• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuza/ Ish-drejtoresha e shkarkuar: Ceno Klosi iu bën presion vartësve për të kryer veprime të kundraligjshme

16:26 : 27/02/2023
në AKTUALITET

Një skandalin i ri ka përfshirë drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, që denoncohet zyrtarisht për shkelje të ligjit, të të drejtave themelore të njeriut si dhe për fyerje, nga ish drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shilda (Kamberi) Hasanaj, e cila ka qenë në këtë detyrë deri në tetor të vitit që shkoi.

Zonja Shilda Hasanaj që ka punuar në Tatime 23 vite i është drejtuar me një ankesë komisionit parlamentar të ligjeve, ku i kërkon ngritjen e një komisioni hetimor pikërisht për abuzimet e Ceno Klosit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në ankesë jepen fakte dhe detaje të frikshme për mënyrën se si Ceno Klosi dhe drejtorët pranë tij i bëjnë presion psikologjik administratës në varësi për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Ata që nuk pranojnë, pushohen nga puna. Kështu ka ndodhur edhe me denoncuesen Shilda Hasanaj, e cila thotë se kur nuk ka pranuar të zbatojë urdhrat verbalë e të paligjshëm të drejtorëve të Ceno Klosit, është thirrur në zyrë nga ky i fundit dhe i është bërë presion për të pranuar gjithçka. Zonja Hasanaj shpjegon në ankesë se nga drejtori i investigimit të Brendshëm Antikorupsion Klodian Mema, i janë kërkuar udhëzime se si mund të sulmohej drejtorja e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Vjola Tanto, edhe pse ishte shtatzënë dhe e aftë profesionalisht. Ai i ka paraqitur një letër gjoja anonime, por që në fakt ishte e shkruar në zyrat e administratës tatimore.

Më tej në shkresën drejtuar Komisionit të Ligjeve thuhet se Drejtori i Përgjithshëm, Ceno Klosi, ka mashtruar lidhur me moskryerjen e inspektimeve në rajone nga ana e Shilda Hasanajt, ndërkohe që projekt raportet ishin firmosur nga vetë ai. Raportet e inspektimit janë fshehur ose zhdukur pasi vartësit e Klosit nuk kanë pranuar t’i marrin në dorëzim me firmë dhe në zyrën e protokollit nuk lejohet të protokollohen në kohë shkresat sipas ligjit se kanë frikë se mos lënë gjurmë.

 

Lexo edhe:

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

Në dëshminë e punonjëses së larguar nga puna thuhet se Ilir Kurti një tjetër zyrtar i afërt me Ceno Klosin dhe përgjegjës në burimet njerëzore, i ka bërë presion asaj në mënyrë të hapur e të paarsyeshme për të ndryshuar përformancën nga vlerësim “mirë “ në vlerësim “Jo kënaqshëm” për znj.Tanto.

 

Po ashtu në dëshmi hidhet drite mbi shkeljet që bëhen në protokollimin e shkresave. Kështu shkresa nr.13114 datë 29.07.2022 për vlerësimin e punës për Shilda Hasanaj, rezulton jo vetëm të jetë dorëzuar 6 muaj e gjysmë me vonesë por edhe të jetë plotësuar me vonesë dhe mban një datë të falsifikuar. Pas këtyre hapave ka nisur procedimi disiplinor që ka përfunduar me largimin e Shilda Hasanajt nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Duke shpërdoruar detyrën kryetari i komisionit disiplinor është vetëzgjedhur Ceno Klosi. Paracaktimi i vendimit është zbuluar pasi një nëpunëse e Tatimeve thuajse 10 ditë para shpalljes së tij, pa dashje i ka nisur Hasanajt në e-mail draft vendimin ku ishte vendosur largimi i saj nga Shërbimi Civil.

Por çudia vazhdon kur në vendim nuk pasqyrohet asnjë provë nga më shumë se 600 fletët e dorëzuara nga Shilda Hasanaj nëpërmjet protokollit, gjë e cila përbën shpërdorim të pastër detyre, fshehje dhe zhdukje e provave. Vendimi përfundimtar ishte firmosur edhe nga Drejtor i Përgjithshëm Ceno Klosi pa qenë asnjë sekondë i pranishëm në seancat e Komisionit Disiplinor. Këto fakte janë vetëm maja e ajsbergut për degradimin e tatimeve nën drejtimin e Ceno Klosi, dhe për këtë arsye ish-drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shilda Hasanaj, i kërkon Komisionit Parlamentar të ligjeve përmes një ankese zyrtare ngritjen e një komisioni hetimor për të hedhur dritë mbi shkeljet e panumërta të Ceno Klosit dhe drejtuesve të afërt me të në Tatime.

Marrë nga: BW

Etiketa: akuzeceno klosishilda hasanaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

14:49 : 05/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve

19:33 : 02/07/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

16:54 : 02/07/2025
Para

Aksidenti, Eksperti rrugor: Drejtuesi i autobusit s'ka marrë masa për të ndaluar

TË GJITHA

Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi

15:20 : 19/07/2025

Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta

15:19 : 19/07/2025

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

15:10 : 19/07/2025

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

14:53 : 19/07/2025

500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA)

14:38 : 19/07/2025

VIDEO/ Makina përplas turmën në Los Angelos, 28 të plagosur

14:26 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ Përplasje mes Fatjon Bushgjokës dhe kryeprokurorit, çfarë ndodhi në seancën gjyqësore

14:19 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com