• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Pronarët e inceneratorëve lënë kreditë pa paguar, banka u bllokon llogaritë

19:28 : 23/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pronarëve të inceneratorëve nuk u kanë mjaftuar 60 milion euro që buxheti i shtetit ka paguar për dy impianitet e Fierit dhe Elbasanit, por duke përdorur kontratat koncesionare kanë arritur të marrin miliona euro kredi në banka.

Llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë bllokuar nga banka Credins në janar të këtij viti. Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion USD.

Sot administratorët e përkohshëm nuk mund të përdorin asnjë qindrakë për mirëmbatjen e objekteve dhe remonteve duke rrezikuar degradimin e veprave.

Dokumentat e siguruar nga Kronos zbulojnë se Banka Credins ka dhënë një kredi me vlerë 4.7 milion USD për kompaninë Integrated Technology Services disa muaj përpara se inceneratorët të sekuestroheshin nga SPAK.

Kredia është lëshuar më 30 prill 2021 për llogari të kompanisë ITS në pronësi të Klodian Zotos, por peng është lënë kontrata koncesionare që shteti kishte lidhur për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit me firmën  “Albtek Energy”.

Lexo edhe:

DETAJE/ Grabitja e bankës në Tiranë, autori mori 50 mln lekë, dyshohet për bashkëpunëtor të brendshëm

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

Edhe pse kontrata koncesionare nuk e lejon vënien kolateral për marrjen e kredive që nuk kanë qëllim ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zoto, e le peng në bankë.

Kompania “ITS” u sekuestrua bashkë me inceneratorin e Fierit më 28 mars të vitit 2022 për llogari të hetimeve të nisura nga SPAK, duke ngrirë në këtë mënyrë dhe pagesën e kësteve të kredisë.

Banka Credins dërgon disa shkresa në Agjencinë e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ku kërkon shlyerjen e kësteve të kredisë.

Ligji për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pronave nuk njeh pagesën e detyrimeve bankare në kohën që objekti është e bllokuar për llogari të një procesi penal.

“Ligji për adminsitrimin e pronave të sekuestruara nuk përfshin pagesën e detyrimeve bankare që kanë lindur para se vepra të sekuestrohej” thotë administratori shtetëror për inceneratorin e Fierit, Farudin Arapi.

Banka Credins në dhjetor të vitit të shkuar i drejtohet zyrës përmbarimore “Bailiff Officers” për të nisur procedurat e nxjerrjes së titullit ekzekutiv deri në shlyerjen e plotë të shumës 4.7 milion USD.

Më 23 janar të këtij viti, përmbaruesi Alsid Kamberi kërkon ngrirjen për llogari të Credins Bank të llogarive bankare dhe pronave të kompanisë Albtek Energy. Albtek rezulton pronare e inceneratorit e Elbasanit, pasi sekuestrimi nga SPAK u bë disa ditë përpara se vepra të transferohej te bashkia Elbasan.

Kërkesa e bankës kundërshtohet nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara. “Kredia është dhënë për një kohë më të gjatë se kontrata e koncesionit, 8 vjet, ndërsa objekti do të transferohej pas disa muajsh te bashkia e Elbasanit” thotë Farudin Arapi.

“Këto para janë marrë për rryshfete, korrupsion, për kompanitë e Mirel Mërtirit në Maltë, në Bullgari, për biznese të tjera që lidhen edhe me Zimbabven edhe me dosjen e ilacceve në Zimbabve.” Thotë ekonomisjta Brisida Shehaj.

Por ndryshe nga ajo që konstaton Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara, banka sqaron se kompania ka dorëzuar dokumentate se nuk ka qënë nën hetim, apo e dënuar nga Gjykata në momentin e marrjes së kredisë.

 “Banka nuk ka patur dijeni dhe as nuk ka patur mundësi të merrte dijeni për hetimet e filluara. Në dosje janë depozituar shkresat përkatese nga Prokuroria, Gjykata, dhe Përmbarimi, se shoqëria ITS deri në momentin e  aplikimit për kredi nuk ka patur çështje penale apo në ekzekutim/përmbarim.” thotë në një përgjigje për Kronos Banka Credins.

Administratori shtetëror i inceneratorit i kërkon Gjykatës të shfuqizojë urdhrin e Përmbaruesit, duke i kujtuar se ky vendim do të krijojë dëme të riparueshme në mjedis që prekin një komunitet të madh banorësh si në qarkun e Fierit dhe në atë të Elbasanit.

 “Nëse llogaritë dhe asetet e shoqërisë paditëse do të bllokoheshin, do të shkaktohet një dëm i rëndë dhe i pariparueshëm sepse implikohen interesa të një komuniteti të madh dhe do të ndikonte drejtpërdrejtë në dështimin e kontratës koncesionare.”thuhet në kërkesën drejtuar gjyaktës nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Nëse Administratori shtetëror mbështetet në nenin 297 të Kodit të Procedurës Civile, ku ndalohen veprimet përmbarimore në momentin që çështja është nën hetim, banka mbështetet në një tjetër nen të Kodit të Procedurës Civile.

“Pasi Banka Credins ka konstatuar vonesat në pagesat e detyrimeve nga ana e debitorit, i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Gjykata ka vlerësuar të drejtë kërkesën dhe ka lëshuar urdhrin për ekzekutim. Më pas, Banka me një kërkesë për vënien në ekzekutim, sipas nenit 515 të Kodit të Procedurës Civile ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës së ekzekutimit të titullit ekzekutiv.”  shprehet Banka Credins.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se skema e përdorur nuk bie vetëm mbi bankën, por rrezikon që në të ardhmen kredinë ta paguajnë bashkitë me paratë e qytetarëve.

“Pas 6 vitesh, pas 26 milion euro investim, pas një kosto shumë të madhe në buxhetin e shtetit, Elbasani ndodhet në të njëjtën situatë para se të niste koncesioni dhe tashmë kredia rrezikon të paguhet nga bashkia, ose objekti t’i kalojë bankës.” thotë ajo.

Nëse Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vendosë konfiskimin e veprave, atëherë objektet e inceneratorëve do të kalojnë në pronësi të shtetit dhe jo të bankës.

“Ligji e thotë qartë, nëse objekti konfiskohet, nuk shkon për bankën por i takon shtetit” thotë Farudin Arapi.

Pasuritë e marra nga drejtësia për llogari të shtetit kanë shkaktuar probleme të rënda në sektorin bankar dhe kanë rritur ndjeshëm kreditë e këqija në sistem.

Prej disa muajsh, Shoqata e Bankave po kërkon ndryshimin e ligjit për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurive, kërkesë që është pranuar nga qeveria. Institucionet janë duke punuar mbi amendimet e ligjit të cilat synojnë të njohin në një masë të caktuar edhe pagesën e kësteve të kredisë gjatë periudhës që pasuritë janë në sekuestrim apo kur konfiskohen.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka marrë një inciativë në Kuvend për të ndaluar financimin e projekteve koncesionare ose në partneritet publik-privat me kredi, ndërsa si për këto kontrata si për pranimin e kompanive në tendera publikë, sipërmarrësit do të detyrohet të kenë të paktën gjysmën e vlerës së financimit.

“Kam marrë një iniciativë ligjore që të vendosim kufizime që në rastet e koncesioneve apo PPP-ve kompania duhet të ketë 50% të vkerës së investimit, njësoj edhe në fushën e tenderave publikë, që të mos rrezikohet zbatimi i kontratës apo të përsëriten raste të tilla.” thotë ajo.

Nisma është në fazën e diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë dhe që të miratohet i nevojtet patjetër konsensusi i mazhorancës.

/MCN/

Etiketa: bankabllokim llogarieinceneratoreInceneratori i Elbasanitinceneratori i fierit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE/ Grabitja e bankës në Tiranë, autori mori 50 mln lekë, dyshohet për bashkëpunëtor të brendshëm

13:56 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

08:24 : 26/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për inceneratorin e Elbasanit, rrëzohet rekursi i të dënuarve

19:02 : 19/05/2026
AKTUALITET

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

10:04 : 05/05/2026
Screenshot
AKTUALITET

“Inceneratorët fantazmë”, Zhupa: Turizmi nuk mbahet me propagandë

15:28 : 04/04/2026
AKTUALITET

Shqipëria, më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja

12:59 : 30/03/2026
Para

Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian

TË GJITHA

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom