• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

McGonigal na shpëtoi nga protagonizmi i Yuri Kim

19:02 : 24/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ashtu si çdo e keqe, qe e ka të pamundur ardhjen pa pasur përkrah një të mirë edhe skandali McGonigal, ndonëse na renditi mes shteteve rugaçe, që korruptojnë zyrtarët e aleatëve dhe partnereëve, së paku na hoqi qafe protagonizmin e ambasadorëve.

Po të qëmtosh ditët dhe javët kur shpërtheu kjo aferë vëren se si ambasadorja e ShBA-së, po ashtu edhe homologët e saj perëndimorë, janë shndërruar në memecë.

Ata që zakonisht shfaqen në dyert e institucioneve të drejtësisë, në tribunën e një konference, apo në ndonjë seminar të dorës së tretë, për të dhënë direktiva se cila çështje duhet te jetë prioritet për prokurorët apo gjykatësit, se janë të zhgënjyer apo të tronditur nga filan vendim, tani thjeshtë kanë mbyllur gojën.

Me standartin që kanë krijuar vetë, që prej verdiktit për procesin e 21 janarit, për gjyqet e Saimir Tahirit apo për moshetimin e koncesioneve në shëndetësi, ata do duhej të ulërinin. Eshtë e lehtë ta imagjiinosh retorikën e tyre të munguar: “Shqipëria duhet të bëjë transparencë lidhur me implikimin e dyshuar për korrupsion të një zyrtari të lartë të FBI”, “Ky vend, i renditur në listën gri të pastrimit të parave, duhet të hetojë se si i paguan lobimet jashtë”, “Drejtësia shqiptare duhet të veprojë, pasi populli shqiptar do të dijë të vërtetën”.

Lexo edhe:

Një president lolo

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

Por në vend të kësaj, Yuri Kim dhe kolegët e saj janë zhdukur. Madje ambasada e SHBA-së nuk i është përgjigjur as pyetjeve të thjeshta të Lapsi.al, që kërkoi të dijë, nëse ish zyrtari i i FBI-së ishte i shoqëruar nga diplomatët amerikanë, kur takoi kryeministrin apo, nëse selia e rugës së Elbasanit ishte në djeni të axhendës së tij në Tiranë. Ambasadorja amerikane, ndryshe nga sa ka vepruar më parë, ka hequr dorë edhe nga negocimi pas kuintave, për të penguar ngritjen në mënyrë të paligjshme të komisioneve hetimore, apo nga ndërmjetësimi për të ulur tensionet në një parlament ku, për hir të mos diskutimit të kësaj afere, janë përjashtuar deri më tani mbi 20 deputetë.

Kjo heshtje, fshehje apo ngrurim që nxjerr në pah double standard të përdoruara deri më tani, e ka një shpjegim. Skandali McGonigal ka rrënuar imazhin e njeriut që deri më tani shitej si partneri kryesor në ecjen përpara të reformës në drejtësi, ai ka nxjerrë bllof eksitimin për mandatin e tretë historik të 25 prillit, ai ka ngritur dyshime për fabulën e përfitimit nga lidhjet me rusët.

Këtej e tutje, çdo diplomat perendimor, e mbi të gjitha amerikan, do e ketë të vështirë të shpallë reforma kundër korrupsionit, apo qeverisjes me duar të pastra, duke pozuar i përqafuar me ‘mikun e Charlit”.

Por, pavarësisht përdorimit të gjuhës dhe qasjeve të dyfishta, për hir të një njeriu të vetëm, kjo sjellje e re e diplomatëve, nuk duhet parë detyrimisht me sy të keq. Përpara se të jetë një anomali, ajo mbi të gjitha përbën një rikthim në normalitet. Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë tashmë të neveritur nga protagonizmi i ambasadorëve përpara dyerve të institucioneve të drejtësisë, nga përdhosja e konventës së Vjenës, për mosndërhyrjet në çështjet e brendëshme të një vendi, nga absurdi i thirjeve se kë duhet të zgjedhin votuesit.

Paradoksalisht, halli ku i zhyti skandali McGonigal i ka ridimensionuar disa diplomatë në kufijtë realë të misionit të tyre. Pamundësia për tu shprehur i ka zhveshur nga ekzagjerimi, zvogëlimi i marzhit për të vepruar i ka kuruar nga sindroma e vjetër e Laurencit të Arabisë, duke i bërë mirë njëkohësisht po aq atyre sa edhe ne. Dhe duke vërtetuar njëkohësisht se jo çdo e keqe vjen gjithmonë vetëm për të keq.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiCharles McGonigalYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Yuri Kim punësohet drejtoreshë në Exxon Mobil! Si përfitoi nga Shqipëria dhe lidhjet me TEC-et e Vlorës

13:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Takimi Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

21:00 : 26/09/2025
Para

Arrestohet ish-sulmuesi i Partizanit

TË GJITHA

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025

Gaza, 52 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një punonjës humanitar

20:02 : 02/10/2025

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

19:51 : 02/10/2025

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025

Bashar al-Assad dyshohet se është helmuar në Moskë

19:08 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com