• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e “parave të mafias”, kërkohet 16.8 vite burg për kunatin dhe shoferin e Taçit

11:58 : 10/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Francesko Zummo dhe Rezart Taçi

Francesko Zummo dhe Rezart Taçi

Gjashtëmbëdhjetë vite e tetë muaj burgim në total kërkon Prokuroria e Posaçme për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit për dosjen e “pastrimit të parave të mafias italiane”. Ndërkohë, për Rezart Taçin, çështja po gjykohet veçmas.

Këtë të Enjte, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u zhvillua seanca e radhës për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Artur Balla dhe Bledar Lilo, të dy të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në këtë seancë, SPAK ka kërkuar deklarimin fajtor të kunatit të Taçit Artur Balla dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit dhe si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar deklarimin fajtor të shoferit të Taçit, Bledar Lilo dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit dhe si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit me 8 vjet burgim.

Gjithashtu, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.

Lexo edhe:

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

Taçi gjykohet veçmas

Ndërkohë, për çështja për Taçin është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete. Shkak, shpjegon SPAK, është se ky i pandehur është në mungesë dhe duhet të kryhen procedurat e nevojshme të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për të pandehurit që gjykohen në mungesë.

Vetë Rezart Taçi, i cili ndodhet në kërkim policor, në një reagim për mediat nga arratia, është vetdeklaruar i pafajshëm.

Hetimet

Sipas akuzës, është arritur në përfundimin se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim pastrimin e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

“Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera. Janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera”, sqaronte SPAK në njoftimin për mbylljen e hetimeve për dosjen.

Një hetim për çështjen po zhvillohet në Itali, ku në qendër është Francesko Zummo, sipërmarrës italian nga Palermo, i lidhur me organizatën mafioze Cosa Nostra-n. Llogaria bankare në Shqipëri ku në Dhjetor 2021 u sekuestruan më shumë se 180 mln euro, ishte pikërisht në emër të Zummo-s.

Etiketa: Artur BallaBledar LiloFrançesko ZummoRezart Taçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

16:57 : 07/04/2026
AKTUALITET

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

14:42 : 24/02/2026
AKTUALITET

Prokuroria mbyll hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, dosja i kalon Gjykatës

14:40 : 11/07/2024
AKTUALITET

Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për pastrim parash të transferohet në Itali

20:23 : 24/06/2024
AKTUALITET

Mbyllen hetimet për çështjen e Rezart Taçit, dosja dërgohet për gjykim

14:20 : 13/02/2024
AKTUALITET

Akuzohet për pastrim parash/ Shtyhet seanca për Rezart Taçin, arsyeja

10:38 : 18/01/2024
Para

Inflacioni ngadalësohet, çmimet e ushqimeve mbeten të larta, shtrenjtohen 13.3% në janar

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş