• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, shqiptarët protestë në Hagë më 1 mars

17:47 : 12/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, do të protestohet më 1 mars në Hagë, qytetin holandez ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale. Organizmi vjen nga shqiptarë të diasporës, të cilët në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të kërkojnë drejtësi dhe shfaqin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Organizatorët e protestës bëjnë thirrje për dalje sa më masive këtë ditë dhe jo vetëm shqiptarë të diasporës, por ftojnë edhe qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në protestë paqësore. Shqiptarët e diasporës po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas tyre, ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik.

Ata nuk kundërshtojnë gjykatën, por i bëjnë asaj thirrje për vendosje të drejtësisë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje. Një leje për organizim të protestës tashmë është siguruar nga autoritetet holandeze dhe qytetarët pritet të mblidhen në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, të mërkurën e 1 marsit nga ora 10:00 deri në 12:00.

“Protestën e kemi filluar ta organizojmë për shkak të pakënaqësive, që po vazhdon që dy vjet ky proces, neve po na duket se i tërë procesi ka rrëshqitë në një proces politik dhe jo në drejtësi. Kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër atyre që e bënë shtetin e Kosovës, kontribuuan shumë për shtet ndërtimin, në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, ishin politikanët që koordinuan punën e tyre, më së shumti me ndërkombëtarët, për zhvillimin e Kosovës për integrimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, që Kosova të jetë sa më e organizuar edhe për komunitetet në Kosovë.”, thotë Raif Istogu, një nga organizatorët e protestës.

Istogu në një lidhje për KosovaPress nga Gjermania, thotë se duan t’i tregojnë botës që janë në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Lexo edhe:

5 anëtarë votuan kundër, zbardhet vendimin i Gjykatës Kushtetuese që la Metën në burg

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

“Në asnjë mënyrë nuk e ka menduar askush që njerëzit e paqes, që luftuan për çlirimin e Kosovës sot të përfundojnë në paraburgim në Hagë. Kjo është çështja kryesore pse ne organizohemi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe të tjerët nuk janë vetëm emra, por janë edhe histori e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata nuk janë vetëm themeluesit e UÇK-së, por janë edhe baballarët e shtetit të Kosovës, themeluesit e republikës së Kosovës, kjo është arsyeja kryesore pse ne sot po mundohemi që ta organizojmë një protestë madhështore në Hagë, për t’i treguar gjithë botës dhe për ata dhënë qëndrimin tonë se ne jemi me çlirimtarët.”, shton ai.

Ai pret që protesta e 1 marsit të jetë madhështore, derisa konfirmon që ajo do të mbahet në një lokacion që ndodhet pesë minuta larg institucionit të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Ne na kanë caktuar një lokacion, ne po mendojmë që ka me u bë një protestë shumë madhështore dhe për shkak të vendit, edhe para gjykatës edhe para vendit ku është paraburgimi, nuk ka vend të mjaftueshëm për një masë të madhe që ne mendojmë që ka me pas. Neve na është caktuar një lokacion pesë minuta larg gjykatës. Ne mendojmë të organizohemi me autobusë dhe kemi lidhe me kontakte thuajse me të gjitha shtete e Evropës, me Zvicrën, Austrinë, Francën, kemi kontaktuar me njerëz aktivistë dhe të gjithë janë aktivizuar që protesta të jetë sa më madhështore.”, thotë Istogu.

Ai deklaron se i bëjnë thirrje gjykatës që të vendosë drejtësi, meqë sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po përballen me padrejtësi për më shumë se dy vjet prej kur janë në paraburgim.

“Ne po kërkojmë vetëm drejtësi, ne jemi të dëshpëruar prej rastit me Dick Marty, rasti i Dick Marty u anashkalua komplet, ajo ka dalë që ka qenë një gënjeshtër e servuar nga qarqet ruse dhe serbe. Ne do t’i bëjmë Gjykatës Speciale vetëm thirrje që të jenë të drejtë dhe jo politik. Ne nuk po kundërshtojmë Gjykatën Speciale, Gjykata Speciale nuk kemi arsye me kundërshtur, ne do të kundërshtojmë vetëm padrejtësitë që po u bëhen heronjve tonë dhe vet popullit shqiptar”, thotë ai.

Istog vlerëson se kësaj proteste duhet t’i bashkohen edhe qytetarët nga Kosova.

“Ne kemi informuar të gjitha organet në Holandë, jemi pajisura me një leje për protestën dhe unë ju bëj thirrje bashkatdhetarëve, të gjithë ata që kanë mundësi, dhe jo vetëm bashkatdhetarëve por edhe kosovarëve në Kosovë, që të gjithë ata që kanë mundësi të na bashkohen në këtë protestë dhe t’i ndihmojmë njerëzit që janë në Hagë, ta ndihmojmë shtyllën e shtetit, këta njerëz që e shpallen pavarësinë që sot ne po e gëzojmë që ne nga diaspora vijmë lirshëm në Kosovë, i bëjmë rrugëtimet lirshëm pa asnjë problem.”, thotë Istogu.

Protesta e 1 marsit në Hagë pritet të jetë e qetë dhe të zgjasë për dy apo tri orë. Po më 1 mars, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit lidhur me pretendimin për krime lufte është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht/KosovaPress.

Etiketa: gjykatehagaHashim ThaçiHashim ThaçitJakup KrasniqiKadri Veselitrexhep selimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 anëtarë votuan kundër, zbardhet vendimin i Gjykatës Kushtetuese që la Metën në burg

18:52 : 11/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
RAJONI

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

18:55 : 08/05/2026
RAJONI

Shtyhet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ja kur do të jepet verdikti përfundimtar

09:49 : 06/05/2026
AKTUALITET

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

22:41 : 04/05/2026
RAJONI

“Hajduti futi dorën në makina dhe ia bëri mamit bam”, dëshmia tronditës e djalit të Liridona Ademajt

15:23 : 17/04/2026
Para

Bilanci i COVID-19/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş