• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Pse po ndalohet aplikacioni TikTok nga agjencitë qeveritare

21:26 : 28/02/2023
në BOTA

Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze TikTok nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.

Kongresi, vetë Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve të Shteteve të Bashkura e kishin ndaluar tashmë median sociale TikTok mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformimin ose narrativat që favorizojnë Kinën. Forcat e armatosura të SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.

Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020. Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si materialet që ata kanë shlfetuar apo vendodhjen e tyre. Kina thotë se ndalimet dëshmojnë pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbëjnë abuzim të pushtetit.

Shqetësimet rreth TikTok

Si FBI ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë autoritare të Kinës.

Lexo edhe:

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kompania po dërgon të dhëna të përdoruesve në Kinë, në shkelje të rregullave të rrepta evropiane mbi privatësinë. Për më tepër, ka pasur shqetësime mbi përmbajtjen e TikTok dhe nëse aplikacioni dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

Kush i ka nxitur kufizimet ndaj TikTok?

Në vitin 2020, presidenti Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin marrëdhëniet me pronarin e aplikacionit TikTok, ta detyronin atë të shiste pronat e tij në SHBA dhe të hiqte atë nga menuja e aplikacioneve ne telefona. Gjykatat bllokuan përpjekjet e zotit Trump për të ndaluar TikTok-un dhe Presidenti Joe Biden, pasi mori detyrën, shfuqizoi urdhrat e zotit Trump, por urdhëroi një studim të thelluar të çështjes. Një shitje e planifikuar e pronave të TikTok-ut në SHBA u anulua.

Në Kongres, të dyja partitë kanë shprehur shqetësim për aplikacionin. Në dhjetor, Kongresi miratoi “Aktin Jo TikTok për pajisjet qeveritare” si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të financimit të qeverisë. Legjislacioni lejon përdorimin e tij për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare, forcimin e ligjit dhe qëllime kërkimore.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet çojnë përpara të martën një projekt-ligj që do t’i japë Presidentit Biden fuqinë për të ndaluar atë në mbarë vendin. Legjislacioni, i propozuar nga republikani Mike McCaul, synon të shmangë sfidat me të cilat do të përballej administrata në gjykatë nëse do të vendoste sanksione kundër kompanisë së medias sociale.

Çfarë thotë kompania TikTok?

TikTok ka vënë në pikëpyetje ndalimet, duke thënë se nuk i është dhënë mundësia për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe se qeveritë po shkëputen nga një platformë e dashur nga miliona njerëz. Duke iu përgjigjur njoftimit të SHBA-së, zëdhënësja e TikTok-ut, Brooke Oberwetter tha të hënën se “Ndalimi i TikTok-ut në pajisjet federale kaloi në dhjetor pa asnjë diskutim dhe për fat të keq kjo qasje po shërben si plan për qeveritë e tjera botërore. Këto ndalime janë asgjë më shumë se teatër politik.”/ VOA

Etiketa: ndalimSHBATik Tok

Lajme të lidhura

BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025
BOTA

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

20:55 : 03/11/2025
Para

Bushati: Ja pengu im i madh nga negociatat që bëra me Greqinë

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com