• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhunuan pedagogun Petraq Milo/ Si i justifikoi policët e tij Abazoviçi i Malit të Zi

09:34 : 23/02/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Filmimet nuk lënë asnjë dyshim. Ndaj pedagogut Petraq Milo u ushtrua dhunë shtazore nga policia malazeze.

Në video ai duket që shmang provokimet ndaj policisë, madje ngre duart lart duke u shfaqur krejtësisht i dorëzuar. Sërish vazhdon të dhunohet nga policët, që e godasin në fytyrë dhe tentojnë ta nxjerrin zvarrë nga mjeti.

Reagimi i shtetit malazez qe i vonuar. Ka kaluar një muaj nga ngjarja. Vetëm pas pamjeve shqetësuese në mediat malazeze, prokuroria e Ulqinit urdhëroi arrestimin e policëve Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç.

Tirana zyrtare nuk pati asnjë reagim, as në datën 15 Janar kur ndodhi ngjarja dhe as tani që dolën videot e reja të dhunës.

Lexo edhe:

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

Madje në 27 Shkurt, qeveria shqiptare dhe ajo malazeze do ulen bashkë në një mbledhje spektakli rutinë, për të folur për marrëveshje dhe bashkëpunim.

Në këtë situatë, irritimin e shton një reagim i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç që për çudi i ka dalë në mbrojtje dy policëve.

Kështu, në vend se ta dënojë rrahjen e qytetarit shqiptar, kreu i qeverisë malazeze justifikon policët kur thotë “Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët” ka thënë ai.

Pra, arsyetimi i Abazoviçit është se policët duhet ta kenë pasur një shkak për rrahjen që i bënë shtetasit shqiptar, pra se rrahja nuk erdhi nga hiçi. Në fakt, ky shkak ishte një sinjal që policët malazezë i bënë Petraq Milos për të hapur krahun sepse do të kalonte një delegacion, por ai nuk e kishte kuptuar.

Abazoviçi shkon më tej dhe e relativizon skandalin duke thënë se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.
Një reagim i tillë për rrahjen e një qytetari shqiptar, vjen nga një kryeministër që kur u zgjodh në detyrë mori urimet nga Shqipëria si kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan.

Në fakt, Abazoviç ka shfaqur një fytyrë krejt ndryshe.

Ai do të mbahet mend si kryeministri që ktheu pozitat e kishës serbe në Malin e Zi, përmes një vendimi të kundërshtuar fort nga malazezët. Abazoviç është po ashtu në anën e serbëve për Ballkanin e Hapur, një ide që kundërshtari i tij Gjukanoviç e ka quajtur të rrezikshme për Malin e Zi.

Ndërsa sot (22 Shkurt) me mbrojtjen që i ka bërë huliganëve të veshur me uniforma policie, Abazoviç i ka qëndruar besnik një profili politik që më shumë se Dritanit, i shkon për shtat një Dragani, emri i policit të arrestuar në Malin e Zi./Lapsi.al

Etiketa: dhuneDritan AbazoviçKryeministri i Malit të Zikufimali i zioficere policiepedagogPetraq Milo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025
AKTUALITET

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025
RAJONI

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Gjykata i kishte ndaluar daljen jashtë shtetit, 37-vjeçari kapet duke kaluar kufirin drejt Malit të Zi

12:31 : 22/10/2025
Para

Gjumi i pasdites ndihmon në mirëqenien e trurit

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com