• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e ndërtimeve të vjetra, Meta: Sulm ndaj qytetarëve. Në 3 mars në mbrojte të lirisë

14:35 : 01/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, tha se vendimi i qeverisë për të shembur ndërtimet e vjetra është thjesht një vendim për të dëmshpërblyer narkotrafikantët.

Sipas Metës, ky vendim ka si qëllim që të sulmohen qytetarët dhe pronat e tyre dhe ata të degdisen në periferi pa i dëmshpërblyer. Meta e konsideroi vendimin e qeverisë si antikushtetuese dhe korruptive.

Meta shton se “pasi grabitën të gjitha llojet e pronave, pasi shembën Teatrin Kombëtar në mesnatë, pasi kanë shembur kaq shumë banesa në mënyrë të paligjshme, pasi rrëmbyen përmes koncesioneve dhe PPP-ve asetet më strategjike të vendit, ky akt i fundit është sulm i drejtëpërdrejtë dhe brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre më jetike”.

“Edi Rama dhe banda e tij rilindase në Këshillin e Ministrave kanë miratuar së fundmi një vendim anti-kushtetues dhe arbitrar që ka vetëm një qëllim, prishjen e mbi 96 mijë banesave, për t’i hapur rrugë klaneve të pastrimit të parave dhe oligarkëve, për të ndërtuar kulla të tjera.

Lexo edhe:

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Duke përdorur gjoja si shkak tërmetin, Edi Rama me këtë vendim kërkon t’u grabisë qindra mijëra qytetarëve të Tiranës pronën më të shrenjtë që ata kanë, banesat e tyre.

Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht, e nëse do të ishin gjoja jo të sigurta, ato do të prisheshin. Por, godinat 50 vjeçare, që i i kanë rezistuar tërmeteve të njëpasnjëshme, kanë vetëm një kërcënim real dhe kryesor tërmetin e korrupsionit të Rilindjes.

Pas aferave korruptive me vlerësimet e banesave pas tërmetit, duke i përdorur këto ekspertiza korruptive si mundësi pasurimi dhe tjetërsimi, qeveria ka prishur në mënyrë abuzive mjaft ndërtime siç ka ndodhur në Kombinat por dhe në vende të tjera.

Ky vendim është haptazi Anti Kushtetues, pasi banesa së bashku me truallin kanë pronarë legjitim dhe prishjet me një VKM korruptive dhe defacto rrëmbimi i pronës nga ana e Qeverisë, dhunon kushtetutën dhe çdo ligj tjetër që bazohet mbi të.

Janë vënë në shënjestër pronat e zgjedhura të qytetarëve, që gjenden kryesisht në qendër të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore të Shqipërisë, pikërisht sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramëndëse për klientët e qeverisë, për oligarkët, narkotrafikantët, ku pastrimi i parave të korrupsionit të qeverisë dhe të gjithë burimeve të tjera kriminale, të kryhet pa asnjë pengesë.

Pasi grabitën të gjitha llojet e pronave, pasi shembën Teatrin Kombëtar në mesnatë, pasi kanë shembur kaq shumë banesa në mënyrë të paligjshme, pasi rrëmbyen përmes koncesioneve dhe PPP-ve asetet më strategjike të vendit, ky akt i fundit është sulm i drejtëpërdrejtë dhe brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre më jetike.

Asnjë demagogji për gjoja mbrojtjen e interesit publik, nuk e shpëton dot qeverinë nga akuza për rrëmbimin e dhunshëm e të paligjshëm të banesave të qytetarëve.

Ky vendim i qeverisë nuk thotë asgjë për të drejtat e pronës së qytetarëve mbi truallin si dhe të drejtën për të jetuar dhe banuar aty ku është banesa e tyre historikisht. Pseudo argumentet mafioze shqiptarët i kanë dëgjuar dhe kur është shembur Teatri Kombëtar i cili i kishte rezistuar tërmeteve të njëpasnjëshme dhe u shemb vetëm me qëllim për të ndërtuar kullat. Kjo logjikë mafioze ka përballë një realitet shumë të qartë jo vetëm në Shqipëri por anë e mbanë Europës, ku ndërtimet rezultojnë të jenë qindra e mijëra vjeçare.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave është praktikisht një shpërblim për narko trafikantët dhe oligarkët, që ata të vazhdojnë pasurimin së bashku me qeverinë, që banorët dhe qytetarët të largohen me dhunë nga banesat e tyre e të degdisen në periferi të pashpërblyer e të plaçkitur.

Qeveria po të ishte e sinqertë dhe e interesuar për ligjshmërinë, mund të bënte mjaft për të përmirësuar, për të restauruar ndërtesat dhe prona të caktuara, me mekanizma ligjorë dhe financiarë, duke respektuar e mbrojtur jo vetëm pronën e qytetarëve, por edhe trashëgiminë urbanistike dhe kulturore të vendit siç edhe në shumë vende të tjera europiane.

Kjo qeveri, nuk ka as më të voglin preokupacion të garantojë sigurinë e transportit publik, i cili po përballet me ngjarje shumë të rënda, pasi kjo qeveri nuk i inspekton dhe rehabiliton urat dhe tunelet që po shemben para syve të qytetarëve, që nuk i inspekton digat e ujëmbledhësve, sigurinë e hidrovorëve, për të parandaluar përmbytjet, e plot të tjera. Pasi ajo ka vetëm një prioritet rrëmbimin e pronës së qytetarëve.

Është shumë e qartë në dritën e diellit se motivi i vetëm është vjedhja dhe grabitja e gjakut dhe djersës së dhjetëra mijëra qytetarëve.

Çdo ditë e Edi Ramës dhe Rilindjes është një ditë pasigurie dhe rreziku për pronën dhe interesat dhe të drejtat e çdo qytetari, i cili nga sot në nesër, mund të përballet me rrëmbimin dhe tjetërsimin e pronës dhe të gjithë drejtave të tij, pa mundur që të mbrohet duke u vendosur përpara faktit të kryer e duke u hedhur në rrugë të madhe.”- tha Meta.

Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestën e thirrur nga opozita më 3 mars për mbrojtjen e sigurisë juridike dhe pronës së tyre.

Kjo pas projektvendimit të qeverisë për shembjen e godinave 50-vjeçare, për të cilën Meta tha se prioritet i qeverisë është rrëmbimi i pronës së qytetarëve.

“Kjo qeveri ka vetëm një prioritet, rrëmbimin e pronës së qytetarëve, e qartë se motivi i vetëm është vjedhja e gjakut e djersës së qytetarëve.

Të gjithë duhet të jënë në këmbë për të mbrojtur pronat e tyre e për të garantuar barazinë para ligjit dhe ndëshkimin e kësaj bande të pandalshme në grabitjen e pasurive publike dhe pronës private të qytetarëve.

Të gjithë në 3 mars në mbrojte të lirisë, pluralizmit e sigurisë juridike të cdo qytetari të Shqipërisë.”– tha Meta.

Etiketa: 3 marsEdi RamaIlir MetaprotesteRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
Para

"Dosja bëhet gjithnjë më e zezë"/ Berisha: Rama po bën gjithçka që të fshihet nga skandali ‘McGonigal’

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com