• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra në Tiranë/ Protestë para MD-së: Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti

17:48 : 02/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Ngjarja e djeshme, ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në kryeqytet ka tronditur mbarë opinionin publik.

Teksa siguria në vendin tonë është e cënuar, nën moton  “Boll më!”, aktivistët e shoqërisë civile janë mbledhur ditën e sotme para Ministrisë së Drejtësisë për të protestuar.

Mësohet se protesta është organizuar nga kolektivi feminist ndërsa protestueset janë shprehur të indinjuara ndaj institucioneve të cilat kanë liruar Dan Hutrën edhe pse me një rekord të pasur kriminal ku përfshihen vrasje e përdhunime.

“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave?

Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.

Lexo edhe:

Vendosi zjarrin që djogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

Maliqi: Goditja ndaj News24, sulm i paprecedentë dhe arbitrar

auto_protesta_dan_hutra_21677776240
protesta_dan_hutra_111677776243
protesta_dan_hutra_101677776243
protesta_dan_hutra_211677776247
protesta_dan_hutra_201677776247
protesta_dan_hutra_191677776247
protesta_dan_hutra_161677776245
protesta_dan_hutra_131677776244
protesta_dan_hutra_91677776243
protesta_dan_hutra_81677776242
protesta_dan_hutra_61677776242
protesta_dan_hutra_41677776241
protesta_dan_hutra_31677776240 - Copy
protesta_dan_hutra_31677776240
protesta_dan_hutra_211677776247 - Copy
protesta_dan_hutra_201677776247 - Copy
protesta_dan_hutra_41677776241 - Copy

“Të qarkullojmë me thika në brez në vend të telefonave”, vërshojnë thirrjet e protestuesve, duke nënkuptuar që kjo është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur në këto kohë ku policia dhe drejtësia e marrin rrogën kot dhe qytetarët janë të pambrojtur jo vetëm rrugëve por edhe në pragë të shpëpisë së tyre.

“Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti. Po na vrasin dhe mesazhi po na bëhet i qartë nga institucionet që e kanë bërë të qartë duke ofruar lehtësira për kriminelët. Mjeti i vetëm është vetëmbrojtja. Të qarkullojmë me thika në brez në vend të telefonave”, u shpreh një tjetër e indinjuar.

Dan Hutra

Një qytetar gjatë protestës, hodhi akuza se i kanë vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë duke vënë dhe një herë tjetër në dukje paaftësinë dhe calimin e sigurisë në vendin tonë.

Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Sipas tij e ka liruar gjyqtari Gredi Hoxha.

‘Isha në Has dhe erdha urgjent për këtë protestë. Ngushëllime familjeve të viktimave. Pas çdo vrasje ngushëllimin më të madh duhet të bëjë drejtësia. Kur drejtësia bëhet palë me kriminelin, ky gjykatës bëhet palë me kriminelin. Më kanë vrarë motrën më 4 shtator. Gjykata e ka liruar nga burgu më nëntor, pse se kishte marrëdhënie të mira me komunitetin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Gerd hoxha ky gjyqtar. Kur hasmit i dilet prite nuk vritet. Sot po vritet pa pikën e frikës dhe bashkëpunëtor është drejtësia. Vrasja e një njeriu vlen më shumë e një personazh i Big Brother. Duhet të protestojmë para.’- tha qytetari

Qytetari

Autori i masakrës mesditën e djeshme, Dan Hurta ishte në gjendje të lirë pas një seri të gjatë krimesh, ku evidentohet vrasja e bashkëshortes në 2007, dhunë familjare, përdhunime dhe vjedhje.

Mirëpo të gjithë këto vepra, nuk kanë “qenë të mjaftueshme” për ta mbajtur të burgosur këtë kriminel i cili ditën e djeshme ka shuar tre jetë.

Ai plagosi fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në Astir, më pas në Kodër-Kamëz, plagosi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe të ëmën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe, motra e një personi me të cilin kishte pasur një konflikt gjatë periudhës në burg.

Dëshmia e Dan Hutres

“Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për çdo gjë. Më pas, kam ikur në Gjermani dhe u ktheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania, ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave, por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur.

Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëĺluar me thikë dhe me armën që kisha me vete.

Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë.

Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”.

Etiketa: Dan HutraMasakra në Tiranëpoliciaprotestevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendosi zjarrin që djogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025
AKTUALITET

Maliqi: Goditja ndaj News24, sulm i paprecedentë dhe arbitrar

11:05 : 13/08/2025
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

20:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Lundroi brenda zonës së sigurisë, e pëson pronari i Jet Ski-së në Ksamil

19:10 : 12/08/2025
AKTUALITET

Rrjetet sociale kthehen në objekt shantazhi dhe përndjekje, disa të proceduar

15:17 : 12/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
Para
Vëllai i të ndjerës Shahe Lika

“Më vrau motrën”/ Qytetari nga Hasi në protestë para MD, akuza gjyqtarit që liroi Dan Hutrën

TË GJITHA

Vendosi zjarrin që djogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025

Instituti për bashkitë kërkon mbledhje urgjente: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

13:14 : 13/08/2025

Shqipëria në flakë, Rama heq përgjegjësitë nga vetja: Po fqinjët tanë pse po përcëllohen?

13:03 : 13/08/2025

Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

12:51 : 13/08/2025

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

12:48 : 13/08/2025

Ndezën zjarre në Berat dhe Dimal, 4 të arrestuar. Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit/ EMRAT

12:34 : 13/08/2025

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

12:29 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com