• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafaj: Pse kërkova “pavarësi e kushtëzuar” për Kosovën në OKB në 2005

22:06 : 17/02/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Në këtë 15-vjetor të Pavarësisë, ish-ministri i Jashtëm dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë në fillimet e demokracisë, Besnik Mustafaj foli për rëndësinë që i është dhënë në ato kohë Kosovës në cështjet e Jashtme të Shqipërisë.

Ndërsa fliste për kohën kur ka qenë ambasador në Francë, Mustafaj tha se udhëzimi që vinte nga Tirana zyrtare në atë kohë ishte që çështjet e Jashtme të Shqipërisë janë njëlloj të rëndësishme si çështja e Kosovës.

“Unë si ambasador kam qenë i përfshirë, sidomos në përpjekjet që bëri atëherë diplomacia shqiptare që të përfshihej çështja e Kosovës në negociatat e Dayton-it. Nuk u arrit, por përpara kemi pasur raste që kemi bllokuar mbledhje. Sepse ne nuk pranonim që në dokumentin final të flitej për minoritetin shqiptar të Jugosllavisë dhe të Serbisë në rastin konkret. Janë dasht mundime të mëdha për të arrit kapërcime të tilla. Në të gjitha dokumentet figuronte minoriteti shqiptar, ne kërkonim populli shqiptar. Dhe u arrit që për herë të parë të futej në literaturën e organizatave ndërkombëtare popullsia shqiptare.”

Mustafaj thekson se periudha ‘92-‘96, për diplomacinë shqiptare, çështja e Kosovës ka zënë vend kryesor.

Kurse, duke u ndalur në vitin 2005 kur ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Mustafaj shpjegon se përse përdori termin “pavarësi e kushtëzuar” në mbledhjet që u bënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Lexo edhe:

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

“Një javë pasi ishte formuar qeveria unë duhej të shkoja, në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Unë vura në agjendë, që do takoja të gjithë faktorët që merreshin me cështjen e Kosovës. Nga takimet konstatova se komuniteti euro-amerikan në përgjithësi kishte një lloj keqardhjeje për Serbinë, dhe kjo keqardhje, i bënte të thoshin janë njëlloj, nuk merren vesh. Ky krahasim nuk ishte në dëm të serbëve, por në dëm të Shqipërisë.”

Ish-ministri shpjegon se duke përdorur termin pavarësi e kushtëzuar ai u fut në terrenin e të mundshmes dhe kjo, siç u shpreh ai, nuk iu pëlqeu serbëve.

“Brenda ditës, ka pasur reagime, polemika. Unë u akuzova si nacionalist.”

Por a ishte konsultuar me Sali Berishën, atëherë kryeministër, përpara se ta ndërmerrte këtë hap? Mustafaj thotë se Berisha në fakt i linte dorë të lirë në këto çështje, pasi ai kupton dhe i njeh mirë marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Jo nuk e kisha konsultu. Por me Berishën kam punuar në mënyrë shumë komode. Berisha, nga të gjithë kryeministrat që ka pasur Shqipëria nga ’91 e deri tani është i vetmi nga kryeministrat që kupton dhe që i njeh mirë marrëdhëniet ndërkombëtare. Të gjithë të tjerët, kanë hyrë kot atje. Nuk kuptojnë dhe kanë bërë protagonistin“, tha ai për a2cnn.

Mustafaj shtoi se më pas në kthim u konsultua me kryeministrin Berisha.

Etiketa: kosovemustafajOKB

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026
RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
RAJONI

Oda Amerikane kërkon kthesë në politikën energjetike të Kosovës

12:45 : 13/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Bisedime me opozitën në kërkim të konsensusit

09:04 : 11/07/2026
Para

Ish-deputeti i PS-së: Rama duhet të përgjigjet për çështjen "McGonigal"

TË GJITHA

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026

Penalltia ndëshkon Francën, Spanja kalon në avantazh

21:47 : 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, SKEMA e trafikut drejt Europës

21:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş