• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes

16:51 : 14/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Indinjata e djeshme e grave socialiste në Kuvend ndaj gjuhës së Berishës, hap një debat mbi kulturën e dominimit dhe përdorimit nga lideri të një trupe të tërë politike, këtë herë me ndjeshmëri të lartë, siç është ajo e përfaqësimit femëror në politikë. Çështja nuk është se përse Rama fshihet pas “fustanit të grave” për një skandal të caktuar, por se deri kur këto gra do ta përdorin këtë “fustan” për të mbuluar hipokrizinë dhe mungesën e personalitetit politik.

Reagimi ndaj gjuhës së Berishës, i bërë pikërisht në kohën kur i duhej liderit të zënë në çark, gjithësesi do të ishte i pranueshëm nëse zonjat socialiste do të kishin patur të njëjtin standart sa herë që edhe kryeministri i tyre, brutalisht apo duke flirtuar me kontekstin, përdor gjuhën seksiste. “Revolta” vetëm në një drejtim, i shndërron ato pikërisht në të kundërtën e asaj që pretendojnë të jenë. I kthen në numra që lëshojnë zë vetëm me urdhër nga lart. Spiropali për shembull është sot personifikimi më eklatant i kësaj dukurie.

Zonjat e mazhorancës nuk janë shqetësuar asnjëherë kur kryeministri, kolegen e tyre Albana Vokshi, nuk e thërriste në emër por Pamela, me një theks të qartë intimidues dhe seksist. As kur vite më parë, me xheste vulgare i shpjegonte zonjës Topalli në Kuvend nëse i ngrihej apo jo opozitës. Gratë e majta nuk bëzanë as kur lideri i tyre kaloi çdo limit duke selektuar fushatën e kaluar një foto me kontekst denigrues seksist të Grida Dumës, të cilën e shoqëroi dhe me pasthirrma “oh- oh” dhe më pas, gjoja për t’u justifikuar deklaroi se “Ju, Ilir Meta, Saliu dhe kush tjetër, tek kjo ‘ohoho’ dhe goja e Gridës shikoni gjëra që mua s’më bien ndër mend… “.

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/grida-duma.mp4?_=1

Lexo edhe:

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

Madje ato dukeshin komode edhe kur kryeminstri nga karrikia e tij në Kuvend, sulmonte me fjalor të ulët kundërshtarin politik dhe i bërtiste në prani të tyre “o rrotë k…”. Shembujt e gjuhës seksiste dhe intimiduese të Ramës ndaj grave dhe në prani të grave janë të panumërta, por zonjave të partisë kjo gjë nuk ua vret veshin dhe nuk ua prek dinjitetin. Cipa e tyre bëhet e hollë dhe e ndjeshme vetëm ndaj kundërshtarëve, dhe kjo, atëherë kur ua kërkon kryetari që i ka përzgjedhur të jenë aty ku janë.

Dhe ktu vimë pikërisht tek një prej shpjegimeve të kësaj sjellje politike me standart të dyfishtë. Po të shohësh sot, gratë që janë rritur në karrierë falë forcës së tyre dhe mbështetjes nga votuesit socialistë, janë një specie thuajse në zhdukje. Mjafton të sillni ndërmend zonjat e PS një dekadë më parë dhe të krahasoni personalitetin e tyre politik me ato që janë sot të emëruarat e Rilindjes, si në qeveri ashtu dhe në Kuvend. Karrierën e tyre, vendin e tyre, detyrën e tyre, e përcakton një njeri i vetëm, shpeshherë edhe pa i pyetur fare. Të shumta janë rastet kur ngritjen e tyre në ekzekutiv e kanë mësuar nga ekrani i tv. Tipare dalluese të kësaj kategorie janë dëshmia e bësnikërisë, mundësisht që nga koha e Bashkisë së Tiranës; mungesa e indentitetit politik; përsëritja besnike e mesazheve të liderit; zbrazëtia nga çdo liri mendimi e gjykimi; pranimi pa kushte dhe pa debat i rolit që të përcakton lideri dhe levizja e kontrolluar brenda hapësirës që u ka vizatuar po prapë lideri.

Zonjat socialiste, në një pjesë të konsiderueshme,  nuk janë aty ku janë si rezultat i kontributit të tyre në politikën kombëtare, por si vullnet i tekave të kryetarit. Kryetari të vë, kryetari të heq. Më shumë se sa shqetësimin për komunitetin, në mendjet e tyre mbizotëron shërbimi për “mbretin”. Prandaj dhe “indinjata” e djeshme në Kuvend në emër të dinjitetit, kompromentohet pikërisht nga standarti i dyfishtë. Madje dhe nga hipokrizia, që sado të mbulohet, është e dukshme për këdo që ka ndjekur transformimin e PS në Rilindje. Për më tepër, që vetë zonjat e mazhorancës i njohin fare mirë sjelljet e liderit të tyre në mbledhjet me dyer të mbyllura dhe gjuhën që përdor jo në publik ndaj atyre vetë.

T’i nënshtrohesh të keqes brenda shtëpisë tënde dhe të shfaqesh si luftëtare ndaj saj kur e ndesh diku tjetër, më e pakta nuk të bën të besueshme. As për fjalët dhe as për “fustanin” që tenton të mbulojë kryetarin, kur kupton se është në hall.

Marrë nga Lapsi.al

Etiketa: arman shkullakuEdi Ramagjuha seksistegrate socialisteGrida DumakuvendRilindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

12:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025
AKTUALITET

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025
AKTUALITET

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025
AKTUALITET

‘Diella’ mori fjalën, PD përplaset në Kuvend me Ramën, ndërpritet seanca

10:24 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zhupa: Pushteti po cenon të drejtën e medias, çdo ditë sulme ndaj gazetarëve

10:13 : 18/09/2025
Para

DATA/ Partia Demokratike në protestë kombëtare, ditën kur Apeli vendos për Vulën

TË GJITHA

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

12:32 : 18/09/2025

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

12:18 : 18/09/2025

Antentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

12:15 : 18/09/2025

BILD: Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë

12:10 : 18/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com