• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kërcënimet për bomba në Kosovë, ekspertët: Nuk ka shumë gjasa të jenë të vërteta

09:21 : 14/02/2023
në RAJONI

Një varg alarmesh për bomba ndodhën në Kosovë kohëve të fundit. Përveç Kosovës, ekspertë të sigurisë bëjnë të ditur se kërcënime të ngjashme ka pasur edhe në rajon. Ata vlerësojnë se objektet publike në vend nuk kanë siguri të mjaftueshme për sa i përket kërcënimeve me bomba.

Një tjetër kërcënim me bombë ka alarmuar Aeroportin e Prishtinës ditë më parë, por që më vonë u qartësua se është i rremë, teksa intervenoi Policia e Kosovës.

Këto alarme po shkaktojnë një perceptim të gabueshëm të sigurisë, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa thotë se ato do të hetohen hollësisht.

“Ne do t’i hetojmë deri në detaje prejardhjen e këtyre kërcënimeve dhe do të ndërmarrim masa drastike ndaj atyre që bëjnë këso shkeljesh ligjore”, ka thënë Sveçla.

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, aktualisht anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha për Radio Kosovën se kërcënimet për bomba nuk ka shumë gjasa të rezultojnë të vërteta. Por, ai thotë se të gjitha raportimet duhet të merren seriozisht. Qalaj tha se objektet publike nuk kanë siguri të mjaftueshme për shkak të mungesës së personelit të sigurisë.

Lexo edhe:

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

“Për shkak të kostos financiare, institucionet hezitojnë të kontraktojnë  sigurime private. Ndërsa në objektet qeveritare janë duke e angazhuar Policinë e Kosovës, që unë mendoj se është gabim, sepse edhe objektet qeveritare duhet të kontraktojnë ndonjë kompani private ose punëtorë të sigurisë në mënyrë që ta lirojnë policinë nga këto punë të rojeve fizike dhe policia ta kryejë punën e saj të përcaktuar me ligj”, tha Qalaj për Radio Kosovën.

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kërcënimet me bomba mund të jenë  pjesë e një lufte hibride që synon të krijojë panik.

“Zakonisht kjo po i adresohet kësaj luftës civile të Rusisë. Këto nga aspekti i sigurisë duhet të merren seriozisht dhe ndërmerren të gjitha masat si evakuimi dhe zbulimi”, tha Ibishi.

Sipas ekspertëve të sigurisë, alarmet e tilla në rajon shtrojnë domosdoshmërinë që institucionet përkatëse të sigurisë, të rrisin nivelin e gatishmërisë dhe të shkëmbejnë informacionet nëse porositë që dërgohen janë të ndërlidhura dhe kanë qëllim të njëjtë, që të nxisin frikë dhe panik te qytetarët dhe kështu të destabilizojnë rendin shoqëror e politik.

 

Etiketa: bombaekspertkosovengjarjeshperthime

Lajme të lidhura

RAJONI

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025
RAJONI

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

17:54 : 26/09/2025
RAJONI

KFOR: Nuk janë identifikuar shkelje me dronë që rrezikojnë sigurinë në Kosovë

17:28 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza: Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

19:52 : 25/09/2025
RAJONI

Osmani bisedon me Kallasin për zhvillimet e fundit dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

10:16 : 25/09/2025
RAJONI

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

09:20 : 25/09/2025
Para

Protesta e Opozitës para Kuvendit, arrestohen dy persona (EMRAT)

TË GJITHA

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

17:59 : 28/09/2025

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

17:40 : 28/09/2025

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

17:27 : 28/09/2025

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025

Varrimi i vëllait të Gjestit u shpërnda në rrjete sociale, Xheneta: Tregoni respekt

17:00 : 28/09/2025

Trump: Armëpushimi në Gaza është afër, një “shans i artë” për paqe në Lindjen e Mesme

16:40 : 28/09/2025

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e qeverisë, AIDA është e korruptuar

16:26 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com