sipas interesave të mazhorancës dhe me dy standarde.

“Vendimi i 3 marsit, nuk ka qenë vendimi që dëshironin demokratët, është parë se si në një ushtrim të jashtëzakonshme demokracie u mblodhën në një kuvend në 11 dhjetor dhe morën fatet e partisë së tyre në dorë. Këtë festë demokracie pritën ta konkretizojnë sipas ligjit dhe sipas vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë. Pas gjithë detyrave të shtëpisë që demokratët e bënë siç duhet, kur panë presionin që iu bë gjykatave, vetëm 3 ditë para afatit të fundit të regjistrimit për zgjedhje, nga zyrat e pushtetit nga ministrja e jashtme kishte parathënë para një jave se cili do të ishte vendimi, nuk do shumë mend që të kuptosh që vendimi është shkruar në zyrat e qeverisë dhe ka ardhur tek gjyqtarët që përballë presionit morën atë vendim. Nuk u zhbë 11 dhjetori por vonoi regjistrimin e Statutit në Gjykatën e faktit, gjë që do të ndodhë herët e vonë”, ka deklaruar ai.

Kaso sqaroi se në zgjedhje PD do të shkojë me kkoalicion, ndërsa sqaroi mënyrën se do të zhvillohen bisedimet për kushtet e garimit.

“Ka pasur një qëndrim publik të PD, ku synohet regjistrimi me simbolet e veta duke shfrytëzuar potencialin e plotë. Ky ka qenë dhe vijon të mbetet plani A edhe pas vendimit të Apelit. Kemi bërë detyrat tona dhe kemi çuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e subjektit, por nuk përjashtohet koalicioni, gjë që PD e ka bërë tradicionalisht. Ne kemi një marrëveshje koalicioni të firmosur me PL dhe PBDNJ, jemi në diskutime për koalicion tjetër.
Brenda koalicionit ka interesa politike dhe një pjesë e subjekteve kanë edhe llogaria elektorale, duke bërë një listë kandidatësh për këshilltarë vetëm të tyret. Ndërkohë që ligji parashikon që në koalicion lista duhet të jetë një dhe e vetme, pra duket të ulemi në tryezë e të bisedojmë. Ajo që duhet diskutuar është kush parti do përfshihet me listën e këshilltarëve dhe do futet në provën e saj elektorale. Në 6 mars nuk kishim ende një vendim gjykate. Tani e kemi një vendim që pavarësish vendimit të ndërmjetëm të Apelit qëndron në fuqi dhe duhet të kryhet regjistrimi i subjektit. KQZ nuk mundet të vendosë një herë siç i pëlqen mazhorancës dhe tani që do shkonte në të kundër të interesit të pushtetit të regjistrojë opozitën, të veprojë ndryshe. I sugjeroj që të mos veprojë si fryn era e pushtetit”, tha ai.

Lexo edhe:

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

Në lidhje me propozimin e grupimit të Alibeajt për bashkëpunim dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, Kaso tha se kjo ishte një ofertë jo e sinqertë, nga ata që bënë gjithçka që procesi të vijonte.

“Një ftesë e tillë nga Alibeaj është gjithçka veçse e vërtetë. Grupimi Alibeajt në gjykatë kanë kërkuar mosnjohjen e kuvendit të 11 dhjetorit, dhe në këtë mënyrë zhbërjen legjitime të organeve specifike të PD. Ata kërkojnë rrëzimin e Kuvendit, Statutit dhe çdo vendimmarrje tjetër. Një fraksion i tillë që deri tani kanë bërë gjithçka dhe sot kërkojnë bashkim, thirrja mund të ketë gjithçka veçse e sinqertë. Demokratët e kanë të qartë atë që po ndodh në PD dhe agresionin nga pushteti, janë më të motivuar se kurrë të mbajnë gjallë PD dhe simbolet. Mënyra e vetme është angazhimi dhe maksimalizimi që kandidatët e PD të marrin maksimumin e mundshëm. Demokratët e kanë ë qartë kush është krena e vetme që drejton demokratët”, tha Kaso.

Etiketa: ivi kasoPDvula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

VIDEO/ Tenistja ukrainase mund në finale një ruse, heziton t’i japë dorën

TË GJITHA

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com