• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paloka: Rama është zhdukur nga frika, e kanë këshilluar të mos flasë

20:16 : 16/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme dhe situatën e krijuar në sallën e Kuvendit.

I ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24, Paloka deklaroi se kryeministri është “zhdukur” sepse ka frikë të ballafaqohet me opozitën për çështjen “McGonigal”, ndërsa shtoi se deri dje Rama bënte “arrogantin dhe cinikun” duke fyer në Parlament.

Sipas tij, frika e ka detyruar atë të heshtë, teksa vijoi duke thënë se dikush e ka sugjeruar Ramën të mos flasë, pasi çdo gjë mund të përdoret ndaj tij në një gjyq të mundshëm kundër tij lidhur me rastin e ish-agjentit të FBI.

Sa i përket situatës së krijuar në Parlament, Paloka tha se maxhoranca po tenton të eliminojë fjalën e lirë dhe opozitën përmes veprimeve në Kuvend, ndërsa shtoi se ka një listë për përjashtimin e deputetëve që “prishin punë në seancë” si Berisha, Noka apo të tjerë.

“Këtë muaj Rama është zhdukur sepse ka frikë të ballafaqohet me opozitën për një skandal si ky. Ai i ka humbur të gjitha siguritë. Deri dje vinte dhe bënte arrogantin e cinikun duke fyer, këto skena prej një muaji e ca nuk po i shohim. Si frikacak i vërtetë që është priti deri sa u larguan qytetarët para parlamentit. Ndryshe nga herët e tjera me gjithë provokimet e deputetëve të opozitës ai nuk bëri asnjë reagim. Nuk tha asnjë fjalë, komplet jashtë natyrës së Ramës. Heshtja është shumë e qartë. Frika është në nivele të tilla që e ka detyruar Ramën të heshtë. I detyruar dhe jam i bindur se dikush e ka sugjeruar të mos flasë, ndoshta një avokat apo këshilltar juridik.

Lexo edhe:

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

Mund të përdoret ndaj tij në gjyq çdo gjë që mund të thotë. Ai e di që çfarë ka dalë në aktakuzë është një pjesë shumë e vogël nga ajo që ka në dosje. Flitet për lidhjet e McGonigal me elementë rusë, ndërkohë që të njëjtët rusë për të cilët akuzohet ai, Deripaska është investitor strategjik në Shqipëri. Rama këto i di si ne dhe për këtë arsye, duke pritur se çfarë do dalë. Mediat e huaja nuk i lëshojnë informacionet pa i verifikuar 10 herë. Kur jepet një informacion i tillë nga mediat jashtë është nga burime të sakta dhe të sigurta. Rama nuk e di çfarë ka dosja dhe i trembet sepse kur merr kot mund ta “qelbë”.

Nuk ka asnjë akuzë të opozitës. E vetmja gjë që ka thënë opozita është që Rama e ka përdorur pushtetin e tij për të blerë votat deri te zyrtarë dhe funksionarë të lartë deri në FBI. Është vërtetuar se këto lidhje korruptive i ka përdorur kundër opozitës. Rama edhe me kaq është i zhytur. Në një rast tjetër ka qenë i implikuar dhe doli pastër. Për 80 mijë dollarët për foton me Obamën. Aty u dënua Bilali në Amerikë sepse ishte shtetas. Ky rast është krejt ndryshe, sepse nëse vërtetohet se marrja e parave nga McGonigal, vërtetë Ramën nuk e marrin ta çojnë në burg atje, por nuk mund të jetë më kryeministër. Si në çdo aspekt që Rama ka uzurpuar përmes korruptimit në forma të ndryshme, i vetmi institucion ku kemi ende fjalë është Parlamenti. Edhe ky po tenton të eliminojë opozitën dhe fjalën e lirë.

Komisionet hetimore janë detyrim kur një numër i caktuar deputetësh ka firmosur. Nuk e di nëse ka karagjozllëk më të madh se ky që pretendojnë këta, që kemi falsifikuar firmat tona. Nëse dikush falsifikon firmën time e çoj në prokurori, nuk ia çoj Taulant Ballës. Sot nxorën tjetër justifikim. Tha ajo që po ndryshojnë komisionet hetimore dhe nuk ka komision deri sa të miratohet. Edhe po të jesh injorant e kupton që kjo nuk qëndron. Kjo bëhet sepse nuk duan një komision në këtë moment. Rama në këtë rast do ishte i detyruar për t’u përgjigjur. Ditën e fundit që parashikon rregullorja e ka lënë mocionin. Për pyetjet që kemi drejtuar parashikohet një javë, jo një muaj. Kjo zonja që drejtonte tha meqë ka shumë kërkesa i bashkojmë bashkë. Unë jam përjashtuar 3 herë deri tani. Kjo është e bukura, nuk u bëra fare rebel. Te përjashtimi i parë nuk bëra asgjë. As dola në podium, as ndonjë akt tjetër. Isha në këmbë në vendin tim. Ata e kanë në listë, kush na prish punë në mocion, Berisha, Noka, Paloka, etj”, tha ai.

Etiketa: Edi PalokaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Luizit i kthehet ashpër Kiarës: Mos më ndërhy!

TË GJITHA

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025

Dy shenjat e horoskopit më me fat në dashuri për këtë fundjavë

14:12 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët një banesë në Astir

13:55 : 15/11/2025

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com