• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët, Berisha: Si Ahmetaj mashtroi për të larë gjurmët. SPAK seksion i PS

11:34 : 25/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për intervistën e ish-zëvendësministrit Arben Ahmetaj, në një takim me strukturat në Tepelenë.

Berisha tha se Ahmetaj mashtroi kur tha se nuk ka gisht në aferën e inceneratorëve, ndërsa shtoi se koka e skemës është kryeministri Edi Rama.

Akuza lëshoi dhe ndaj Prokurorisë së Posaçme, që po heton aferën. Sipas Berishës, SPAK është seksion i Partisë Socialiste.

“Ju keni dëgjuar për aferën e djegësave, të vjedhjes së 420 milionë eurove. Doli pardje Arben Ahmetaj, e pa që Edi Rama e shiti. Ai insistoi të dilte te ai emision se Rama tha se me të ka punë prokurori. Ajo ishte një medalje me dy anë. Në një anë i tha se kreu i Meduzës për inceneratorët je ti. I tha se nuk jam i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Asnjë ministër nuk e lëviz sot. Qeverinë e lëviz kryeministri me sekretarin e përgjithshëm e tij. E tha këtë, sepse në aferën e djegësave, siç nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar, janë firmosur 17 dokumente për 24 orë”, deklaroi Berisha.

E vërteta është, theksoi ai, se përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama.

Lexo edhe:

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

“Ai ka firmosur fap e fap, duke i thënë drejtori i entit kombëtar të prokurimeve, që kjo metodë prokurimi nuk mund të përdoret se është antiligjore. Kurrë kryeministri nuk mund ta firmosë atë. Sepse ai është gardiani i shtetit shqiptar.  Ai ka shkelur ligjin vetëm pse e kishte ndërmarrje të tij. Pse u thashë me dy medalje? Tha edhe për Erion Veliajn. Ndiqni paratë, se Veliaj ka marrë me thasë”, u shpreh.

“Ana tjetër e medaljes është se deshi të lajë gjurmët. Nuk kam firmosur. Gënjeshtra! Në këtë aferë është një ndërtues i kontraktuar nga një kompani private, si supervizor, që është në burg me akuzën e shkeljes së interesit publik, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë përgjegjësi publike. Në burg është supervizori. Shteti ka një inspektoriat financuar nën urdhrat e Arben Ahmetajt. Ky inspektoriat ka detyrë ligjore të kontrollojë çdo lloj abuzimi që sinjalizohet nga mediat, nga punonjësit, nga kushdo. Nga viti 2014 deri ditën kur foli Ahmetaj, ka pasur të paktën një person që ka bërë 223 denoncime, por janë mbi 1 mijë denoncime për abuzime me djegësin”, tha kryedemokrati.

“Por pse SPAK i partisë hesht dhe arreston Arben Dervishin, por nuk shkon te inspektori që paguani me taksat tuaja për të mbrojtur paratë tuaja, buxhetin tuaj? Pse nuk arreston inspektorin dhe ministrin prej nga varej? Pse? Se ky institucion është i kalbur. U ndërtua krejtësisht si seksion i PS-së”, shtoi.

“Revolucionet i bën pakica, misionarët fitojnë”

Berisha u shpreh se jemi në kushtet e një monizmi, ku Edi Rama ka mbërthyer të gjitha pushtetet.

“Njësoj si në vitin 1991, ne jemi në një revolucion, sigurisht nuk ka revolucion ku merr pjesë shumica, sepse shumica nuk bëhet misionare, misionarë bëhen idealistët. Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica”, shtoi ai.

Më tej gjatë fjalës së tij, ai theksoi se “ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë”.

“Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë. Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar. Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë”, u shpreh.

 Darka 10 mijë dollarë Rama-Mcgonigal

Ai solli në vëmendje edhe deklaratat e ish-të dashurës së Charles Mcgonigal. Kjo e fundit tha se ish-agjenti i FBI-së i kishte rrëfyer se në një rast në SHBA, ai dhe Rama konsumuan një darkë së bashku, që kushtoi 10 ijë dollarë.

Kreu i PD u ndal edhe te projekti “Kopshti i Edenit” që Rama planifikon të ndërtojë të kryeministria, ndërsa qeverinë e quajti hajdute.

“Nga taksat tuaja, mblidhet një buxhet prej 4 miliardë euro. Në Kosovë mblidhen 2 miliardë euro. Por në Kosovë, mjeku paguhet dy herë më shumë se në Shqipëri, të gjitha rrogat janë 40 deri në 60 përqind më të larta se në Shqipëri. Ndërkohë në vitin 2013, rrogat tona ishin më të mëdha edhe se në Rumani dhe Bullgari, që ishin vende anëtare të BE-së. Këta qeveritarë, këta vjedhin. Do u them një gjë këtu: nga jeta juaj, ai hajduti që futet në një shtëpi për të vjedhur, ai urren viktimën e tij. E justifikon vjedhjen me urrejtjen ndaj viktimës. Të tillë janë këta, ju vjedhin ju dhe ju urrejnë ju. Kjo urrejtje bën që Edi Rama të ulet në drekë sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite. A mundet që kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë? A mundet ministrja e tij të porosisë biftekun 1 mijë euro? A mendoni se këta kanë ndjenja për shqiptarët? A mendoni se mendojnë për ju dhe fëmijët tuaj? Rama porosit vazo druri për oborrin e kryeministrisë prej 4.2 milionë euro. A nuk është kjo një praktikë për varfërimin tuaj? Nuk di kryeministër në Europë, por as në botë, që të blejë një instilacion druri 4.2 milionë euro për oborrin e zyrave të tij. E bën se ai nuk mendon për ju, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për ata që nuk mbyllin tre vaktet, për të rinjtë që nuk gjejnë punë dhe po ikin e ikin”, tha ai.

Duke folur për rastin Mcgonigal, deklaroi se “banda e qeverisë arriti të paimagjinueshmen duke rekrutuar kryezbuluesin e SHBA, McGonigal”.

“Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal. E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot. Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes. Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur”, u shpreh Berisha.

“Këta ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë”

Berisha tha më tej se ministrat e qeverisë më shpesh shkojnë në Dubai, sesa në Tepelenë.

“A duhet të ngrihemi ne? Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë.  Analistët rendin nga një ekran në një ekran tjetër që t’u mashtrojnë juve. Zonja në SHBA e denoncoi Edi Ramën se ka darkuar në një lokal në Nju Jork me 10 mijë dollarë darka. Dilte çakalli i tij e thoshte se ka kushtuar 100 dollarë. Me paratë e Ramës e thotë këtë. Se vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja. Dhe del e thotë se këto udhëtime janë më të lira se të paraardhësit tim në linja private. Ndërkohë nuk e lejon komisionin hetimor për këtë çështje, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende. Këto ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë”, u shpreh.

Etiketa: arben ahmetajinceneratorePDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026
AKTUALITET

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ Këlliçi: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026
AKTUALITET

Berisha: SPAK është shtesë e PS, shpresa e vetme është kryengritja paqësore popullore

12:57 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Dërgoi paratë jashtë vendit me charter privat”/ Berisha: Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet ndaj Ramës

12:55 : 21/07/2026
Para
Pamje nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Lushnje/ Makina përplaset me motorin, ka të plagosur

TË GJITHA

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026

Sherr me leva mes dy shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme

19:49 : 22/07/2026

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

19:42 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet