• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Ndikimi i pasojave të tërmeteve tek zgjedhjet në Turqi

20:04 : 04/03/2023
në BOTA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

Udhëheqësi turk, i cili ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë, po bën thirrje për unitet dhe ka premtuar një plan të madh strehimi për banorët e zonave të goditura nga tërmeti, një çështje që pritet të dominojë fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Dhjetëra mijëra tifozë bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë në në një ndeshje futbolli të ligës së parë në Stamboll. Thirrje të ngjashme janë bërë edhe në ndeshjet e zhvilluara në qytete të tjera të vendit.

Kjo është një shprehje e zemërimit për pretendimet se qeveria reagoi shumë ngadalë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.

“Ishte një gjendje kaotike. Ka ende zona, ku njerëzit kanë nevojë për tenda. Ka njerëz që janë ende në rrugë. Dhe kjo nuk është vetëm një fatkeqësi natyrore. Kjo është një fatkeqësi e shkaktuar pjesërisht nga mungesa e përgjegjësisë, korrupsioni dhe mënyra se si janë ndërtuar këto ndërtesa”, thotë Zeynep Alemdag nga Universiteti i Okanit.

Ndërsa qeveria po përballet me kritika në rritje për reagimin e saj të ngadaltë, në Stamboll, njerëzit u mobilizuan për të mbledhur ushqime, ujë dhe rroba, që u dërguan në rajonin e goditur nga tërmetet brenda pesë ditëve të para të tij.

Lexo edhe:

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan?

Partia kryesore opozitare CHP, nëpërmjet kryebashkiakëve të saj në qytetet më të mëdha të Turqisë si Stambolli, koordinoi operacionin dhe dërgoi ekipe kërkim-shpëtimi në zonat e goditura nga tërmeti.

“Ata dukej se ishin kompetentë, efikas dhe të aftë për të mobilizuar burimet e tyre shumë më shpejt. Kjo tregon se nëse e merrni seriozisht çështjen e tërmeteve, nëse i bëni përgatitjet e duhura dhe investoni në aftësitë për të reaguar në rast të një tërmeti, në fakt ju mund të jeni shumë të efektshëm. Kjo gjithashtu tregon se opozita është e aftë të bëjë gjëra që qeveria pretendon se ajo nuk mund t’i bëjë”, thotë Soli Ozel nga Universiteti Kadir Has.

Presidenti Erdogan, gjatë vizitës së tij të parë në rajonin e goditur nga tërmeti, goditi kritikët, duke i quajtur mosmirënjohës dhe të paturpshëm.

Por në vizitën e tij të fundit në qytetin e Adiyamanit, të goditur nga tërmeti, udhëheqësi turk kërkoi falje dhe u bëri thirrje njerëzve të ecin përpara në unitet.

“Për shkak të efektit shkatërrues të lëkundjeve dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim ashtu siç dëshironim në Adiyaman në ditët e para të tërmetit. Kërkoj falje për këtë”, tha ai.

Presidenti Erdogan përballet me fushatën elektorale për të marrë një mandat tjetër në zgjedhjet e majit dhe është zotuar se brenda një viti qeveria e tij do të ndërtojë qindra mijëra shtëpi për të mbijetuarit e tërmetit.

Por opozita po vë në dyshim aftësinë e qeverisë për të ndërtuar shtëpi për të mbijetuarit e tërmetit. Analistët thonë se pasojat e tërmeteve e kanë vendosur Turqinë në një udhëkryq.

“Është një tronditje e madhe për të gjithë. Është në të vërtetë si një pasqyrë ku shihni pjesët e tmerrshme të fytyrës tuaj. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, thotë Sezin Oney nga portali “Politikyol”.

Presidenti Erdogan po bën thirrje për unitet, duke pretenduar se vetëm përvoja e tij mund të përballojë sfidën me të cilën po ndeshet Turqia. Sipas opozitës, fatkeqësia u zmadhua nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni njëzetvjeçar i Erdoganit. Turqia është e njohur për debatet dhe polemikat e ashpra gjatë fushatave elektorale, por analistët këtë vit parashikojnë zgjedhje jashtëzakonisht polarizuese./ VOA

Etiketa: analizaErdogan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
BOTA

Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan?

22:30 : 10/07/2026
AKTUALITET

Rama flet për CNN turk: Me Erdogan jemi si vëllezër

17:47 : 09/07/2026
AKTUALITET

FOTO/ Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

16:46 : 09/07/2026
AKTUALITET

Erdogan u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta me emrat e tyre, Starmerit i hapin probleme

21:40 : 08/07/2026
AKTUALITET

Publikohet FOTO familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:10 : 07/07/2026
Para

Pioli "gradon" titullar De Ketelaere-n, formacionet zyrtare të Fiorentina-Milan

TË GJITHA

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş