• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati/ Arrestohet kunati i Alibej dhe miku i tij, kush ishte shënjestra?

11:40 : 20/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Zbulimi i një automjeti luksoz tip “BMW X6” ku ndodheshin tre armë të llojit kallashnikov, municione si dhe një shishe me lëndë djegëse, në orët e para të së dielës pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ngriti dyshime të forta për një atentat të mundshëm ndaj familjes së Erion Alibejt, pasi banesa e tij ndodhej vetëm 50 metër larg mjetit.

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë kishin dyshime se kishin parandaluar një atentat të mundshëm, ndërsa në media qarkulloi lajmi se ishin zbuluar dy vrasësit me pagesë që lidheshin me mjetin e gjetur në zonën e njohur si “ish-Konservimi”.

Gjatë gjithë ditës së djeshme dhe mbrëmjes në policinë e Elbasanit u shoqëruan disa persona, por vetëm sot uniformat blu kanë dhënë detaje mbi operacionin, duke njoftuar për dy të arrestuar.

Mësohet se në pranga kanë rënë Arben Spahiu (kunati i Erion Alibejt) dhe Arsen Preci, dy emra që lënë të kuptohet se objektivi i atentatit të mundshëm ka qenë një rival i tyre.

Dy të arrestuari Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

“Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.

Lexo edhe:

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

“Armët i bleja te një hoxhë”/ Alibej: Kisha akses në TIMS, kontrolloja lëvizjet e Çopjave dhe Qosjes

Mësohet se në çantën tip marsup që policia ka gjetur ditën e djeshme në një kosh mbeturinash pranë vendit ku u gjet mjeti tip “BMW X6”, u gjetën edhe dy dokumente të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut.

Mjeti i mbushur me armë dhe municione ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, ndërsa anëtarët e grupit të tij duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët..

Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit.

Dyshimet janë që 53-vjeçari Arben Spahiu (i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej) do të godiste për hakmarrje, pasi ai është vëllai i Ardit Spahiut, i cili u vra në Belgjikë, por edhe i Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.

Ende është e paqartë se cili do të ishte shënjestra e atentatit, por dyshimet janë të forta se prej grupit të Alibejt do të goditej Elton Kila, i njohur si “Oti i Elbasanit”.

Elton Kila – “Oti i Elbasanit”

Emri i tij doli ne drite pas arrestimeve në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, me Nuredin Dumanin që rrëfeu se në vitin 2022 kishte marrë porosi për ta ekzekutuar, por kishte dështuar në ndjekjen e tij.

Elton (Kastriot) Kila, 43 vjeç, i cili ishte shënjestër e atentatit të dështuar ditën e djeshme, i ka shpëtuar 4 herë deri më tani ekzekutimeve mafioze.

HISTORIKU I ALIBEJT

Erion Alibeaj është i arrestuar nga policia dhe ndodhet pas hekurave (ku ka pranuar të bëhet edhe bashkëpunëtor i drejtësisë) pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhur në korrik të 2020, me një diferenë prej 10 ditësh nga njëra-tjetra.

Prej shkurtit të vitit të kaluar Erion Alibej është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Ramazanit dhe Runajt.

Ai është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi.

Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Sakaq, më herët një grup kriminal kishte planifikuar që t’i vendoste Alibeajt në pallat tritol. Ky detaj u zbulua nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, i cili gjithashtu rrëfeu para hetuesve të SPAK se i janë ofruar deri në 2 milionë euro për një vrasje dhe objektivi ishte pikërisht Alibej.

I penduari i drejtësisë ka dëshmuar se një person i quajtur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt duke i ofruar 2 milionë euro.

Erion Alibej

“…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” citohet të ketë thënë Dumani në dosjen hetimore.

Ai gjithashtu ka pohuar se për ‘kokën’ e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është ofruar një shumë prej 300 mijë eurosh.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, ka deklaruar Dumani.

Ende është e paqartë nëse automjeti me armë i zbuluar sot nga policia ka lidhje me deklaratat e bëra nga Dumani, apo vrasësit me pagesë për të cilët dyshohet të kenë lidhje me operacionin policor “Plumbi i Artë”.

elbasani
fdz
WhatsApp-Image-2023-02-20-at-11.21.45-1
elbansan-ngjarja-kriminale-makina-768x435-transformed
sbvdb
fd
Capture
Vendi ku u gjet mjeti tip "BMW X6"
Vendi ku u gjet mjeti tip “BMW X6”

LEXO EDHE:

Detaje nga atentati i dështuar në Elbasan, si grupi kriminal tentoi të zhdukë provat

Etiketa: atentatelbasanErion Alibej

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Armët i bleja te një hoxhë”/ Alibej: Kisha akses në TIMS, kontrolloja lëvizjet e Çopjave dhe Qosjes

12:42 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dëshmia e Alibej në GJKKO: Më ftonin të dilja nga shtëpia për të më zënë pritë, informatori im ishte…

11:44 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRI-DETAJET/ Mekaniku në gjendje kritike për jetën, pezullohet aktiviteti i “Albchrome” në Elbasan

20:08 : 04/06/2025
Lajmet e Dites

E rëndë në Elbasan, 37-vjeçari gjendet i vetëvarur

14:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Plagoset gjatë punës 51-vjeçari në uzinën e ferrokromit në Elbasan

13:56 : 04/06/2025
Para

Parandalimi i atentatit, policia del me informacion zyrtar: 2 të arrestuar

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com