• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana përgjaket me tre të vrarë, Rama bën karshillëk me “dhuratën” që mori në Peskara

19:51 : 01/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në mënyrën më tragjike të mundshme Shqipëria e nisi muajin mars të vitit 2023, teksa këtë të mërkurë 40-vjeçari Dan Hutra nga Vaqarri i Tiranës përgjaku kryeqytetin, duke i marrë jetën tre grave dhe duke lënë të plagosura tre të tjera.

Në krime të ngjashme me ato të një “serial killer-i”, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë pasi refuzoi t’i jepte para, ish të dashurën e tij Marjana Gurakuqi në zonën e “Astirit” dhe më pas iu drejtua Paskuqanit ku me kallashnikov ekzekutoi 30-vjeçaren Mevlute Hysa (ish-kunata e tij) dhe Hasime Dafkun (e fejuara e vëllait të ish-gruas së tij).

Objektivi i tij kryesor ishte ish-bashkëshortja 35-vjeçare Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur, së bashku me nënën 60-vjeçare Kujtime Hysa pas plumbave të kallashnikovit dhe goditjeve me thikë të Hutrës.

40-vjeçari nuk u ndal me kaq, por pak pas minutash i mori jetën me tre plumba edhe Etleva Kurtit në banesën e saj në rrugën “Besëlidhja” të Kamzës, krim që e kishte paralajmëruar edhe në burgun e Drenovës, ku kishte kërcënuar vëllain e së ndjerës, Vladimir Kurti (i dënuar me burg përjetë) se do të vriste atë, e më pas të motrën dhe nënën kur të fitonte lirinë.

Në të njëjtën kohë me ngjarjet e rënda që kishin për protagonist 40-vjeçarin në Tiranë, krimi ngriti krye edhe në Belsh të Elbasanit, ku “Shqiponjat” u detyran të ndiqnin për një orë para se t’i vendosnin prangat një 35-vjeçar që zbrazi armën mbi një autobus udhëtarësh, pas konfliktit për konkurrencë me pronarin e një tjetër agjensie.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

Përgjakja në këtë mënyrë e kryeqytetit ka tronditur sot opinionin publik dhe ka nxjerrë edhe njëherë në pah faktin sesa e pasigurtë është jeta e qytetarëve në Shqipëri.

Në një kohë kur Policia e Shtetit duket e pafuqishme për të dërguar pas hekurave personazhet me precedentë të theksuar kriminal që janë të prirur të marrin jetë njerëzish dhe strukturat e uniformave blu akuzohen për lidhje të forta me krimin, edhe më shqetësuese bëhet heshtja që pllakos në Kryeministri.

Edi Rama, shefi i qeverisë që e ka për zakon të bëjë propagandë për arritjet e ekzekutivit edhe kur bilanci i të vrarëve në Shqipëri merr përmasa të frikshme, ndoqi sot të njëjtën strategji, si në të gjitha rastet kur rrugët e vendit janë “larë” me gjak prej atentateve apo plumbave mbi të pafajshmit.

Teksa një kërcënues serial i jetës së të tjerëve dhe i dënuar me burgim për vrasje të bashkëshortes, endej rrugëve me armën gati për qitje, Rama si protektor i sistemit të kalbur të ligjvënies në Shqipëri dhe policisë së inkriminuar zgjodhi “karshillëkun” në Facebook, në vend të një reagimi të denjë si kryeministër.

Postimi i Ramës 4 orë më parë

Shefi i qeverisë katër orë më parë (rreth 2 orë pas masakrës në Paskuqan dhe vrasjes në Kamëz) “mburrej” me një postim në Facebook se ka marrë pjesë në një ceremoni në Peskara të Italisë, ku ai është nderuar me “Urdhrin e Minervës” nga Universiteti Gabriele d’Annunzio”.

E sikur të mos mjaftonte ky postim, propaganda qeveritare nuk është ndalur, pasi Rama postoi sërish një orë më parë në Facebook, kohë kur policia kishte nisur “gjuetinë” për t’i vendosur edhe njëherë prangat Dan Hutrës, këtë herë për vrasjen e tre grave, si një kronikë e një krimi të paralajmëruar.

Edhe në këtë postim Rama nuk denjoi të shprehej mbi tragjedinë duke ndjekur strategjinë e “Kodit të Heshtjes”, por njoftoi se ka përfunduar investimi në nënstacionin elektrik në Vorë.

Postimi i Ramës 1 orë më parë

Me shumë gjasë heshtjen e Kryeministrit do ta pasojë në ditët në vijim, siç gjithnjë ndodh në rast vrasjesh, një postim për arritjet e policisë së tij në vitin paraardhës, me shifra e statistika të fabrikuara në zyrat e INSTAT që tregojnë sipas qeverisë se kriminaliteti në rrugët e vendit ka rënë.

Më një të tillë Rama u mburr rreth dy muaj më parë, teksa sipas shifrave të “partisë”, e cilësonte 2022 vitin që kishte shënuar numrin më të ulët të vrasjeve në tri dekadat e fundit.

Sipas grafikut që tregonte shifrat e përzgjedhura nga Rama, Shqipëria supozohet të jetë një vend ku krimi thuajse nuk ekziston, por janë raportet ndërkombëtare dhe kronika e zezë në media, ato që e rrëzojnë shefin e qeverisë.

Në raportet e Eurojust, DASH apo Komisionit Europian për vendin tonë theksohen si problem bandat e krimit të organizuar, të cilat janë në përplasje të vazhdueshme për larje hesapesh si pasojë e prishjeve të pazareve të drogës në vendet e BE duke prodhuar një numër të lartë viktimash.

Në vetëm 8 muajt e parë (deri në gusht) të vitit 2022, që Rama e cilëson si të suksseshëm në Shqipëri u regjistruan 40 atentate dhe vrasje, ku nuk përjashtohen ato për shkak të konflikteve për drogë por edhe te deri më banalet që nisin me pyetjet: “Pse më sheh”, ose “Përse parkon në vendin tim”.

Me të njëjtin ritëm duket se shifrta po ecin edhe në 2023, ndërsa kryeministri vetëm për nderim të viktimave që humbën jetën në masakrën nga duart e 40-vjeçarit Dan Hutra duhet të kishte ndalur propagandën dhe të kishte marrë guximin që me një mesazh të kërkonte mobilizimin maksimal nga Policia dhe Drejtësia për të parandaluar të tilla krime.

Etiketa: Dan HutraEdi Ramavrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Kush e liroi Dan Hutrën? Ja çfarë thotë Vocaj

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

12:53 : 16/08/2025

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

12:46 : 16/08/2025

Samit Trilateral në horizont, Europa kërkon zgjidhje për Ukrainën

12:33 : 16/08/2025

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit në Skrapar, 5 të arrestuar

12:21 : 16/08/2025

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com